Arkiv-Lajme

Miell makinës së Berishës... Dhe pak koment mbi "makinën" tjetër (atë të padukshmen) e "Hë mo, se është ai budalli"

Postuar në 13 Shtator, 2012 04:43

Sapo u përhapën lajmet e para mbi incidentin me makinën e Berishës, nisi punën edhe një "makinë" tjetër, për të cilën publiku ka pak ose aspak dijeni, por që vepron së pari mbi gazetarët-reporterë, e më pas mbi të gjithë me efektin e njohur domino të përcjelljes së informacionit.

Një video në median serbe rikthen historinë e “shtëpisë së Kukësit", ku u përmend edhe emri i Lulzim Bashës

Postuar në 13 Shtator, 2012 04:25

Historia e “shtëpisë së verdhë” ose e “shtëpisë së horroreve” (siç e quan shpesh shtypi serb) është rikthyer në vëmendje nga një Task Forcë e EULEX-it që po heton akuzat që flasin për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së 1999-ës në Kosovë. Kjo Task Force sipas “Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë” nuk përjashtoi “mundësinë e përfshirjes në hetime të pohimeve të një personi që flet për transplantim dhe transportim të organeve njerëzore në fund të viteve 90-të në Shqipëri”.

Një klerik e një rektor hahen në një diskutim mbi universitetet

Postuar në 13 Shtator, 2012 03:50

Arsim Publik apo privat? – kjo ishte pyetja për rubrikën e fundjavës në të përditshmen Mapo, ku Gilman Bakalli e Gjergj Meta futen në një ballafaqim të natyrës akademike lidhur me argumenta të ndryshme. Dhe në qëndrimin e Dom Gjergjit binin në sy dy nënvizime: 1.

Mund të gabosh një gol për shkak të dashurisë ndaj atdheut?

Postuar në 13 Shtator, 2012 03:07

Tgcom.mediaset.it, i ka kushtuar një shkrim gjestit të Granit Xhakës, i cili fali një rast të pastër përballë portierit të kombëtares shqiptare, Saimir Ujkani në ndeshjen Zvicër-Shqipëri për eliminatoret e Botërorit të Brazilit.

Sulmi mbi diplomatët në Libi: Mitt Romney sulmon Obama-n, por merr kritika nga shtypi

Postuar në 13 Shtator, 2012 02:03

Kandidati republikan për postin e Presidentit, Mitt Romney ka futur veten në telashe me qortimin që i bëri një deklarate të Ambasadës amerikane në Egjypt, në të cilën “ka nënvizime kundër filmit anti-mysliman dhe në favor të lirisë së besimit përpara se të ketë fjalë denoncuese për sulmin që iu bë Konsullatës në Bengazi, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen katër diplomatë të SHBA-ve”. Nëpërmjet kësaj deklarate është marrë nishan Shtëpia e Bardhë, dhe Presidenti Obama.

EIU parashikon vonim të privatizimeve të planifikuara në Shqipëri

Postuar në 13 Shtator, 2012 00:33

Në raportin e fundit për Shqipërinë të “Economist Intelligence Unit” (EIU), një suplement periodik i revistës britanike “The Economist”, përveç parashikimit për ardhjen e opozitës në pushtet në Shqipëri në 2013, bëhet edhe parashikimi se disa nga privatizimet e planifikuara nga shteti shqiptar mund të vonohen.

Një gjyqtar i kërcënuar... Dhe një kabllogram "Dajti-Kuliçaj" i Ambasadës Amerikane publikuar një vit më parë

Postuar në 12 Shtator, 2012 17:42

Quhet Ardit Mustafaj, gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilit i është caktuar një eskortë mbrojtëse për veten dhe familjen. Mediat njoftuan në edicionet e mbrëmjes se ai ka marrë një letër kërcënuese. Ajo që kuptohet nga raportimet e medias, është se gjyqtari Mustafaj është një nga 5 gjyqtarët e çështjes “shteti kundër Dritan Dajtit”. Dritan Dajti është personi nën gjykim për vrasjen në gusht të 2009-s të 4 policëve gjatë një tentative për ta arrestuar.

Shaqiri, Behrami e Co, e mundën Shqipërinë, dhe …. bënë të flitet mirë për shqiptarët

Postuar në 12 Shtator, 2012 16:11

Pesë futbollistë zviceranë me origjinë shqiptare kanë bërë që shqiptarët të jenë një copë herë në fokus të vëmendjes së medias nëpër Europë. Mbi ta u derdhën kritika të shumta nga bashkëkombësit e tyre (nëpër gazeta,, në botën online, në forumet e rrjetet sociale, e deri dhe nga shkallët e stadiumit ku u luajt ndeshja e tyre kundër Shqipërisë), por ata, thjesht me fabulën e tyre të suksesit, i kanë bërë mirë imazhit të vendit e të kombit të tyre.

Zgjedhjet në Holandë, dhe një lajm i mirë për Europën: Fitojnë europeistët

Postuar në 12 Shtator, 2012 14:59

Ka ca kohë që flitet në kontinentin e vjetër (për shkak të  krizës e jo vetëm) për rritje të sentimenteve anti-BE e për rritje të mbështetjes elektorale për partitë ultra-konservatore, që për ideologji kanë nacionalizmin dhe refuzimin e emigrantëve. Po priteshin një palë zgjedhje për të testuar këtë frikë apo shqetësism, dhe nuk mund të gjendej rrethanë më e mirë për këtë test se sa zgjedhjet në …. Holandë.

Top Channel, TV Klan, TVSH etj., më keq se TV-ja koreano-veriore…

Postuar në 12 Shtator, 2012 13:28

Në të gjitha emisionet e sotme të lajmeve në televizionet e Tiranës, zinte një vend të rëndësishëm fjalimi i përjavshëm i Berishës në mbledhjen e qeverisë. Dhe kryefjala e fjalimit të tij ishte “sihariqi” që në këtë vendin tonë të mrekullueshëm “tregëtia është rritur me 25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar”. Në qoftë se një kryeministër në një vend normal demokratik do të kishte dhënë një “sihariq” të tillë në mbledhje të qeverisë, televizionet në atë vend do të kishin si kryelajm lajmin “KRYEMINISTRI YNË ËSHTË ÇMENDUR!”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme