Arkiv-Lajme

ANSA lajmëron se Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit në BE, Svoboda përdor termin e ri “status me kusht”

Postuar në 24 Shtator, 2012 13:00

Shqipëria mund të bëhet vendi tjetër i Ballkanit Perëndimor, që do jetë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, - raportoi agjencia italiane, ANSA. Ajo thotë se progres- raporti i përgatitur nga Komisioni Europian për Shqipërinë do të bëhet publik më 10 tetor dhe do të përmbajë një vlerësim pozitiv, sidomos për faktin se është kapërcyer kriza politike dhe palët në Shqipëri kanë nisur bashkëpunimin duke miratuar disa reforma, si ajo për kodin zgjedhor.

Ndreca, shenjë barazimi mes Berishës e Nexhmije Hoxhës (por shton se kjo ‘jeton pa eskortë të armatosun e pa jelek antiplumb’)

Postuar në 24 Shtator, 2012 11:47

Ardian Ndreca i ka shtuar ditët e fundit qëndrimet e ashpra ndaj Berishës (të cilat ndoshta bien edhe më shumë në sy për shkak se shkruhen në gegërisht). Kësaj here ka botuar një shënim për përplasjen e fundit mes shkrimtarit të njohur dhe të vesë 92-vjeçare të diktatorit, duke venë një shenjë barazimi mes kësaj të fundit dhe kryeministrit aktual të vendit. Ndreca, hap gjithsesi edhe një parantezë interesante në fund, duke ‘ndarë’ veç dikë nga PD. “Vetëm nji herë bani gabimin me vu nji jo komunist në krye të Shtetit dhe u pendue aq shumë, sa që ia preu rrugën, - shkruan Ndreca.

Shtypi hedh version tjetër për arrestimin e kryekomisarit, SHQIP-i flet për një "femër misterioze në një video intime”

Postuar në 24 Shtator, 2012 10:59

Një femër ka denoncuar kryekomisarin e Korçës, i ndaluar tri ditë më parë nga SHKB-ja? Lajmet e para mbi arrestimin e Nikolin Thanës, flisnin për një pagesë nën dorë, por një version shtesë është publikuar nga e përditshmja SHQIP, e cila veç dyshimeve për korrupsion i ngarkon rastit edhe një hetim paralel që ka të bëjë me atë që gazeta e quan “femra misterioze e kryekomisar Thanës”. Në një artikull me titull “Denoncoi aferën e skrapit apo u shantazhua me video intime?” – SHQIP-i shkruan:

Shpëtim Idrizi: Grekët kanë nisur kërkimin e naftës brenda kufirit tonë

Postuar në 24 Shtator, 2012 09:29

Në një intervistë të fundit dhënë për Top-Channel-in, ministri ynë i jashtëm tha se “me Greqinë nuk po diskutojmë kujfijtë detarë, por zonat ekskluzive ekonomike”. Si duhet kuptuar kjo gjë? Ministri Panariti nuk bëri shpjegime të mëtejshme, por Shpëtim Idrizi, kreu i partisë së çamëve në koalicion me PD-në dhe LSI-në, ka një shpjegim të vetin. “Çështja e kufijve detarë është e lidhur pazgjishmërisht me atë të zonës ekonomike ekskluzive”, tha Idrizi, duke saktësuar më poshtë se kufijtë mes shteteve në botën e sotme vlejnë në atë masë që vlejnë interesat që ato bartin.

Shpëtim Idrizi: Grekët kanë nisur kërkimin e naftës brenda kufirit tonë detar

Postuar në 24 Shtator, 2012 08:31

Në një intervistë të fundit dhënë për Top-channel-in, ministri ynë i jashtëm tha se “me Greqinë nuk po diskutojmë kujfijtë detarë, por zonat ekskluzive ekonomike”. Si duhet kuptuar kjo gjë? Ministri Panariti nuk bëri shpjegime të mëtejshme, por Shpëtim Idrizi, kreu i partisë së çamëve në koalicion me PD-në dhe LSI-në, ka një shpjegim të vetin.

Berisha mbledh grupin: Nga Ismail Qemali, Zogu e Enveri për koncesionet, te “Ferluti e Koçua" për... fundin e shishes

Postuar në 24 Shtator, 2012 08:11

Kryeministri Sali Berisha ka folur sot para deputetëve të PD për çështjen e biznesit të vogël dhe privatizimit. Shënjestra e përhershme (opozita) ka shërbyer edhe këtë herë për të hyrë ne temë. Media online raporton se Berisha e nisi mbledhjen duke folur për privatizimin e Albpetrolit dhe me sa duket ka bërë një ‘shtrirje’ 100- vjeçare në kohë për t’u shpjeguar deputetetëve demokratë konceptin e tij për koncesionet.

Mundet ky grumbull gurësh të ketë rëndësi sa... vrasja e një Duke? Ndoshta, - dyshon Economist

Postuar në 24 Shtator, 2012 07:50

“Vendet e Azisë kanë identifikuar një kërcënim të zymtë për interesat kombëtare, nga disa të dala toke në një cekëtinë, të shpërndara në brigjet e tyre, - shkruan në një artikull javorja Economist. Këtë verë kanë nisur një varg mosmarrëveshjesh detare ku janë përfshirë Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Tajvani dhe Filipinet.
Këtë javë ka pasur trazira anti-japoneze në qytete në Kinën, për shkak të mospajtimit lidhur me një grup ishujsh të pabanuar, të njohur në Japoni si Senkakus, ndërsa në Kinë si Diaoyus.

Një foto-denoncim i pazakontë i PS

Postuar në 24 Shtator, 2012 06:42

Prej disa ditësh PS po organizon takime me tregtarë të vegjël, duke hapur edhe një debat publik mbi taksat. Këtë fundjavë, gjatë takimeve të deputetit socialist Fatmir Xhafaj ka ndodhur një episod i pazakontë, që ka devijuar rutinën e deklaratave të zakonshme për shtyp që zyra përkatëse e PS dërgon në media. Xhafaj ka debatuar me një person (personi në foto) i cili shoqëronte grupin e PS dhe fotografonte tregtarët që flisnin me ta (!)
Ja çfarë thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të PS-së dërguar në media:

“Në VetëVendosje komandon Albin Kurti”, thotë Arton Musliu, që e ka lënë tanimë këtë lëvizje

Postuar në 24 Shtator, 2012 05:08

Arton Musliu ka qenë sekretar organizativ i Lëvizjes ‘Vetvendosja’. Nuk është më. Është larguar. Dhe bën me dije se arsyet e largimit janë parimore, jo personale. Me fjalë të tjera, arsyet e largimit kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të kësaj lëvizjeje. “Jam larguar për shkak të diktatit prej së larti.[Në Vetvendosje nuk ka garë]. Ka ardhur Albini dhe ka treguar emrin se kush do [duhet të zgjidhet]. [Ai flet për] moralin në në politikë, [por] kjo është vetëm jashtë. [Brenda është ndryshe].

Çfarë kërkojnë ish të burgosurit politikë të ngujuar në grevën e urisë?

Postuar në 24 Shtator, 2012 03:55

Mbrëmjen e së shtunës, 6 ish të burgosur politikë filluan një grevë urie në një shesh të vogël në hyrje të lagjes “Komuna e Parisit” në Tiranë. Disa media e kanë pasqyruar këtë ngjarje (përfshirë respublica.al), duke intervistuar nismëtarët e kësaj greve. Sidoqoftë, në intervistat e dhëna nga ata nuk është bërë e qartë se cilat ishin kërkesat e grevës së urisë. Sot kontaktuam me grevistët dhe na thanë se numri i të ngujuarve në grevën e urisë ka shkuar në 10 dhe pritet të shtohet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme