Shtypi hedh version tjetër për arrestimin e kryekomisarit, SHQIP-i flet për një "femër misterioze në një video intime”

Një femër ka denoncuar kryekomisarin e Korçës, i ndaluar tri ditë më parë nga SHKB-ja? Lajmet e para mbi arrestimin e Nikolin Thanës, flisnin për një pagesë nën dorë, por një version shtesë është publikuar nga e përditshmja SHQIP, e cila veç dyshimeve për korrupsion i ngarkon rastit edhe një hetim paralel që ka të bëjë me atë që gazeta e quan “femra misterioze e kryekomisar Thanës”. Në një artikull me titull “Denoncoi aferën e skrapit apo u shantazhua me video intime?” – SHQIP-i shkruan:
“Burimet nga policia tregohen të rezervuara në dhënien e informacioneve për këtë rast, duke mos e rënduar pozitën e kryekomisarit. Megjithatë, ajo çfarë ka ngelur enigmë nga hetimet paraprake, lidhet me denoncimin që futi në kurth Nikolin Thanën, një ish-futbollist, i cili ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit... Burimet konfirmojnë se ka qenë pikërisht një femër ajo që ka denoncuar Nikolin Thanën. Konfidencialisht mësohet se Thana ka qenë nën hetim nga SHKB-ja për një çështje tjetër dhe pas vendosjes në përgjim ka dalë marrja e ryshfetit për lejimin e firmave të skrapit të kalojnë me automjete të tonazhit të lartë në këtë rreth. “Hetimet për kryekomisar Nikolin Thanën kanë filluar muaj më parë, pas denoncimit të një shtetase. Ajo pretendonte se ishte shantazhuar nga ky drejtues i lartë i policisë. Çështja është hetuar nga SHKB-ja pranë Ministrisë së Brendshme”, - pohojnë burimet, të cilat konfirmojnë se hetimet janë kryer pa dijeninë e Policisë dhe Prokurorisë së Korçës, me frikën e dekonspirimit të operacionit. Pas disa verifikimeve, kryekomisar Thana është kapur me 100 mijë lekë të marra ryshfet dhe hetimet e mëvonshme do të saktësojnë nëse ka bërë apo jo shantazh, krahas akuzës së shpërdorimit të detyrës...”
Comments
Keta te policise ne shqiperi
<p>Keta te policise ne shqiperi jane te marre fund</p><p> </p>
Add new comment