Kryeakademiku i Kosovës mendon që në Historinë e Shqipërisë nuk janë ndriçuar “kryengritjet kosovare” dhe “roli i të huajve”

Postuar në 20 Shtator, 2012 09:09

Në Prishtinë është mbajtur një konferencës dyditore me titull “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas” ku janë mbledhur akademikë e historianë. E përditshmja e Prishtinës “Koha Ditore” raporton se kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami i është bashkuar zërave për “rishqyrtimin” e historisë së Shqipërisë. Sipas “Koha Ditore”, “përveç akademik Hivzi Islamit, kërkesën për rishqyrtimin e historisë shqiptare nuk e ka përmendur në fjalën e tij as kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj, e as drejtori i Institutit të Historisë në Prishtinë, Jusuf Bajraktari”.
Kryeakademiku i Kosovës mendon se në historinë e Shqipërisë “kanë mbetur pa u ndriçuar shkencërisht në shkallën e nevojshme proceset që i paraprinë aktit të pavarësisë së Shqipërisë”. Për çfarë e ka konkretisht fjalën? “Nuk janë ndriçuar sa duhet kryengritjet e shqiptarëve të Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike si ngjarje të cilat i hapën rrugë dhe e përshpejtuan pavarësinë e Shqipërisë. Nuk u studiua sa duhet as qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj çështjes shqiptare para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë”, - citojnë mediat kosovare kreun e ASHAK-ut.
Kurse akademiku tjetër i Prishtinës, Jusuf Bajraktari ka fokusuar në fjalën e tij përfshirjen e Kosovës në procesin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Sipas tij, “në veçanti duhet vlerësuar besnikëria e luftëtarëve kosovarë” në këto zhvillime të nëntorit 1912 në Shqipëri. – A.N.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Te flasim me mire per Shqiptaret, c'jane keto ndarje .....Te gjithe jemi Shqiptar.

Submitted by Anonim 2 (not verified) on

Historin e shkruan ai qe e ka fuqine ne dore! Diktatori Enver Hoxha dhe klika e tij dhe sistemi i tyne, te cilet e kan shtyp popullin e vet, te cilet kan vendos se kush asht Politikan, Mesues, Historian e Shkrimtar dhe ne tjetren ane kush duhet te futet ne burg, asht ai sitem i cili edhe e ka shkru historin. Jo qe ata ja ul dhe e kan shru, por ata e kan leju ate hitori te Shqipnise cila atyne ju ka pershtat politikes se tyne. D.m.dh. Kush ke heroi e kush tradhtar, kush armik e kush mik etj. Roli i Kosovarve tej. shqiptarve, roli i fuqive te fuqive te medha

Submitted by dritan (not verified) on

E pershendes kete nisme sepse zbardh nje te vertete historike te paguar me gjak dhe te harruar e mbuluar me turp

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.