Votim imuniteti mes emra të vrarësh. Dhe një fjali e ish-këshilltarit të fushatave të PD që aludon “foto të Berishës me klanin Xhakja”

Postuar në 18 Shtator, 2012 14:27

Ashtu siç edhe pritej, Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në Kushtetutë që kufizojnë imunitetin për zyrtarët e lartë. Kuvendi i miratoi këto ndryshime me 130 vota pro. Kurse nisma e PS për të tjera ndryshime kushtetuese, ku përfshihej zgjedhja me 2/3 e drejtuesve të institucioneve kushtetuese të drejtësisë u rrëzua pasi mori 60 vota pro, 63 vota kundër dhe 6 abstenime.
Ka qenë një seancë e egër akuzash ku është folur për vrasje e vdekje. Dy njerëz që nuk jetojnë më - emri i gjyqtarit të ekzekutuar një vit më parë në Vlorë dhe emri i komisarit të Shijakut, vrarë pak ditë më parë, - janë hedhur e pritur gojë më gojë nga ligjvënësit e Republikës.
Fjali nga Sali Berisha: “Ka qenë shumë i dhimbshëm atentati terrorist ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por vetëm se duhet të isha i sinqertë në publik ,shtyp dhe kudo, i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Bamir Topi u përfol si një nga njerëzit që kishte dashur të grabiste tokat në atë zonë me lejtnantët e vet”.
Më pas, i sipërcituari dhe kreu i parlamentarëve të PS, shkëmbyen akuza për të arrestuarin Ilir Xhakja, vrasësi i komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. “Ilir Xhakja, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t’ia faturosh opozitës” (Ruçi).
Në mbrëmje, një koment i Mero Bazes në TemA-n online kishte një paragraf që tërhiqte vëmendje. Shkruan Baze (ka qenë një nga këshilltarët kryesorë të fushatave të dikurshme elektorale të PD-së): “Foli dhe për vrasësin e komisarit në Shijak dhe akuzoi KLD se e ka liruar... Rëndësi ka kush e ka mbrojtur Klanin Xhakja.... Dhe këtu unë dua ta pyes Sali Berishën publikisht nëse është i sigurt se nuk ka fotografi dhe filmime në fushatë elektorale vetë ai personalisht me këtë bandë? Nuk po flas për deputetët e tij se atyre u ka rënë në pjesë ti kenë pas edhe kryetar shtabesh....”. - (A.N.)

Foto: Kryeministri i vendit S.Berisha gjatë seancës së sotme në Kuvend

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.