Pacolli në burg? Mbase jo, por duket se do shkojë të paktën deri në hetuesi!

Postuar në 23 Shtator, 2012 11:05

Gazeta Koha Ditore e sotme hapet me lajmin që Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, së shpejti pritet të përballet me organet e drejtësisë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të institucionit shtetëror.

Ka një dosje të quajtur “Dosja Pacolli”, e cila “tashmë është bërë gati nga Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit dhe brenda pak ditësh parashihet të procedohet në gjykatë. Zyrtarë brenda AKK-së, kanë konfirmuar për Kohën Ditore se Pacolli ka qenë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kishte ofruar dokumentacion jovalid, gjatë kohës kur hetuesit e agjencisë kanë qenë duke i analizuar disa memorandume që vitin e kaluar ai si njeriu i dytë i Qeverisë i kishte nënshkruar në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane”.

Faktikisht, Pacolli, që atëherë ka qenë duke u hetuar për konflikt interesi. Mirëpo tani, sipas burimeve të gazetës Koha Ditore  “Ndaj Pacollit kanë pushuar hetimet për konflikt interesi. Ai tani është duke u hetuar penalisht për mashtrim dhe falsifikim dhe brenda javës së ardhshme do të ngritet proceduara gjyqësore ndaj tij”, ka thënë një nga zyrtarët e AKK-së. Rastin Pacolli, sipas tij, ka shume gjasa që ta marrë EULEX-i, pasi konsiderohet si rast i rëndë. 

Komentuesit e shumtë në blogje lexojnë në këtë vendim nevojën e Thaçit për të gjetur një pretekst për të prishur koalicionin e për ta eleminuar Pacollin nga gara politike.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.