'Pafajësia e Myslimanëve' - Një tris OJF-sh islame bën thirrje për protestë në... Pogradec. Ambasada mendon se do përhapen

Postuar në 19 Shtator, 2012 08:24

Disa nga agjensitë e lajmeve online kanë publikuar një informacion mbi një kërkesë të një organizate të quajtur "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë", e cila ka kërkuar leje nga policia për zhvillimin e një proteste sot pasdite në qytetin e Pogradecit, kundër filmit "Pafajësia e Myslimanëve" që ka shkaktuar sulme ndaj selive diplomatike të SHBA-ve. Protesta pritet të mbahet rreth orës 5 pasdite përpara kinemasë së qytetit.
Në faqen e saj zyrtare online, "Lidhja e Hoxhallarëve" e prezanton veten si "grupimi më i madh që merret me hoxhallarët  me shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë".  Bëhet fjalë për një organizëm të ideuar në prill të vitit 2010, në qytetin e Kavajës, me iniciativën dhe mbështetjen e tri OJF-ve islame dhe të regjistruar në Gjykatë në shtatorin e po atij viti.
Lajmi për këtë protestë ka sjellë edhe reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajo i ka bërë thirrje për kujdes të gjithë shtetasve amerikanë që ndodhen në vendin tone, sipas agjensisë Balkanweb, ku lexohet: “Ambasada kujton se demonstratat mund të përhapen edhe në qytete të tjera të vendit. Kujtojmë se demonstrata të tilla mund të shdërrohen në konfrontime dhe përshkallëzime të dhunës. Duhet të evitoni zonat ku mbahen demonstrata dhe të keni kujdes nga tubimet. Shtetasit amerikanë të monitorojnë stacionet televizive për çdo të re, dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre personale".

Më shumë rreth organizmit në fjalë:
http://www.lidhjahoxhallareve.com/al/index.php?option=com_co...
Më shumë rreth reagimit të Ambasadës:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/protesta-kunder-filmit-a...

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Do te na rreshtoje bota perendimore ne nje rradhe me Afganistanin, Egjiptin, Pakistanin etj. Dhe duam te hyjme ne Europe?! Pak kishim Saliun qe na katandisi ne Afrike, tani na dolen edhe keta mjekrroshet!

Submitted by Dritan (not verified) on

Cfare jane keta palaco, te tilla lidhje, organizata terroristesh? Keta duhen nxjerre urgjentisht jashteligjit, dhe te kontrollohen te gjitha organizatat islamike te fshehta ne Shqiperi per lidhje me qarqe terroriste islamike.

Cfare kerkoni ju o te mjere? Per cfare do i beni ju protestat? Doni te barazoheni me hordhite qe djegin gjithe arabine per nje film te cilit nuk duhet ti kushtoni rendesi. Pse jeni kaq te prapambetur dhe nuk perpiqeni te clironi mendjen tuaj nga politika e lavazhit te trurit?

Submitted by pelikani (not verified) on

ku ka me mysliman shqiperia, pasha Zotin! Do jene nja 300-400 Mysliman te denje per fene e vet qe do dalin me protestu dhe... do ikin ne shpi prap!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne faqen e Fb te LHSH shkruhet :

SQARIM
Ne faqen zyrtare te Ambasades se SHBA në Tiranë është bërë një njoftim në gjuhen angleze, lajm i cili eshte bere publik me pas nga gazeta Shqiptarja ku thuhet se Lidhja Hoxhallareve të Shqipërisë ka marre leje ne qytetin e Pogradecit per organizimin e nje manifestim proteste në lidhje me filmin e fundit qe fyen figurën e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qofte mbi te)!
Ju bejme me dije se be

het fjale thjesht për një simpozium ne salle te mbyllur në daten 22, dhe jo per nje proteste apo manifestim. Simpoziumi ka si qellim te tregoj poziten e larte te personalitetit te Profetit tone dhe eshte teresisht paqsore.
Aktiviteti eshte i hapur dhe jane te mireseardhur te gjithe ata qe duan te marrin pjese ne te per te pare natyren e aktivitetit.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Me mire ta bejne mitingun qe te shohim nivelin dhe shkallen e perfaqesimit ; ne fund te fundit do marre pergjigje edhe teza se 60-70 % e shqiptarve jane muslimane , gje qe eshte absolutisht e pavertete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.