Arkiv-Lajme
Para, gjatë e pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër: Jehona vazhdon
Ndeshja Shqipëri-Zvicër u përgatit nga mediat e nga deklaratat e bëra për të qenë një dinamit. Në fillim ishte një deklaratë e Armando Dukës, në të cilin ai u vërsulej bashkatdhetarëve të vet që luajnë me Zvicrën, më pas një qëndrim i papritur i trainerit Gianni de Biasi, që eci në të njëjtët binarë të shtruar nga Duka, më tej erdhën disa shkrime para ndeshjes, ku dallohen ato të Armand Shkullakut (në Gazetën Express me titull ‘Të martën jemi me Zvicrën’), të Jeton Selimit (në gazetën Mapo me titull ‘O sa mirë me marr një pikë’).
Çfarë është skenari moldav, molla e sherrit mes Rusmajlit e Tom Doshit?
“Skenari moldav” ishte kryefjala në seancën dëgjimore për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste para 2 ditësh. Ai u bë sebep edhe për nxehje gjakrash dhe shpërthime deri në fyerje të tipit “kujt i thua moldave ti”. Ky term i referohet skenarëve bllokues në parlamentin Moldav gjatë krizës për zgjedhjen e Presidentit më 2009, kur nevojitej shumicë e cilësuar. Pamundësia për të marrë dhe një votë për të plotësuar kuorumin e nevojshëm nga partia që fitoi zgjedhjet, çoi në zgjedhje të parakohshme.
Zgjidhja ekonomike sipas Shkëlqim Canit, atij që mund të jetë Ministri i ardhshëm i Financave i PS: “të kërrejmë doktorin!”
Ish Guvernatori i BSh, Shkëlqim Cani ka propozuar një plan me 3 rrugëzgjidhje të qeverisë së ardhshme socialiste, në të cilën ai pritet të jetë ministër Financash: inventari i gjendjes, marrëdhënia me biznesin dhe ringritja e fshatit.
Në zgjedhjet e SHBA do të vendosin... gratë!
Shenjat e betejës presidenciale amerikane kanë qenë të dukshme gjatë gjithë të vitit. Në një analizë, The Economist përshkruan se shenja e parë u ndje kur gruaja e një kandidati u akuzua se " nuk kishte punuar asnjëherë, as dhe një ditë në jetën e saj", pastaj më vonë kur një studente u quajt "zuskë" vetëm se kërkoi që plani i kujdesit shëndetësor duhet të përfshijë kontraceptivë falas, dhe përfundimisht mbërritën frazat e reja në leksikun politik të betejës, të tilla si "përdhunim" dhe "verifikim i detyrueshëm transvaginal me ultratinguj".
"Pafajësia e Myslimanëve", ka diçka për të thënë edhe myftiu i Shkodrës
“Pafajësia e myslimanëve”, filmi amator që ka sjellë revoltat e dhunshme antiamerikane të ditëve të fundit – merr reagimet e para edhe në Shqipëri. Ato vijnë nga Shkodra. Myftiu i atij qyteti e ka përmendur filmin në fjalë gjatë asaj që quhet “falja e hytbes të premten” në Xhaminë e Medresesë së Djemve në Shkodër. Kleriku - (quhet imam Muhamet Sytari) - e ka cilësuar këtë film si “fyerje” duke theksuar se është një gjë e gabuar “të ndërhysh në shenjtërinë e të tjerëve”.
Ilva Tare ka zbuluar dikë në pushtet që ka respekt për fjalën; dhe ‘mban anën’ e Fevziut kundër Ballës
Ilva Tare ka një problem me demokratët e Berishës, pasi nuk i shkojnë si të ftuar në programin e Ora News-it. Duke përjashtuar Mark Markun e Selami Xhepën që nuk para ua ka qejfi të ndjekin humour-in zyrtar të PD-së, dhe Enkelejd Alibeajn (nuk kuptohet pse), të tjerët i thonë ‘jo’ sa herë që Ilva i fton. Zakonisht gjejnë motive elegante të refuzimit, por më elegantin e kish gjetur njëri syresh, të cilin Ilva e kish takuar në festën e Fevziut: “Bisedën e bëjmë kur në Shqipëri të ketë peshë fjala”.
Kreshnik Spahiu fut një kaçavidë në një nga vidat e thella të Berishës - Prindërit...
Në një koment të botuar sot në gazetën TemA, të titulluar “Ai e urren Shqipërinë”, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi fut një kaçavidë në një nga vidat e thella të Berishës – lidhjen e dobët me paraardhësit e tij dhe fshatin e origjinës.
Spahiu pyet, se pse Berisha nuk flet për origjinën e vet; por nuk jep përgjigje
Një shkrim i Kreshnik Spahiut nis me një vëzhgim, i cili ka lidhje me origjinën e kryeministrit Berisha: “Përveç emrit dhe mbiemrit të [Sali Berishës], shqiptarët dhe opinioni i huaj kurrë nuk mësuan diçka më shumë. Ai ka preferuar të heshtë. Për 22 vite ai kurrë nuk foli për prindërit e tij, origjinën, arsimin, traditat, punësimin e tij, madje për më shumë, kurrë nuk e dëgjuam të flasë asgjë për familjen ku u lind dhe u rrit, gjyshërit, hallat, xhajat, vëllezërit dhe fisin e tij. Ne kurrë nuk arritëm të njohim shtëpinë ku u lind dhe u edukua, shkollën dhe fëmijërinë e tij.
Loja e PS-së dhe PD-së me EMËRUESIN e borxhit publik
Në takimin që PS-ja organizoi sot në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë për të demonstruar se sa keq po shkon ekonomia shqiptare dhe për t’u treguar shqiptarëve sesi mund të rilindë ajo, Mimi Kodheli dhe Shkëlqim Cani përmendën shifra tronditëse rreth borxhit publik – e para në lekë dhe i dyti në dollarë.
Kodheli tha se borxhi publik ka shkuar mbi 800 miliard lekë dhe tregoi sesi ai është rritur nga viti në vit për të ardhur në këtë nivel. Ndërsa Cani tha se borxhi është dyfishuar gjatë qeverisjes së PD-së, duke përmendur shifrën 4 miliardë dollarë për shtesën.
Art japonez me... lëkura mandarinash!
Artisti japonez Yoshihiro Okada është bërë nga më të njohurit në Japoni dhe tashmë në botë duke... qëruar mandarina. Ky loj arti tashmë ëshët bërë shumë popullor atje. “Filozofia” e këtij arti është që të qërohet një mandarinë e plotë, pa i shtuar apo pa i hequr asnjë pjesë lëkurës.