Pakti Detar? I mbyllur, por “Shqipëria ka interes të dijë sovranitetin e vet” - thotë Panariti dhe flet për “zona ekskluzive ekonomike”

Në intervistën e së enjtes në mbrëmje me Sokol Ballën në TCH, Ministri i Jashtëm Panariti thotë se “Shqipëria nuk negocion më me Greqinë një marrëveshje të kufirit detar, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese”. Por një marrëveshje ama do ketë. Panariti tha gjatë intervistës se do diskutohet “një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike”.
Panariti është pak ditë para vizitës së tij në Athinë (5 tetor): “Nëse kjo çështje do të ngrihet në takimin me Avramopulos do të përgjigjem. Unë di pozicionin tonë që ka udhërrëfyes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e bën nul marrëveshjen e vitit 2009. Unë mendoj se Shqipëria ka vetë interes për të ndërtuar një marrëveshje të re me Greqinë, jo për çështje të kufirit detar, sepse ai është i mbyllur njëherë e mirë me konventa, por ne duhet të diskutojmë për Zonat Ekskluzive Ekonomike ku edhe Shqipëria ka interes të dijë sovranitetin e vet...”
- Pyetje e S.Ballës: A do të tregtojë qeveria shqiptare marrëveshjen e ujërave në shkëmbim të mbështetjes së Athinës?
- Përgjigje e Panaritit: Kjo është gjëja më absurde. Unë si përfaqësues i qeverisë nuk mund të arrij në absurditete të tilla të tregtoj sovranitetin e vendit tim. Kjo nuk vjen asnjëherë në shprehje. Unë ja kam bërë prezent z. Avramopulos për të diskutuar çdo çështje mes nesh, por ato janë të ndara, sepse nuk kanë lidhje organike mes tyre. Kam marrë padyshim prononcimin e z. Avramopulos që mes integrimit dhe marrëveshjes së ujërave nuk do të ketë një kushtëzim.... Dua të jem i qartë: që ne çështjet do t’i shtrojmë. Nëse do të bëhet progres apo jo kjo është çështje tjetër. - A.N.
Comments
bravo Panariti, mos ki merak
<p>bravo Panariti, mos ki merak shpejt do ta heqin ate ministri</p>
I kane ndrruar thjesht
<p>I kane ndrruar thjesht emrin... Nga Pakt Detar, ne Marreveshje per zonat ekskluzive ekonomike.. U pjell mendja grekeve. Kure taneve u punon mire xhepi</p>
Add new comment