Shpëtim Idrizi: Grekët kanë nisur kërkimin e naftës brenda kufirit tonë detar

Postuar në 24 Shtator, 2012 08:31

Në një intervistë të fundit dhënë për Top-channel-in, ministri ynë i jashtëm tha se “me Greqinë nuk po diskutojmë kujfijtë detarë, por zonat ekskluzive ekonomike”. Si duhet kuptuar kjo gjë? Ministri Panariti nuk bëri shpjegime të mëtejshme, por Shpëtim Idrizi, kreu i partisë së çamëve në koalicion me PD-në dhe LSI-në, ka një shpjegim të vetin. “Çështja e kufijve detarë është e lidhur pazgjishmërisht me atë të zonës ekonomike ekskluzive”, thotë Idrizi në një intervistë për Panoramën, duke saktësuar pak më poshtë se kufijtë mes shteteve në botën e sotme vlejnë në atë masë që vlejnë interesat që ato bartin. Ku e ka fjalën vetë Idrizi? Është ai që na e sqaron: “Greqia po luan me skenarin e faktit të kryer, pasi ka filluar tashmë kërkimin e naftës në detin Jon, dhe për herë të parë në gazetën zyrtare greke është publikuar harta e zonës ekonomike ekskluzive me Shqipërinë”. Dhe po aty, Idrizi bën pyetjet: “Mbi ç’bazë e ka bërë Greqia një përcaktim të tillë, në një kohë që s’ka asnjë marrëveshje të ratifikuar me Shqipërinë? Në cilat koordinata po bëhen kërkime, dhe pse në vitin 1994 ishte Shqipëria që kërkonte naftë në detin Jon?”

Siç shihet, Idrizi dyshon se grekët kanë nisur kërkimet për naftë në atë pjesë të detit Jon që grekëve iu dha me marrëveshjen mes qeverive e që iu rimor nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kusshtetuese. Të jetë e vërtetë, vallë? Idrizi duhet të jetë afër burimeve që mund t’ia thonë me saktësi këtë gjë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.