Xhufi për "zogizmin e Majkos": Po befason edhe Berishën duke zbuluar virtyt aty ku është vetëm vesi

Postuar në 15 Shtator, 2012 06:03

Në një intervistë për “Javën” e kësaj jave, Pëllumb Xhufi flet pa ekuivok për debatin mbi figurën e Zogut në Shqipëri. Ai e konsideron një tentativë për të ri-shkruar historinë nga ana e Z. Berisha, ndër të tjera dhe duke vjellë vrer ndaj figurave madhore të historisë sonë kombëtare si Fan Noli, Qemal Stafa, etj. Në këtë suazë, Xhufi shpreh habi për deklaratat e Majkos në favor të Zogut, aq më tepër kur ai nuk flet për disa merita të njohura të ish-mbretit, si, “roli për konsolidimin e shkollës kombëtare, për krijimin e një administrate publike, për vendosjen e rendit pas vitesh anarkie (autor i së cilës ishte shpesh vetë Zogu)...” por “...vendos t’i befasojë të gjithë, madje edhe Z. Berisha, duke zbuluar virtyt aty ku ndodhet vetëm vesi: merr në mbrojtje (edhe në veshjen e juristit) aktin më të turpshëm e burracak të Ahmet Zogut, atë të ikjes së tij nga Shqipëria në 7 prill 1939, pasi kishte çrmatosur e demotivuar ushtrinë e popullin e vet dhe pasi kishte plaçkitur dhe florinjtë e arkës së shtetit.”

Xhufi shton më poshtë se “...është e para herë që dëgjoj që ‘ikja’ qenka një akt juridik i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm për të ‘çertifikuar’ pushtimin! Nënë këtë llogjikë, Zogu do ish treguar më i mençëm, në rast se s’do kish ikur por do i kishte mirëpritur italianët në Pallatin Mbretëror e do nënshkruante me ta ‘aktin juridik’ të pushtimit, njëlloj sikurse nënshkroi aktin e martesës, nën ‘çertifikimin’ sovran të Kontit Çiano...”

Xhufi i tërheq vëmendjen Majkos se si ish-ministër i mbrojtes duhet ta dijë se në kohë lufte “vlerësohet shumë më tepër luftëtari që bie rob, sesa luftëtari që dezerton.”

Në lidhje me fushatën e ri-shkrimit të Historisë Xhufi kujton edhe se para 15 vjetësh Berisha thoshte për Zogun e Nolin se “ i pari ishte një satrap, i dyti një vigan i lirisë. Mirëpo sot, Z. Berisha ka ndërruar mendje dhe na mëson se Fan Noli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi me shokë, ishin ‘bashibozukë’ dhe ‘puçistë të poshtër’ që i ranë në qafë të ‘urtit’ Zog, ‘demokratit më të madh të Ballkanit’...”

k.c.

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Xhufi nuk duhet te flase per virtyte dhe vese.
Nqs eshte vertet historian profesionist, si pretendon, duhet te sqaroje psh: a ja vlente qe lulja e rinise te masakrohej ne nje lufte me dyfeke kunder tankeve, avioneve dhe luftanijeve, ne nje beteje qe dihej qe ishte e humbur? A kishte ushtria shqiptare kapacitete te rezistone deri sa te behej ndnj reagim nderkombetar? A pati ndnj reagim nderkombetar pas pushtimit?
Ne 1939 nje mbret nuk mund te vritej, keshtu qe ne rast se do te rezistonte, do te behej shkaktar i masakrimit te ushtrise shqiptare nga italianet dhe pastaj perseri do te ikte. I pare ne kete kendveshtrim, ikja ne 1939, ishte akt humanitar.
Mendoj se Zogu, po te kishte ndnj fije shprese se rezistenca masive do t'i jepte rezultat, ai do t'a kishte mbytur vendin ne gjak. Por duke qene profesionist i politikes, aventures dhe batakcillekut, ai e nuhati qe ylli i tij kishte perenduar dhe u terhoq bute, pa gjakderdhje dhe me dinjitet.
Si mund te kuptohet, une nuk jam zogist. Por, n'a pelqen apo jo, Zogu ka qene mbreti i ketij vendi ne periudhen e konsolidimit. Si i tille, historianet duhet t'a gjykojne ne baze te dokumentave, kontekstit nderkombetar dhe atij politik te brendshem dhe jo me emocione qe jane hedhur ne ajer per te entuziazmuar karroxhinjte...

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E dini se kapetani në rast reziku ikën i fundit nga anija sa për të madhin Zog historia duhet ta kalojë në anën e bazhibozhukëve si Hesat Toptani me shokë dhe bollë me këtë figurë se historia jonë ka emra të ndritur që mund të shkruajë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.