Ndreca, shenjë barazimi mes Berishës e Nexhmije Hoxhës (por shton se kjo ‘jeton pa eskortë të armatosun e pa jelek antiplumb’)

Ardian Ndreca i ka shtuar ditët e fundit qëndrimet e ashpra ndaj Berishës (të cilat ndoshta bien edhe më shumë në sy për shkak se shkruhen në gegërisht). Kësaj here ka botuar një shënim për përplasjen e fundit mes shkrimtarit të njohur dhe të vesë 92-vjeçare të diktatorit, duke venë një shenjë barazimi mes kësaj të fundit dhe kryeministrit aktual të vendit. Ndreca, hap gjithsesi edhe një parantezë interesante në fund, duke ‘ndarë’ veç dikë nga PD. “Vetëm nji herë bani gabimin me vu nji jo komunist në krye të Shtetit dhe u pendue aq shumë, sa që ia preu rrugën, - shkruan Ndreca. Flet për zgjedhjen e presidentit dhe e ka fjalën për... Topallin.
Shkruan ndër të tjera Ndreca: “...Ndërmjet Sali Berishës dhe Nexhmije Hoxhës pati deri në fund nji marrëveshje, nji pakt mossulmimi, posta e këtij pakti ishte që organet e drejtësisë të mos hetonin për aferat e pista të klanit Hoxha-Alia. Nga ana tjetër shtypi herë mbas here furnizohej me ndonji fotografi ku udhëheqësi superdemokrat Berisha paraqitej në rininë e tij prej provinciali të katapultuem në Tiranë, në raporte shumë konfidenciale me ajkën e bllokmenëve. Mes Sali Berishës dhe Nexhmije Hoxhës nuk ka asnji dallim cilësor, pse në kushtet e demokracisë Berisha i ka shkaktue po aq mjerime vendit dhe shqiptarëve, sa i ka shkaktue regjimi i Enver Hoxhës në kushtet e diktaturës... Nexhmija dhe Saliu janë tonalitetet e së njejtës së keqe absolute që e ka mbërthye Shqipninë qysh prej vitit 1944. Berisha asht nji despot oriental, nji burrec që mshehet mbas dritaresh të blindueme dhe nxjerr të tjerët me vra për të; asht nji individ pa atdhe dhe pa nderë, ai mbetet thellësisht primitiv dhe enverist në çdo akt të jetës së tij politike. Vetëm nji herë bani gabimin me vu nji jo komunist në krye të Shtetit dhe u pendue aq shumë, sa që ia preu rrugën Jozefina Topallit, e cila, me të gjitha të metat që ka, asht lule në krahasim me atë pulçinelën që ban sikur komandon shtetin shqiptar. E reja qëndron në faktin se në përceptimin e njerzve Berisha asht shumë ma i urryem se Nexhmije Hoxha, e cila me gjithë krimet që i randojnë mbi supe, sot jeton pa eskortë të armatosun dhe pa jelek antiplumb. Sot Berisha ka shumë ma pak garanci se Nexhmije Hoxha. Këtë gja ai e din krejt mirë. Shqiptarët e sotëm nuk janë ata të para 20 viteve...”.
Më shumë:
http://www.peshkupauje.com/2012/09/nga-nexhmija-tek-sali-ber...
Foto:
Nexhmije Hoxha e fotografuar nga Corbis
Comments
le te mesoje nje here shqip

le te mesoje nje here shqip ky serbi pastaj ta komentojme,,

O anonim, gegerisht flet

O anonim, gegerisht flet shumica e shqipfolesve... dhe nuk jane serb, prandaj informoju para se te llomotisesh

Anonim ti jo vetem qe

Anonim ti jo vetem qe komenton,por edhe etiketon artikullshkruesin dhe pastaj pretendon se ske ndermend te komentosh?!

Idiot e kaluar idioti.

Respekte per kurajon e z.Ndrec.

Add new comment