Wollfarth-i “me shkrim”... Ç'ndryshim mbresëlënës nga Wollfarth-i “me gojë”!

Postuar në 20 Shtator, 2012 12:19

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, paraqiti sot në Vienë përpara asamblesë së organizates, një raport mbi zhvillimet në Shqipëri në 12 muajt e fundit. Raporti është tejet kritik për gjendjen e shtetit të së drejtës, situatën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit (është aq kritik sa të vjen thuajse çudi që është hartuar nga e njëjta zyrë ndërkombëtare në Tiranë, përfaqësuesi i së cilës, ka qenë shumë rrallë në një gjatësi vale me kritikët e qeverisë).
Wolfarth i cili ka marrë akuza të herëpashershme nga opozita - (PS i është kundërvënë disa herë duke deklaruar se ai nuk njeh as Kushtetutën e as realitetin shqiptar) - në këtë raport prezanton një realitet thuajse krejt tjetër nga ai që është nënkuptuar nga mungesa e kritikës në deklaratat e tij verbale.
Ja disa fjali nga raporti:
- “Dobësia e vazhdueshme e institucioneve shtetërore, siç është dëshmuar nga hezitimi i tyre për të vepruar në përputhje me ligjin, paraqet një kërcënim serioz për arritjet e brishta në fushën e shtetit të së drejtës...”
- “Korrupsioni rrallë ndiqet penalisht apo ndëshkohet, duke bërë që zyrtarë të lartë publikë dhe biznesmenë të rëndësishëm të gëzojnë imunitet thuajse të plotë.. Kjo kulturë pandëshkueshmërie mund të shpjegojë përse sistemi i drejtësisë ka një reputacion publik kaq të keq... Akuzat e korrupsionit ndaj ministrave në detyrë, të cilët kanë në dorë kontrata investimesh të rëndësishme, si dhe mosbesimi në procesin e numërimit të votave kanë përforcuar kulturën e pandëshkueshmërisë..”
- “Ministrit (Mediu) nuk iu desh të paraqitej në gjyq në lidhje me përgjegjësitë që ai supozohej të kishte për këtë shpërthim (Gërdecin), pasi as prokuroria nuk kërkoi një riheqje të imunitetit të tij pas rizgjedhjes së tij në Kuvend dhe as Gjykata e Lartë nuk i pranoi paditë penale të ngritura nga familjarët e viktimave...”
- “Gjykata dha vendime (për gjyqin Prifti-Meta), disa prej të cilave vështirë se mund të vihen në përputhje me ligjin, si për shembull përjashtimi nga Gjykata i regjistrimeve me zë dhe figurë dhe zbardhjes së tyre si dëshmi, caktimi i ekspertëve shqiptarë në vend të ekspertëve të huaj, apo rrëzimi i urdhrit për mbledhje provash...”
- “Administrata publike ende vuan nga mungesa e profesionalizmit, si dhe nga korrupsioni gjerësisht i përhapur dhe i shoqëruar me klientelizëm. Agjencitë shtetërore përkatëse, në përgjithësi, mbeten të cenueshme nga presioni e ndërhyrja politike dhe vuajnë nga mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore...”
Në fund propozon: Duhen “dënime ose gjoba të forta dhe të përshtatshme, në rastet e korrupsionit që përfshijnë zyrtarë të lartë, për të kthyer besimin e publikut dhe për të demonstruar vendosmëri politike...”

Më shumë rreth raportit:
http://www.zeriamerikes.com/content/albania-shqiperi-osbe-vo...

Comments

Submitted by zullum (not verified) on

<p>Ky ka qar me lot per kete raport por struktura e brendshme e OSBE-s esht e tille qe ky nuk mund ta bej raportin vete. Aty ka ekspert te fushave dhe vendeve te ndryshme, fajalite e te cileve nuk mund te ndryshohen nga kryetari Wolfart. Ose te themi se nuk mund te ndryshohen badjava. Dihet qe Wolfart nuk ka qef te ndaj me shoket e&nbsp;OSBE qoftet e tija kshu qe ja ku e keni raportin.</p>

Submitted by qytetar optimist (not verified) on

<p>Zyrtar i blere ne Shqiperi, hipokrit me shefat&hellip;E them me plot bindjen&hellip;</p>

Submitted by elinor (not verified) on

<p>Po tani, krejt budall nuk eshte&hellip;prapanicen e vet nuk mund ta leje zbuluar per shume kohe! Shkrimi ka cmim tjeter!</p>

Submitted by Patrioti (not verified) on

<p>Jo vertete mire e thote &#39;elinori&quot; se po ta linte zbuluar prapanicen e nxirrte &quot;Shekulli&quot; menjehere me videoklip dhe e fuste ne albumin qe ajo botoi keto dite(per turp te zotit) me ato fotot e videot&nbsp; e lojtareve te bejzbollit ne Zelanden e Re qe luanin nudo.Redaksia e Shekullit i boton ato se &quot;thith&quot; lexues se tani s&#39;para ia var njeri ta lexoje ate ne ate fare feje qe eshte kthyer!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.