Arkiv-Lajme

Ka nisur fushata; hë për hë ajo është mes Berishës e Topit/Spahiut

Postuar në 19 Shtator, 2012 09:57

AK-ja e Kreshnik Spahiut ka gjetur një mënyrë të vetën për ta thirrur Sali Berishën: “Shtetasi”, dhe jo “Kryeministri”. Kanë zënë ta bëjnë këtë qysh nga momenti që bënë publike listën e akuzave publike në adresë të Berishës. Edhe sot, teksa reagojnë lidhur me sulmin që Berisha i ka bërë Spahiut në mbledhjen e Qeverisë (“Vrasësi i Tahirajt rezulton se ishte liruar me kërkesë të drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Topit dhe faqeziut të tij”, u tha në mbledhje të qeverisë), e thërrasin në të njëjtën mënyrë:

'Pafajësia e Myslimanëve' - Një tris OJF-sh islame bën thirrje për protestë në... Pogradec. Ambasada mendon se do përhapen

Postuar në 19 Shtator, 2012 08:24

Disa nga agjensitë e lajmeve online kanë publikuar një informacion mbi një kërkesë të një organizate të quajtur "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë", e cila ka kërkuar leje nga policia për zhvillimin e një proteste sot pasdite në qytetin e Pogradecit, kundër filmit "Pafajësia e Myslimanëve" që ka shkaktuar sulme ndaj selive diplomatike të SHBA-ve. Protesta pritet të mbahet rreth orës 5 pasdite përpara kinemasë së qytetit.

Skandali i reklamave, TV Klan quan Shalsin "idiot" dhe i nxjerr përpara... "zonjën Malstrom" dhe NATO-n

Postuar në 19 Shtator, 2012 06:57

Eduard Shalsi ka vijuar denoncimet publike për fondet shtetërore të reklamave preferenciale në TV Klan. Dhe ky i fundit ka zgjedhur të mbrohet duke e quajtur në redaksionale të përditshme Shalsin "idiot e klloun" dhe duke e pasuar topin e akuzave tek… BE dhe NATO! (sot Komisioni i Medias nuk arriti të merrte vendim për t’ju drejtuar ministrive për informacion mbi shpërndarjen e reklamave shtetërore - mazhoranca në komision u largua nga seanca në kohën që kryetarja Valentina Leskaj propozoi votimin e kërkesës së deputetit socialist, Alfred Dalipi).

Topi e konsideron Berishën pacient në fazë të rënduar mendore: "E vërteta është se ka frikë dhe ka të drejtë..."

Postuar në 19 Shtator, 2012 05:48

Bamir Topi i është përgjigjur sot akuzave të Berishës për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi duke e nisur deklaratën e tij me një citim të Mark Tuenit, që "këshillonte të mos debatohej me njerëz të tillë, pasi të tërheqin në nivelin e tyre". Ish-presidenti Topi e ka konsideruar S.Berishën të çekuilibruar, konfliktual, të pabesë e të paemancipuar.

Regjimet bien kur "ndërron vend" frika – mendon Kristo Frashëri dhe "zbret në renditje" Lëvizjen e Dhjetorit

Postuar në 19 Shtator, 2012 05:22

Kristo Frashëri mendon se faktorë më të hershëm se lëvizja studentore e dhjetorit 90 ndikuan në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në një shkrim të gjatë botuar në numrin e sotëm të së përditshmes “Gazeta Shqiptare”, historiani merr në analizë arsyet e një "qëndrimi pasiv të Partisë së Punës" që solli triumfin e pluralizmit partiak dhe shtron pyetjen “Kush e përmbysi regjimin komunist në Shqipëri?”.  - “Jo vetëm studentët me profesorët e tyre, por edhe regjimi i komunist kishte ndryshuar,” shkruan Frashëri. Dhe kishte ndryshuar më herët se dhjetori.

Letër e Kokalarit për Frank Wisner: Garancia e American Chartered Bank për ofertën e Albpetrolit e dyshimtë

Postuar në 19 Shtator, 2012 03:51

Gary Kokalari, një aktivist shqiptaro-amerikan, i ka dërguar një letër Frank Wisner-it të firmës Patton Boggs, e cila këshillon zyrtarisht qeverinë shqiptare për privatizimin e Albpetrolit. Këtë letër Kokalari ua ka percjellë elektronikisht për dijeni edhe disa zyrtarëve të  Departamentit të Shtetit Amerikan, disa kongresmenëve dhe një rrjeti të gjerë gazetarësh dhe aktivistësh në Shqipëri.

Letrat private të Kadaresë për Nexhmije Hoxhën në vitet '70 (tekstet e plota sipas "Shekullit")

Postuar në 19 Shtator, 2012 02:51

E përditshmja “Shekulli” ka botuar në numrin e saj të sotëm tekstet e tri letrave që janë dorëzuar dje në Gjykatë nga e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha, si përpjekje e mbrojtjes së kësaj të fundit në gjyqin për pronësinë e dorëshkrimit të romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Hoxha ka zgjedhur si linjë mbrojtjeje në këtë proces provimin e një raporti miqësor mes saj dhe shkrimtarit kur është bërë dorëzimi i dorëshkrimit - i cili sipas Hoxhës është dhuratë kurse sipas Kadaresë është marrë në kushte detyruese.

Zhvillim i papritur në gjyqin e “Dimrit...” E veja e diktatorit nxjerr 3 letra private për të provuar “Kadarenë tjetër”

Postuar në 18 Shtator, 2012 16:47

Shkrimtari Ismail Kadare, nuk ka qenë aspak i detyruar apo nën presion nga Nexhmije Hoxha për dorëshkrimin origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. – Kjo është njëra nga fjalitë që ka përdorur - në seancën e sotme gjyqësore në Tiranë mes shkrimtarit të njohur Kadare dhe të vesë së diktatorit Nexhmije Hoxha - avokati i kësaj të fundit Aranit Roshi.

Goditje pa doreza e Spahiut ndaj Berishës te emisioni i Babaramos

Postuar në 18 Shtator, 2012 15:52

Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi ka bërë sot në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” kundërsulmin më të ashpër ndaj Sali Berishës deri me tash, fill pasi ky e akuzoi në Kuvendin e Shqipërisë se ka ndihmuar gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut. Ndër të tjera, Spahiu ka shpjeguar me detaje edhe se pse është prishur me Berishën – ai tha me plot gojë se ka marrë kërcënime për jetën nga kryeministri Sali Berisha. I tha Spahiu Babaramos së shtangur: “Në 15 mars të 2008-ës kishte ndodhur historia tragjike e Gërdecit.

Votim imuniteti mes emra të vrarësh. Dhe një fjali e ish-këshilltarit të fushatave të PD që aludon “foto të Berishës me klanin Xhakja”

Postuar në 18 Shtator, 2012 14:27

Ashtu siç edhe pritej, Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në Kushtetutë që kufizojnë imunitetin për zyrtarët e lartë. Kuvendi i miratoi këto ndryshime me 130 vota pro. Kurse nisma e PS për të tjera ndryshime kushtetuese, ku përfshihej zgjedhja me 2/3 e drejtuesve të institucioneve kushtetuese të drejtësisë u rrëzua pasi mori 60 vota pro, 63 vota kundër dhe 6 abstenime.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme