Një foto-denoncim i pazakontë i PS

Prej disa ditësh PS po organizon takime me tregtarë të vegjël, duke hapur edhe një debat publik mbi taksat. Këtë fundjavë, gjatë takimeve të deputetit socialist Fatmir Xhafaj ka ndodhur një episod i pazakontë, që ka devijuar rutinën e deklaratave të zakonshme për shtyp që zyra përkatëse e PS dërgon në media. Xhafaj ka debatuar me një person (personi në foto) i cili shoqëronte grupin e PS dhe fotografonte tregtarët që flisnin me ta (!)
Ja çfarë thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të PS-së dërguar në media:
“Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka denoncuar sot presionin që po u bën qeveria tregtarëve dhe përfaqësuesve të biznesit, për t’i detyruar të mbyllin gojën përpara gjendjes së rënduar ekonomike në të cilën ndodhen. Gjatë takimeve që përfaqësuesit socialistë kanë zhvilluar në zonën e Kinostudios, vetë tregtarët kanë denoncuar një djalë të ri i cili me një aparat fotografik profesional qëndronte pranë grupit të deputetëve dhe fotografonte tregtarët. Në momentin që nga ana e deputetit Xhafaj iu kërkua të identifikohej nëse ishte gazetar apo jo, i riu u largua me shpejtësi nga grupi. Më pas banorë të zonës thanë se ai ishte një person që punon në zyrën e përkrahjes ekonomike në Njësinë Bashkiake Nr.4 dhe se ishte dërguar aty nga kreu i kësaj njësie për të fotografuar se kush nga tregtarët do fliste me përfaqësuesit socialistë, por njëkohësisht edhe t’u bënte presion atyre për pasojat që do të kishin nga ky veprim...”
Vetë Xhafaj citohet të ketë thënë: “Ajo që më bëri përshtypje sot, një detaj që desha ta sjell në vëmendjen tuaj është fakti se pashë një person, një fotograf që ishte fotografi i Sali Berishës, i cili me aparat në dorë kishte ardhur të fotografonte këta tregtarë, për t’u bërë presion nesër. Sepse kjo qeveri nuk i ndihmon thjesht ju bën presion dhe i rrjep. Pikërisht ai fotografi dhe ato listat janë simboli i kësaj qeverie, i varfërisë dhe i dhunës që ushtron përditë mbi njerëzit e thjeshtë, mbi tregtarët të cilët përballen dy herë, nga një anë me dhimbjen dhe nga ana tjetër me presionin e madh të shtetit mbi ta”.
Comments
Mos u merrni me lloqe
<p> Mos u merrni me lloqe kavaje por na jepni emrin e tij per ta ditur te gjithe.</p>
te shohim nese do u vije ne
<p>te shohim nese do u vije ne ndihme xhafa kur te vije n pushtet. derrat nje turi kane.</p>
Add new comment