Arkiv-Lajme

Dule në ujëra të turbullta: pakti detar me Greqinë nuk duhet interpretuar në mënyrë folklorike (?!)

Postuar në 15 Shtator, 2012 10:24

I cituar nga Gazeta Shqiptare, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar dje në mbledhjen e aktivit të partisë në Korçë se “pakti detar me Greqinë nuk duhet interpretuar në mënyrë folklorike”. Sipas tij, kjo gjë sjell dëmtimin e marrëdhënieve me Greqinë, por dhe interesat e vendit tonë.

Medvedev i fal personalisht Pussy Riot

Postuar në 15 Shtator, 2012 08:59

Polemikat rreth aktgjykimit të Pussy Riot, (grupit të vajzave që kënduan një këngë kundër Putinit dhe p rkëtë u dënuan) morën një kthesë të papritur kur Kryeministri rus Dmitry Medvedev dha një deklaratë mjaft të papritur në lidhje me rastin në fjalë, siç raporton Pravda.

“Nuk arrij ta shpjegoj se si mund të arrijë një ministër të shpifë kaq shumë e kaq keq” - thotë Fehmi Abdiu për Olldashin

Postuar në 15 Shtator, 2012 08:06

Në një intervistë të sotshme për ‘Telegraf’ ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu shprehet se “Akti Normativ i qeverisë për lirimin e Banesave, është veprim kundër Gjykatës Kushtetuese” dhe diskriminon familjet që banojnë në ato banesa.

Kejt Midëllton topless – janë mediat e Berluskonit që i publikojnë!

Postuar në 15 Shtator, 2012 06:59

Revista Italiane ‘Chi’ do të publikojë fotot topless të Kate Middleton, Dukeshës së Kembrixhit, të publikuara në revistën simotër Closer, në Francë.

Revista e thashemthemeve do të publikojë një speciale 26 faqesh të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit gjatë pushimeve të tyre ën jug të Francës, sipas BBC.

Xhufi për "zogizmin e Majkos": Po befason edhe Berishën duke zbuluar virtyt aty ku është vetëm vesi

Postuar në 15 Shtator, 2012 06:03

Në një intervistë për “Javën” e kësaj jave, Pëllumb Xhufi flet pa ekuivok për debatin mbi figurën e Zogut në Shqipëri. Ai e konsideron një tentativë për të ri-shkruar historinë nga ana e Z. Berisha, ndër të tjera dhe duke vjellë vrer ndaj figurave madhore të historisë sonë kombëtare si Fan Noli, Qemal Stafa, etj.

Sill ca vota, dhe bëhu mësues!

Postuar në 15 Shtator, 2012 04:29

Gazeta Shqip në numrin e vet të sotëm denoncon fenomenin e blerjes së vendeve të punës për mësues. Pikërisht, dy ditë pasi Kryeministri garantoi në një fjalim të vetin se do të vazhdohet në rrugën e mbarë të zhvillimit të arsimit.

Urdhëri i 2 viteve më parë të Ministrit të Arsimit për të pastruar sistemin arsimor nga të pakualifikuarit u pasua nga një ligj i cili legjitimon rekrutimin e mësuesve në sistemin shkollor para-universitar.

Me të thënë moldave ty, si të vjen - i thotë Tom Doshi - Topallit

Postuar në 15 Shtator, 2012 03:51

 

Bota arabe në flakë: digjet çdo gjë perëndimore, edhe posterat e Papës Benedikti XVI në Liban

Postuar në 15 Shtator, 2012 02:13

Edhe nata që kaloi ka qenë një natë plot zjarre në botën myslimane për shkak të një filmi për Profetin Muhamet. Protestuesit e egërsuar kanë sulmuar ambasadat perëndimore duke  e kthyer filmin në një ‘luftë’ mes civilizimeve. Në  Khartoum të Sudanit janë sulmuar edhe ambasadat gjermane e britanike, së bashku me misionin amerikan, madje protestuesit kanë shpërthyer edhe brenda ambasadës gjermane ku kanë ngritur flamurin e zi të shahadës duke flakur atë gjerman, flamur që përdoret nga pjesa e islamistëve konsevatorë e që mbart simbolin e besimit.

KQZ, Topalli lobon për këshilltaren, Berisha për këshilltarin, në garë edhe Celibashi. Rikthehet Hoxha (Artan)

Postuar në 14 Shtator, 2012 17:38

Mediat kanë nisur të lakojnë emra për kreun e ri të KQZ-së dhe merret vesh që Topalli lobon për të zgjedhur këshilltaren e saj juridike Lefteri Lleshi (anëtare e KLD-së), por në garë është edhe Ilirjan Celibashi, ndërkohë që “rikthehet nëpër gara” edhe ish-kandidati për President, Hoxha (Artan).

Bamir Topi mos të flasë si miza në qyp - thotë Rama dhe kërkon "qartësi" nga ai dhe nga Kreshnik Spahiu

Postuar në 14 Shtator, 2012 17:19

Edi Rama ka qenë sonte në emisionin Tonight me Ilva Taren në Ora News. Duke folur për fushatën zgjedhore dhe aktorët e rinj të saj, Rama tha për Topin: “...Bamir Topi mos të flasë si miza në qyp. Partia e tij ështe e djathtë dhe duhet të ndajë mendjen nëse Bamiri dhe partia e tij do të marin vota të pakënaqurve të Saliut dhe të shkoj me të apo një alternative kundër qeverisë dhe opozitës. Kur dikush bertet kunder qeverise dhe opozites ne fund kthehet paterica e qeverise.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme