Arkiv-Lajme

Kush do luajë përballë Barcelonës? Kryebashkiaku i Vlorës flet i irrituar për një "ekip miks politik"

Postuar në 24 Shtator, 2012 03:24

Të përditshmet sportive kanë informuar prej ditësh që në nëntor pritet të vijnë në Shqipëri yjet e Barcelonës për një ndeshje miqësore me Flamurtarin e Vlorës.  Do kushtojë 2 milionë euro që do paguhen nga dy biznesmenë plus fonde shtetërore. Nuk dihet ku dhe si ka lindur fillimisht ideja, por duket qartë që tashmë ka një përplasje (më saktë, dy) mes qeverisë dhe bashkisë së Vlorës. Mosmarrëveshja e parë ka qenë mbi vendin ku do zhvillohet ndeshja.

Mund të trajtohet si dikur Nano "elita pa imunitet" e Shqipërisë? Apo janë skenarë paranojakë?

Postuar në 24 Shtator, 2012 02:38

Genc Burimi një gazetar shqiptar që jeton në Paris (punon në Radio France Internacionale dhe shfaqet shpesh në shtypin e Tiranës me analiza kryesisht ekonomike) flet në një intervistë me të përditshmen "Shekulli" për ligjin e ri mbi imunitetin.

Skandali i reklamave qeveritare: Berisha akuzon “shtypin e Edi Ramës”, por Shqipi e refuzon këtë etiketë gratis

Postuar në 24 Shtator, 2012 01:57

Ka ditë që ministri të ndryshme akuzohen se u kanë dhuruar gazetave e televizioneve pro qeveritare qindra mijra euro në formën e reklamave për shërbime të vetat. Përballë këtij skandali ka patur heshtje për ditë të tëra, por më në fund ka reaguar Këshilli i Ministrave. Me gojën e kryeministrit? Jo, me gojën e zëdhënëses së tij, Mëhillit. Çfarë ka thënë Mëhilli? I ka mohuar akuzat? Jo. Nuk është marrë me to.

Të lodhur nga papunësia dhe mungesa e të ardhmes? Kanadaja është toka e premtuar! Atje po emigrojnë dhe francezët!

Postuar në 23 Shtator, 2012 16:48

Thonë se në Kanada tre muaj janë të mjaftueshëm për të zënë një punë, pasi ke zbarkuar aty. Shteti që ze gati gjysëm kontinenti me vetëm 34 milionë banorë, është një nga destinacionet popullore për ata që duan të jetojnë jashtë vendit dhe të ndërtojnë një karrierë, ose që thjesht kërkojnë punë. Sipas “Il Sole 24 ore” francezët zënë në vendin e parë: çdo vit në "Belle Province", dmth Quebec, vijnë të paktën 4000 emigrantë nga Franca!  Por numri i punëkërkuesve francezë që vënë këmbë në Kanada rritet në 10.000 nëse përfshin ata që kalojnë Oqeanin Atlantik me leje studimit dhe të jetesës.

Kadare flet për "Nexhmijen e dosjeve": Shqipëria është e pambrojtur. Krejtësisht. Nga të gjitha krahët…

Postuar në 23 Shtator, 2012 15:21

"Këto ditë, në shtypin shqiptar është bërë fjalë për një gjyq midis zonjës Hoxha, gruas së ish-sunduesit shqiptar dhe autorit të këtyre radhëve. Gjyqi është për një dorëshkrim. Me sa duket, zonja Hoxha ka fat me gjyqet: një herë është akuzuar për ca kafe të tepërta, këtë herë për një dorëshkrim romani. Dhe asnjëherë për tjetër gjë. Pyetja: vallë s’ka tjetër gjë në jetën e zonjës Hoxha? nuk hyn në bisedën tonë.

Krasniqi: Objektiv politik i FRD-së, thyerja e “tiranisë së 71-shit”

Postuar në 23 Shtator, 2012 14:36

Afrim Krasniqi është një penë e njohur e publicistikës shqiptare, por edhe një këshilltar i afërt i ish-presidentit Bamir Topi. Në një artikull të tij në gazetën shqiptarja.com, Krasniqi ka analizuar risitë që sjellin në garën politike dy partitë e reja FRD dhe AK, por kuptueshëm, është ndalur më shumë në partinë e kryesuar nga ish-shefi i tij Topi.

Gjinushi: Berisha mban shqiponjën e verdhë sllave në mur... Kush e këshilloi Ramiz Alinë të hidhte në politikë Saliun?

Postuar në 23 Shtator, 2012 12:19

Në një intervistë të “idhët” për gazetën “Sot”, Skënder Gjinushi akuzon se kryeministri Berisha është i kapur nga qarqet anti-shqiptare, madje “aq i kontrolluar është ai nga këto qarqe, saqë ka 7 vjet që mban si simbol të qeverisë së tij jo stemën e Republikës së Shqipërisë sipas Kushtetutës e ligjit, por mban shqiponjën e verdhë: simboli i pansllavizmit.”

Pacolli në burg? Mbase jo, por duket se do shkojë të paktën deri në hetuesi!

Postuar në 23 Shtator, 2012 11:05

Gazeta Koha Ditore e sotme hapet me lajmin që Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, së shpejti pritet të përballet me organet e drejtësisë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të institucionit shtetëror.

Kadarenë e mbronin Hoxha-Shehu-Alia, - thotë ish-dekani i Arteve

Postuar në 23 Shtator, 2012 09:09

Kritiku Razi Brahimi, ish-dekan i degës krijuese dhe përgjegjës i seksionit shkencor të Institutin e Lartë të Arteve, flet në Shekullin e sotëm për artin dhe represionin ndaj artistëve në periudhën komuniste, e ndër të tjera edhe për Ismail Kadarenë. “Pas Plenumit IV, kur u dënuan shumë artistë dhe shkrimtarë, Ismail Kadare thuajse nuk u prek fare. Ndërkohë Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja e adhuronin Ismail Kadarenë dhe e përkrahnin shumë atë. Kështu ata bënin çmos në mos për t’i eliminuar, të paktën për t’i frenuar kritikat ndaj tij...” thotë Brahimi.

Liderët politikë grekë po e nxisin vetë partinë neo-naziste drejt veprimeve ekstremiste për të trembur perëndimin?!

Postuar në 23 Shtator, 2012 07:38

Sipas “The Business Insider”, ka një raportim të ri nga Reuters që thotë se vendimi tjetër për ndihmën greke po vonohet qëllimisht, për të krijuar ndonjë "surprizë" për Obamën para zgjedhjeve. “Ne kemi kërkuar, thotë portali, informacion nga një burim në Greqi që është shumë i brendshëm në situatën e ndihmës ndërkombëtare që po i jepet atij vendi, nëse kjo teori është e vërtetë, dhe përgjigjja që dha ishte edhe më interesante se sa kishim parashikuar.”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme