Topi e konsideron Berishën pacient në fazë të rënduar mendore: "E vërteta është se ka frikë dhe ka të drejtë..."

Postuar në 19 Shtator, 2012 05:48

Bamir Topi i është përgjigjur sot akuzave të Berishës për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi duke e nisur deklaratën e tij me një citim të Mark Tuenit, që "këshillonte të mos debatohej me njerëz të tillë, pasi të tërheqin në nivelin e tyre". Ish-presidenti Topi e ka konsideruar S.Berishën të çekuilibruar, konfliktual, të pabesë e të paemancipuar.
Tha Topi mes të tjerash: “Kryeministri lëshoi një lumë akuzash, fyerjesh e denigrimesh.. Kam bindjen se kushdo që e ka dëgjuar, ka krijuar atë ndjesi që pata dhe unë. Sërish u shfaq në një gjendje të çekuiliburuar dhe humbje kontrolli për t'u mëshiruar. I njëjti njeri ka 22 vjet që baltos institucionet dhe jetën publike, njerëzit e ndershëm dhe kritikët e tij.. Unë e kuptoj shumë mirë rënien e tij në nivele të tilla. Sa herë ai sheh një kërcënim elektoral, e humbet kontrollin dhe është gati të bëjë gjithçka…Sikur sjellja e tij të ishte thjesht personale, as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk do merreshin me të. Ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore… Me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, e lidhi emrin tim me vrasjen e gjykatësit Konomi dhe pronat e tij. Kryeministri që drejton policinë dhe shërbimin sekret, ka detyrimin ligjor dhe aksesin për informim zyrtar, ai nuk heton dhe zbardh të vërtetat e mëdha, por vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta. Çdo procedurë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është bërë me votat e ministrave të tij dhe me votim të fshehtë të 15 anëtarëve të KLD, ku presidenti ka vetëm votën e tij. Shqiptarët e dinë se cili politikan e ka krijuar karrierën e tij mbi konflikte permanente. Sikur e dinë se cili politikan kërcënon me jetë nga tribuna e parlamentit. E vërteta është se kryeministri ka frikë dhe ka të drejtë... Logjika e përvoja e tij njohin vetëm frikën e kërcënimet, shantazhin e baltosjen, gënjeshtrën dhe pabesinë. Ai e ka humbur tashmë shumicën, ka humbur mbështetjen e publikut...".

Duke e quajtur Berishën "stalinisti i fundit në Europë" dhe një "model mesjetar, që hyri në politikë nga zyra e Ramiz Alisë" - Topi e ka mbyllur me: "Unë jam në mision i vendosur për të mos lejuar kalimin e vendit në pashallëkun privat të kryeministrit dhe familjes së tij.” - A.N.

Comments

Submitted by labi vlore (not verified) on

e megjithate nuk ia mban te shqiptoje frazen qe ky njeri i percmueshem duhet te shkoje ne burg pas humbjes elektorale. Perdori fjalen "pension politik". Jo Bamir jo, nuk dalin ne pension politik ata qe akuzohen per krime. kush vrau ne 21 janar? kush ka nenshkruar kufi te ri territorial? kush ka nenshkruar futjen e plehrave te europes ne Shqiperi? ejj, po cfare duhet te bej me ky njeri qe tua nxej goja juve ndeshkimin ligjor te ketij zgjyre qe iu be morr kokes se gjore te Shqiperise??

Submitted by ercole (not verified) on

Ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore” fjale te arta. ai psikopat vetem aty duhet sulmura derisa te shpertheje e te zhduket.

Submitted by une, kokepalari... (not verified) on

Nje sugjerim kam une, qe te arrini te bashkepunoni me njeri tjetrin te gjithe qe jeni ne opozite. Kuptoni thelbin e kushtetutes qe kishim deri ne 2008 dhe bashkohuni bashke te tere ne nje vote dhe mbasi te vini ne pushtet, kthejeni kushtetuten aty ku ishte dhe beni zgjedhje te reja, pa sali berishen ne krye. Kerkoni voten reale ne popull.

Keshtu mesoni te bashkepunoni. Ne shqiperi problemi kryesor qe ka patur nder shekuj shqiperia, eshte gjetja e gjuhes, bashkepunimit, shprehjes se opinionit, degjimi, analiza, dhe vendosja e nje bashkepunimi per kombin dhe jo per interesat vetjake.

Sali Berisha e percau kete popull, ju keni detyren ta cbeni nje here ate qe beri berisha, pastaj te vendosni ato qe mendoni ju.

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Kokepalaro dhe po aq i pagdhendur si ato "heronjte" e 21 janarit!

Ky propozim qe ben ti ka ne thelb krijimin e opozites per dhe me urretje! Nuk behet fushata elektorale per arsyes se urretjes se me personale se kjo nuk vete me!  Je ne demokraci e jo ne mitig te Rames per anarshi totale. Qe te behesh maxhorance nuk i shpjegohet popllit urretja por rruga se si do ti sherbesh popllit. Duhet te arsyetosh se perse je ti me i mire se tjetri dhe jo duke bertitur si faqeziu se do behesh diktator sepse urren Berishen. Ky idiotllik qe propozon ti sjell kunderpergjigjen me natyrale nga kundershtari qe eshte po ashtu urretja per urrejtesit   ....ne fund te fudnit edhe te kombit!

Meso te respektosh nje here shtetin, ligjet, sistemin demokratik dhe rregullat civile pastaj hajde jep mend o Kokepalar...

Submitted by katarakti (not verified) on

Nuk ka lene njeri pa share ky ... i zi i zbritur nga Viçidoli. Shan, mallkon, shpif, baltos, urren gjithçka qe eshte e perparuar, qytetare, civilizuese. Me shume se nga institucionet dhe organet e forces qe i ka te gjitha tashme nen hyqmin e tij, mbeshtetjen kryesore e gjen ne disa te hurit dhe te litarit, ish kontigjente burgu ordiner, te gatshem te vrasin per hiçgje,  sa tu beje ai shenje Siç thoshte ca kohe me pare nje fare Lushe dhe ne disa militante edhe me fanatike dhe me te pagdhendur se ai. Ka shkaterruar dhe shitur gjithçka qe perbente palcen dhe shtyllen kurrizore te vendit. Edhe nje kolonel ne pension, z. Pashaj, e quajti me fjalorin e tij te ndyre te nje gruaje plake - sharlatan. Sepse ia çorri masken. Nuk e la kete "patriot" te Kosoves te shesi detin e Shqiperise. c' e ka gjetur Shqiperine me kete fare te keqe. Ish komunist 40 karatsh dje, hajdut me çizme sot, vrases dhe shites i trojeve amtare sikur t'i kishte pronen e babes. Ata te pakte qe e mbrojne  ose jane te marre ose jane maskarenj si ai.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.