“Ja Ndoka, sa mirë...”

Në një njoftim për mediat, partia e Ndokës (PDK) bëri të ditur sot se “Kryesia e kësaj partie do të zyrtarizojë nesër në orën 12:00 marrëveshjen e bashkëpunimit me PD, marrëveshje kjo në bazë të cilës pritet që PDK të marrë një post zv/ministri”.
Lexohet në faqen online të televizionit Ora News:
“Partia Demokristiane i rikthehet bashkëpunimit, tradicionalisht të vjetër, me Partinë Demokratike. Ashtu si edhe kishte paralajmëruar në deklaratat e vazhdueshme, kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, ka bërë zyrtare shkëputjen e tij nga koalicioni opozitar me Partinë Socialiste, pas mosmarrëveshjeve me liderin Edi Rama. Ndërkaq vjeshta duket se ka ardhur me risi për këtë parti...” etj.
Pyetje: Ç’ne marrëveshje për post qeveritar në fund mandati? Cila nga ministritë po heq keq për zv.ministra dhe u duhet kaq me urgjencë një tjetër? Është post publik apo licensë për... Janë pyetje pa përgjigje, nëse i lidhë me logjikën e punës që duhet të bëjnë ministrat e zv.ministrat. Por një përgjigje e kanë nëse do t’i lidhësh me... Berishën. Me Ndokën u jep një mesazh pushteti gjithë të pakënaqurve nga Rama. A ndihet Ndoka i përdorur? Me siguri ai nuk e ka këtë dilemë. Ndaj pyetja më e rëndësishme mbetet: A ndihen të tjerët të joshur? - A.N.
Më shumë rreth deklaratës së PDK:
http://www.ora news.com/v2/index.php?on=details&id=52699&nid=1&PHPSESSID=1a23c09277b773ee094fcbb666a80ff2
Comments
ketu qenka Ndoka?! Kisha
ketu qenka Ndoka?!
Kisha degjuar se na e kishte marre Obama per ate muhabetin e reformave ne shendetesi.
E qarte... Kush percan e kush

E qarte... Kush percan e kush opoziten shan, nje cope torte Berisha vec ia ndan... Pune kopilesh. I jap plotesisht te drejte zotit Mustafa Nano kur kerkon "nje koalicion amoral" per te larguar djallin. Tjeter shans nuk ka per te dale nga kjo kenete, ku llumi nuk soset

kapacitet i madh shume ky

kapacitet i madh shume ky hidrauliku. a ka njeri qe e numeron sa here e ka kercy gardhin e pushtetit? imoraliteti politik nuk paska kufi tek ne.

E paskeni mik Nardin apo kini

E paskeni mik Nardin apo kini fillkuar nga censura edhe ju.!Hallal e paci!

Edhe nje gur i çmuar shkoqet

Edhe nje gur i çmuar shkoqet prej kurores se opozites dhe perfundon ne balte. Cfare humbje!

tani e kuptova une pse nuk

tani e kuptova une pse nuk funksiononte mire qeveria;mungonte nard ndoka.Ky eshte çun i mire,po ka probleme me tabelat e qarkullimit dhe vijat e bardha.Kur te tere ikin poshte ky ngjitet lart dhe e ben jo per antikonformizem,porse ka humbur kepucen kur ikte dhe ai poshte.

Add new comment