Mund të gabosh një gol për shkak të dashurisë ndaj atdheut?

Tgcom.mediaset.it, i ka kushtuar një shkrim gjestit të Granit Xhakës, i cili fali një rast të pastër përballë portierit të kombëtares shqiptare, Saimir Ujkani në ndeshjen Zvicër-Shqipëri për eliminatoret e Botërorit të Brazilit.
Sipas Tgcom, Xhaka e ka humbur këtë rast qëllimisht, për shkak të dashurisë ndaj Shqipërisë. Por, rrjeti më i madh mediatik në Itali, shprehet se të gabosh një gol për shkak të dashurisë ndaj atdheut, mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm për futbollin botëror. Kjo, duke qenë se tashmë të gjitha kombëtaret, duke filluar nga ato më të rëndësishmet, kanë në përbërjen e tyre shumë futbollistë me origjinë nga vende të ndryshme. Duke nisur që nga Italia, Gjermania, Franca e Anglia.
Në fakt, vetë Xhaka, në profilin e tij në Facebook, e ka pranuar se e ka humbur qëllimisht atë rast. “Zvicër 2-0 Shqipëri. Respekt për tifozerinë, ishte një ndeshje ku përjetova emocione të shumta. Kishte momente gjatë ndeshjes ku s’dija çfarë të bëja e si të veproja. E patë edhe momentin ku s’desha të shënoja. Për juve ndoshta jam tradhtar, por veten e ndiej plotësisht SHQIPTAR”, shkruan Xhaka në profilin e tij.
Kjo deklaratë pritet që të shtojë akoma më shumë debatet në Zvicër, ku veprimin e tij për të falur kombëtaren shqiptare nga shënimi i golit të tretë, e kanë quajtur joprofesional.
Comments
je i mrekullushem o

je i mrekullushem o granit

si futbollist si djale si shqiptar

por duhet te jesh i tille edhe si zvicerian dhe mos harro qe zvicra eshte vendi qe te solli ketu ku je sot qe na ke bere dhe neve krenare per ate qe ke arritur.

suksese sa ma te medha granit dhe vazhdo te stervitesh keshtu fort se vetem ajo do te te coje akoma me perpara dhe qendroju larg intervistave e sidomos komenteve per cfare thone te tjeret per ty

sa me shume suksese

Zemra jone eshte Graniti _Ajo

Zemra jone eshte Graniti _Ajo qe beri Graniti per kombetaren tone eshte e pa imagjinueshme

-Gjithe Shqiperia i eshte borxhli Granit Xhakes _- Vellai jone me i mire eshte __

Te jete i lumtur ne jeteen e tij, ne familje, ne dashuri, ne shoqeri dhe ne karieren e tij futbollisitke

Lumturia qofte gjithmone me te , ne cdo hap te jetes se Granti Xhakes !

Falja e goli ishte e

Falja e goli ishte e ekzagjeruar. Po sikur loja te kishte rrjedhur ndryshe dhe le te themi Zvicra te kishte barazuar apo humbur?

Profesionisti duhet te mbetet profesionist ne cdo rast.

Problemi me shqiptaret eshte

Problemi me shqiptaret eshte mungesa e fokusimit. Kur dicka ndodh ketu vemendja eshte diku tjeter. Ne fakt kjo eshte nje loje qe ka vite qe ndodh dhe se fundmi eshte bere vegel ne doren e politikes por dhe jo vetem ne Shqiperi.
Mbreme se paku 5 shqiptare qe luajne per shtete te ndryshme kane shenuar dhe po kaq jane te aktivizuar me ekipe prestigjoze kombetare pa permendur ketu skuadra te niveleve te larta. Ku eshte federata? Ku jane agjentet e talenteve? Ku jane shqiptaret qe duan te kene nje kombetare prestigjoze pa zgjidhur problemet e brendshme te tyre. Sporti eshte ambasador i nje shteti dhe kursesi nuk mund te reflektoj figure tjeter nga ajo qe vete shteti ka mbjell dhe reflekton.

Shqiperine po e braktisin cdo

Shqiperine po e braktisin cdo dite qytetaret e vet(ne kete braktisje nuk marrin pjese vetem familja ne pushtet,dhe te afermit e tyre)e pse u dashka ti kerkojme atyre djemve qe kane punuar fort per vite te tera ne Zvicer te luajne per shqiperine!si mund nje delenxhi president federate ti thote tradhtare Xhakes apo Shaqirit,kur ai dora vete Armando Duka e ka kthyer futbollin ne mjet fitimi per xhepat e tij,nuk eshte nevoja te zgjatesh ne kete teme,mjafton ti hedhesh nje sy futbollit te luajtur ne ekipet shqiptare,ku sheh dhune mbi albitrat,shitj-blerje ndeshjesh
Neper stadiume nuk harxhohet energji per te mbeshtetur ekipin qe ben tifo,por shajne ne korr nga motra,apo familja lojtaret e ekipit kundershtare,prandaj dhe une jam i bindur se edhe nese lojtaret aktuale i jane afruar ekipit kombetar,arsyeja eshte e thjeshte se nuk jane ne nivele shume te larta sa mund te thirren nga ndonje federate futbolli tjeter ne evrope(rasti Mavraj eshte me tipiku)po te marr nje shembull te thjeshte nese ish futbollistet si Rraklli apo Lala qe luanin ne gjermani,megjithese shkuan vone atje,po qe se do luanin ne nivele shume te larta dhe gjermanet do i ofronin nje pozicion ne kombetaren e atij vendi keta djem do ta refuzonin ftesen!!!Shqiperia derisa te kete nje qeveri te tille,dhe rrjedhimisht institucione te tilla,perfshi dhe federaten e futbollit,do jete gjithmone ne fund,dhe natyrshem dhe ato pak talente,do perfaqesojne nje vend qe i ofron kushte me te mira,dhe nuk i kerkojne euro(sic ben Duka)prandaj nuk duhet ti gjykojme ata djem,por perkundrazi ti perkrahim,se fundja ata te gjithe e mbushen gojen duke thene se jemi shqiptare,dhe krenare per cfare po bejne,jo me kot gazeta zvicerane citonte se shqiptaret e zvicres jane me te mire se te shqiprise,per faktin se ata luajne ne kampionate me te forta.

Po te ishte koha e Enverit,

Po te ishte koha e Enverit, keta djem patjeter qe do te vini te luanin me Shqiperine. Ashtu ishte mbrujtur shpirti kosovar atehere….

Pavaresisht se ne jemi shqiptare, per turpin tone ne nuk dime te zgjedhim as njerezit qe kane ne dore jetet tona, e jo me te zgjedhim lojtare te talentuar futbolli (qe nuk varet as nga ne e as nuk mund ti zgjedhim dot, pasi ne kete rast edhe vota nuk pi uje).

Cfare mutin kerkojme atehere. Le te dalim e te protestojme per te qerruar me pare plehrat qe po na mjerojne jetet tona, e me pas te dalim e te presim keta djem te talentuar. Ata nuk vijne kur neper kembe kane plehra….

Ata nuk vijne ne nje vend me bandite, vrases, hajdute, kriminele. Duhet qe keta te qerrohen fillimisht, e pastaj te shikoni…… ATEHERE KETA DJEM DO TE VIJNE PATJETER…. dhe idealizmi qe ata shprehin me flamurin qe mbajne kudo, do te behet konkrete me deshiren e madhe qe do te kene per ti dhene fitore nje vendi pa drejtues barbar, tradhetar, dhe vrases.

e 10-ta her qe e lexoj kit

e 10-ta her qe e lexoj kit shkrim edhe spom bohet bajat
po ju kallzoj shokve, miqve, familjes
pe boj share ne facebook

prap pe lexoj i vetem edhe po knaqem qe dikush ne shqipni menon kshtu

qe ne shum raste osht problem me menu kshtu

edhe jo qe 22 vjet qe shqipnia e ka nis rrugtimin drejt evropes
po qe 100 vjet e 200 vjet na kosovart jena ma afer me shqipnin se sa vet shqiptart tjer qe jetojn ne qata kufij
prej vitit 99 na i kina dhon tifozni shqipnis
na i kina mush stadionet
na e kena bo qe mu dokt madheshtore stadioni qemal stafa
na qe po na qujn “kosovaret” qe ne tirane neper diskoteka e kafiqa atje nuk mundemi as me u afru afer se jena malok
e sot qe i kena njerzt e kosoves shum afer botes demokratike ne cdo aspekt
na qujn tradhtar pse nuk jena afer me shqiperin qe na shajti i arber zeka pse e fitoj big brother

na jena te mir veq kur jena jasht venit
se jasht venit na cilsojn qysh duhet
e ktu duhesh me jap diqka nese don me marr diqka ( pa marr parasysh kush je qka je qfar talenti ki )

kam frike se e keni teperuar

kam frike se e keni teperuar nje cike me kete reagim .une te besoj se ka edhe njerez te paformuar qe reagojne keshtu ndaj shqiptareve te kosoves por kjo nuk do te thote se reagojne keshtu shumica. te tilla reagime ne kemi edhe me njeri tjetrin te tilla reagime kane disa shqiptare te kosoves ndaj shqiptareve te shqiperise dhe une i kam procvuar ne kurrizin tim nga gjakovare ne gjermani por kjo nuk do te thote te krijoj opinione qe te tille jane te gjithe kosovaret.

jemi vellezer te nje gjaku dhe problemet mes nesh te perpiqemi ti shuajme dhe jo te krijojme sherrnaja qe vetem atyre qe nuk na duan i interesojne

me rrespekt ilir fetahu

Per cilin profesionalizem

Per cilin profesionalizem behet fjale ? Aty eshte Kombetare, jo skuader klubi, nuk te paguan askush, nuk ka rroge, nuk ka profesion. Ai ka tradhetuar kombetaren e kombit te vet, jam shqiptar , posi, shqiptari luan per Shqiperine dhe pike. Publicitetin le ta beje ne klube, leqe Zvicra nuk kalon grupin pothuaj asnjehere. Keta djem o jane mashtruar nga jane oportuniste, qe per pak publicitet me shume qe mund t'i jape Zvicra, lozin per te. Behrami u be i famshem prej Lacios, jo prej Zvicres, ai tjetri prej Bajernit jo prej Zvicres.

Pyetje! Kush mund te me

Pyetje!

Kush mund te me ndihmoje per te kuptuar diçka? Keta djem jane te gjithe kosovare me origjine dhe nenshtetas zviceriane, asnjeri prej tyre nuk eshte nenshtetas shqiptar. Si nenshtetas zviceriane ata luajne per Zviceren. Per te luajtur me kombetaren e Shqiperise duhet te jesh nenshtetas shqiptar dhe ligji yne per nenshtetesine parashikon qe nje i huaj, per t'u bere nenshtetas, duhet te jete martuar me nje shqiptare ose te deshmoje se ka banuar e punuar per 5 vjet pa nderprerje ne Shqiperi me lejeqendrimi te rregullt. Aty nuk parashikohet dhenia e menjehershme e nenshtetesise per merita sportive. Atehere mbi ç'baze u kerkohej ketyre te luanin per Shqiperine?

Add new comment