Arkiv-Lajme
Rama në rezonancë me Swobodën: Status me dy etapa për Shqipërinë
Një ekspozitë me 50 harta të trojeve arbërore të vizatuara në harkun e 17 shekujve, e titulluar “Euro-Albanian Contacts”, është organizuar nga Partia Socialiste në mjediset e Parlamentit Europian. Në fjalën e mbajtur në çelje të ekspozitës, Edi Rama u dha këtë mesazh politikanëve europianë të pranishëm:
Pakti Detar? I mbyllur, por “Shqipëria ka interes të dijë sovranitetin e vet” - thotë Panariti dhe flet për “zona ekskluzive ekonomike”
Në intervistën e së enjtes në mbrëmje me Sokol Ballën në TCH, Ministri i Jashtëm Panariti thotë se “Shqipëria nuk negocion më me Greqinë një marrëveshje të kufirit detar, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese”. Por një marrëveshje ama do ketë. Panariti tha gjatë intervistës se do diskutohet “një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike”.
Edward Lear-it, një prej të parëve europianë që ‘zbuloi’ Shqipërinë e shekullit XIX, i përkujtohet 200 vjetori i lindjes. Në Angli.
Në Angli, më saktë në Oksford, në muzeun Ashmolean, është hapur një ekspozitë me vizatimet e Edward Lear-it, dhe për këtë veprimtari raportojnë shumë gazeta serioze të Londrës. Gjithçka bëhet me rastin e 200 vjetorit të lindjes së artistit të famshëm, i cili është i njohur dhe në Shqipëri (në ekspozitë ka edhe skica e vizatime të bëra gjatë udhëtimit këtyre anëve). “Happy Birthday!”, i thoshin në The Guardian. S’do ish keq që dhe ne të ishim kujtuar në një farë mënyre për t’i thënë “Happy Birthday!” në këtë dyqind vjetor të lindjes.
Policë që dëshmojnë për lirimin e vrasësit, policë që nuk reagojnë ndaj vrasësit... Policë të marrë fund
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur për mediat sot në mbrëmje se ka arrestuar një punonjës policie, që ishte në makinë me kryekomisar Adem Tahirajt në momentin që ai u vra. Bëhet me dije se i arrestuari është polici Fatmir Hoxha, njëkohësisht shofer i Tahirajt. Ndërkohë është shpallur në kërkim polici tjetër, Kastriot Gosturani.
“Ja Ndoka, sa mirë...”
Në një njoftim për mediat, partia e Ndokës (PDK) bëri të ditur sot se “Kryesia e kësaj partie do të zyrtarizojë nesër në orën 12:00 marrëveshjen e bashkëpunimit me PD, marrëveshje kjo në bazë të cilës pritet që PDK të marrë një post zv/ministri”.
Wollfarth-i “me shkrim”... Ç'ndryshim mbresëlënës nga Wollfarth-i “me gojë”!
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, paraqiti sot në Vienë përpara asamblesë së organizates, një raport mbi zhvillimet në Shqipëri në 12 muajt e fundit. Raporti është tejet kritik për gjendjen e shtetit të së drejtës, situatën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit (është aq kritik sa të vjen thuajse çudi që është hartuar nga e njëjta zyrë ndërkombëtare në Tiranë, përfaqësuesi i së cilës, ka qenë shumë rrallë në një gjatësi vale me kritikët e qeverisë).
Rrahje me karrigen e... gjykatëses (!) Vehbiu analizon pse shoqërinë shqiptare e ka kapur për fyti një 'incubus prej psikopati'
Dy incidente brenda ambienteve të gjykatave kanë ndodhur në 48 orët e fundit duke shënuar një tjetër shkallëzim të dhunës, në një drejtim të panjohur më parë. Pas një ngjarje të ndodhur në gjykatën e Elbasanit ku një avokat është kapur me grushta me një gjykatës, sot kryetari i Bashkisë së Kukësit ka goditur (brenda në zyrën e gjykatëses!) me karrige personin që e paditi.
Shkruan MAPO:
Kryeakademiku i Kosovës mendon që në Historinë e Shqipërisë nuk janë ndriçuar “kryengritjet kosovare” dhe “roli i të huajve”
Në Prishtinë është mbajtur një konferencës dyditore me titull “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas” ku janë mbledhur akademikë e historianë. E përditshmja e Prishtinës “Koha Ditore” raporton se kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami i është bashkuar zërave për “rishqyrtimin” e historisë së Shqipërisë.
Imamët shqiptarë përgënjeshtrojnë qartë e shpejt lajmin mbi një protestë kundër filmit ‘Pafajësia e Myslimanëve’
Në kundërshtim me atë që pritej (është dhënë ideja se pritej, por nuk është kuptuar mirë pse pritej), reagimi i myslimanëve shqiptarë në këtë klimë protestash në botën islame pas filmit të shumëdiskutuar “Pafajësia e Myslimanëve” ka qenë shumë i matur. Deklaratat e do imamëve (një imam i Shkodrës, një i Elbasanit, një i Tiranës) kanë qenë të barazpeshuara, dhe kanë synuar denoncimin edhe të filmit, edhe të reagimeve të dhunshme në përgjigje të filmit.
Vdiq Carrillo, komunisti që tranzitoi drejt demokracisë Spanjën e pas-Frankos
Një nga aktivistët politikë më të famshëm spanjollë ish-kreu i Partisë Komuniste të Spanjës, Santiago Carrillo, ndërroi jetë dje, në Madrid, në moshën 97 vjeçare.
Santiago Carrillo luftoi në anën e republikanëve gjatë Luftës Civile të Spanjës në vitet ‘30. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Spanjës në vitet 1960-1982. Santiago Carrillo luajti një rol kyç në tranzicion e Spanjës drejt demokracisë pas vdekjes së Gjeneralit Franko në vitin 1975.