“Nuk arrij ta shpjegoj se si mund të arrijë një ministër të shpifë kaq shumë e kaq keq” - thotë Fehmi Abdiu për Olldashin

Postuar në 15 Shtator, 2012 08:06

Në një intervistë të sotshme për ‘Telegraf’ ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu shprehet se “Akti Normativ i qeverisë për lirimin e Banesave, është veprim kundër Gjykatës Kushtetuese” dhe diskriminon familjet që banojnë në ato banesa.

Në lidhje me fjalën e Ministrit Olldashi gjatë debatit parlamentar për aktin normativ “Për lirimin e banesave të ish-pronarëve”, Abdiu thotë: “Unë jam i çuditur se kam dëgjuar ndër të tjera Ministrin Olldashi që ishte pregatitur ‘mirë’ me shpifje dhe mjaft trillime, për të sulmuar e dëmtuar kundërshtarët e tij dhe eksponentët e të majtës. Ai është shprehur se mua, PS-ja, që ishte në pushtet kur unë isha Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, më kishte vendosur në një banesë të ish-pronarëve. Më përmendi mua, siç përmendi dhe mjaft emra të tjerë, që i quajti ish-bllokmenë, partiakë, etj. Nuk arrij ta shpjegoj se si mund të arrijë një ministër të shpifë kaq shumë e kaq keq. Para së gjithash, në vitet kur Gj. Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin në fjalë, unë NUK kam qenë anëtar i Gj. Kushtetuese”.

Z. Abdiu, thotë se “unë NUK kam qenë asnjëherë në banesë pronë e pronarëve të këtillë”. Ndër të tjera, ai i kërkon Ministrit të bëjë autokritikë në emër të ministrisë dhe të Kryeministrit si dhe Gjykatës Kushtetuese të gjejë kurajën t’i shfuqizojë sërish disa dispozita të këtij ligji.

Po sot, shqiptarja.com solli dhe një shkrim ku fëmijët e ish-ministrit të ndërtimit në kohë të komunizmit, Rrahman Hankut (të përmendur në fjalën e Z. Olldashi) pretendojnë se “Ministri gënjeu”. Të akuzuar se kanë marrë pjesë në protestën kundër miratimit të aktit normativ, për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve, ata citohen se “ka 12 vjet që e kemi liruar shtëpinë” dhe e konsiderojnë deklartën spekulative dhe të pavërtetë. “Nuk është e vërtetë që kemi marrë pjese në protestë, sepse ashtu si dhe Rrahman Hanku e quajmë këtë ligj të drejtë dhe madje të vonuar”, citohen ata nga shqiptarja.com.

K. Cukali

Comments

Submitted by Qyfli (not verified) on

Krimineli Olldashi eshte komandant i krahut te armatosur te PD pra komandant i paramilitareve siç ishte rasti i Xhakajt dje.Kriminelet ne zonen e Shijakut udhehiqen drejtohen e inspirohen nga krimineli Olldashi.

Submitted by emigrant (not verified) on

O shoku Fehmi.. Ata kane lyer duart ne gjak dhe ti thua si ka mundesi qe genjejne !! A je ne terezi mor burre? E mban mend cfare tha Olldashi, Imami etj pasi vrane 4 te mjere ne mes te tiranes ne 21 janar? Kujtoji ato Fehmi si ci kujton populli peddite, dhe pastaj nuk do habitesh me pse genjen Olldashi

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk është çudi pse gënjenë se nga një krye rugaç mund të presësh shumë e shumë gjëra të pa fëtyra por në radhë të parë duhet të thoshte Petro Olldashin e pastaj të tjerët por kur kemi rugaçë ministra kjo do na gjejë

Submitted by davidi (not verified) on

pse meqe mund te fyej fehmiu, olldashi duhet te pushonte se merituari postin e ministrit?!

Submitted by ndreca (not verified) on

Çfarë do të thotë Olldashi, pak ka thënë për ty z. Abdiu. Ti je kasta e stalinistëve, atyre që na morën më qafë. Ti ke qenë xhelati i komunizmit, që ke vendosur ekzekutimin e të shkretëve të asaj kohe. Që të ishim në rregull, në 92 duhet të bënim një dekomunistizim të vendit, siç e bëri Gjermania denazifikimin dhe po vazhdon të bëjë dekomunistizimin. Padyshim që do të kishe qenë tek listat e para. Vetëm pas kësaj do të kishim marrë rrugën e drejtë dhe jo të kaosit. Por ja që erdhi shefi i Olldashit dhe të kurseu. Të jesh mirënjohës ndaj Olldashit që ka thënë kaq shumë pak për ty. Të kishe minimumin e ndërgjegjes do të ishe fshehur, të shihje punët e tua e të plakeshe në qetësi.

Submitted by tagjasjoti (not verified) on

o ndrece .  ai eshte komunist qenbirqeni, por ama dhe olldashi ka genjyer..

Submitted by zimi (not verified) on

Po o Ndrec mire e ke ti.

Dekomunistizim te pakten duke filluar nga sekretaret e partise se institucioneve pra nga Sali Berisha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.