Një klerik e një rektor hahen në një diskutim mbi universitetet

Postuar në 13 Shtator, 2012 03:50

Arsim Publik apo privat? – kjo ishte pyetja për rubrikën e fundjavës në të përditshmen Mapo, ku Gilman Bakalli e Gjergj Meta futen në një ballafaqim të natyrës akademike lidhur me argumenta të ndryshme. Dhe në qëndrimin e Dom Gjergjit binin në sy dy nënvizime: 1. Universiteti është një fakt elitar; demokratizimi i Universitetit nuk sjell cilësi, përkundrazi rritja e numrave është në dëm të cilësisë; dhe 2.  Nuk mund të krahasohet asnjë Universitet privat me UT-në, i cili ka tashmë një traditë të konsoliduar (shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.mapo.al/2012/09/01/per-nje-arsim-te-cliruar-nga-diktati-i-tregut/).

Në Mapon e sotme është një shkrim i rektorit të UET-it, Tonin Gjurajt, në të cilin autori ka në fokus të njëjtin argument; madje, që të jemi më të saktë, në fokus është shkrimi i Gjergj Metës, e rrjedhimisht artikulli i sotëm ka një natyrë të qartë polemike.  Tonin Gjuraj ka një mendim të kundërt me gjithçka thuhet prej priftit publicist, e në veçanti me dy qëndrimet që veçuam në krye. Dhe përgjigjet: 1. Universiteti ishte elitar në një fazë shumë më të hershme, kur strehonte vetëm shkencën. Më vonë universitetet strehuan profesionet, krahas shkencës, gjë që solli edhe tensionin e parë: nëse universiteti është shkencë apo profesion; dhe 2. Sipas arsyetimi[t tuaj], për arsye të “traditës”, Universiteti i Kajros apo Charles University në Pragë, për shembull, duhet të ishin shumë më cilësorë sesa duzina e universiteteve anglo-saksone, të lindura shumë më vonë, si Harvard, Oxford, Cambridge, apo Stanford University (shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.mapo.al/2012/09/13/nje-replike-per-arsimin-me-dom-gjergj-meten/).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Nuk eshte se universitetet private by definition kane tendencen te shkaterrojne arsimin ne pergjithesi, por eshte fakt qe ato kane shkaterruar arsimin shqiptar. Ne beme si te cuditur kor doli uji i zi nga Puseta Kristal(ne rigorozisht ndergjegjesohemi per pisllekun ku jetojme vetem kur ate na e vene ne dukje te tjeret), nderkohe qe edhe kanocembledhesit e bulevardit kishin kohe qe e dinin sa ben nje diplome ne universitetet private. Z. Gjuraj ne vend qe te beje pergjithesime dhe kundershembuj, le te thote, si eshte arsimi sot ne Shqiperi, me i besueshem? me cilesor? me pak i perfshire nga korrupsioni dhe shitja-blerja e diplomave? prodhon profesioniste me te afte? Le te na thote Tonini qe dikur e kisha pedagog ne Shkoder, sa gazetare te afte ka prodhuar "fabrika" e tij, sa ekonomiste, sa inxhiniere, sa juriste ....

Submitted by Nest (not verified) on

KOMENT MBI ARTIKULLIN E PROFESOR TONIN GJURA
Sapo lexova nji artikull te botuem ne gazeten Mapo nga rektori i Universitetit Europian te Tiranes profesor Tonin Gjura ne replike me disa pikpamje te shprehuna ne suplementin e “universit” Mapo prej Dom Gjergjit.
Thjesht per t’u dokumentu mbi ate qe ka shkrue dom Gjergji i hodha nji sy intervistes qe ai kishte dhane e pertej faktit se “na kena nevoje per kto shkrime”… rezultonte evidente se arsyetimi i dom Gjergjit ishte i fokusuem ne nji plan krejt tjeter ne krahasim me premisat kundershtuese te Profesor Toninit.
Ne ate interviste dom Gjergji po qemtonte ne menyre shume artigjanale e per ta ba ma te kuptueshme per publikun shqiptar perfshi edhe gazetarin e Mapos konceptin e mosbesimit qe po ngul rraje si grami ne realitetin shqiptar e nevojen jetike me ndryshu trendin e kultures se mosbesimit e cila po e degradon mbare sistemin tone ne nji kaos te vertet shumplanesh.
Patjeter qe ai ka permend me shembuj te pergjithshem e takt bile te teprum e mbi te gjitha pa ba emna konkret situaten katastrofike te sistemit edukativ ne vendin tone.
Profesor Toninit i ka djeg miza nan ksule dhe ne vazhden e zanatit qe i kane caktue me ba marketing te eger universitetit ku punon mundohet me kap per bishtit me nji llafologji pa undyr opinionet e shprehuna nga Dom GJergji.
Kush me njeh e din mire se nuk po i shkruaj kto rreshta me I ba avokaturen dom Gjergjit te cilin e kam shok e mik e bile jam kene e vazhdoj me pase opinione kritike mbi modalitetet e shprehjes se pikpamjeve te veta ne agorane publike e rolin aktiv e jo politically correct qe duhet te kete kisha katolike shqiptare mbi shume probleme qe jane pezull ne vendin tone.
Sqarue kjo, mendoj se Profesor Tonini bashke me shume te tjere si puna e tij te cilet I perkasin besimit sociologjikisht me statistike besimit katolik dhe une ne kuadrin hulumtimeve personal i rendis te kategoria e “katolikeve te tredhun” e bile me shartesa mbijeteset, duhet t’ia kursejne vedit turpin e ekspozimit me artikuj kaq te rendomte e te pakten te mbrojne dinjitetin nominal te pozicionit qe kane ne universitet.
Qe universitetet private ne shumicen derrmuese te rasteve jane ba si pazari i milotit, duket dicka me valence aksiomatike te pakundershtueshme por me shkue deri aty sa me e “kru” me dom Gjergjin asht shej i nji kamikazlleku patetik.
Paralelizmat me historine e jezuiteve te cilet ne fillim nuk u kuptuen e mandej u rehabilituen te perdoruna si argument nga professor Tonini, deshmojne krykeput mjerimin e madh ne raport me dijen te tij e te atyne qe e sponsorizojne kete mentalitet pazarit.
Permendja e Kardinal Ravasit I cili ka ardhe me ba nji takim te universiteti i tij apo rankimeve te bame nga agjensi fantazme ku gjoja vlersimet kane arrite pikun e tyne per kete universitet, sbajne gja tjeres vecse ekzaltojne mjerimin e madh ne cilen ndodhet artikullskruesi ne mungese te argumentave kontestues.
Sigurisht, ne idene e tyne duke kundershtue dom Gjergjin ata mendojne se po i bajne nji sherbim te mire pazarit te tyne e me kto kohe qe kane ardhe ndoshta ia arrisin qellimit, por e verteta lakuriqe asht se kto universitete po certifikojne marine e ngritun ne system e cila ka nevoje per vula e sherbetisje dhe aspak per dije e kultivim te mendjes.
Trupa pedagogjike e lindun, rritun dhe kultivueme ne substratin e rrenuem te nji mentaliteti primitive qe ka shimiotue bile edhe modelet deshtake te komunizmit lindor tue pase salsen e vet otomane bizantine duket se ka konvergue shume me cilesi pikerisht ne Universitetin Europian te Tiranes.
Une i njoh mire shume pjestare te trupes akademike e pervec dy vetve qe jane te ri e te pervujt ne kerkimin e dijes, pjesa tjeter jane disa magazinues te “dijes” permendesh dhe cilsia e vetme qe kane asht ajo e rreshtimit me logjiken e stomakut e te konformimit me ratio-n e tolerimit te veseve qe ne fund te fundit asht edhe ideologjia sundues ne kete Universitet.
Paralelilzmat me universitet katolike, te cilet njihen botnisht si levruesit dhe kultivuesit e dijes gjoja tu u kacavjerre te fakti se jane me menagjim privat e nuk jane shtetnor ne nji kohe qe ato kane valence botnore e universale sipas statuteve epistemologjike te mire percaktueme, asht treguese mungeses se principeve primordial e apo parakushteve minimale me negociu nji arsyetim elementar me profesora si puna e Profesor Toninit.
Per fatin e madh, shqipnia sot asht vend I hapun e shume vete kane mundesi alternative me u arsimue e me thith taman ajrin e nji perqasje kritike ne raport me dijen e mos me ra pre e propogandes se pazarit qe kto te Universitetit Europian e bajne me shume elegance…
Me vjen shume gjana me thane e ne kete te “xet” me te cilin po artikuloj kto rreshta, por tue perfunde, mendoj se dija ktu te na asht debue nga sallat e universitetit perfshi edhe ai shtetnor e mund te gjendet ne oaze te vogla njerzish vullnetmire te cilet me besimin ne Zotin munde te jene shpresa qe nuk zhgenjen per Shqipnin tone nevojtare me u ekzorcizue nga e keqja e madhe qe e ka mberthye sidomos ne fushen e edukimit.

Submitted by Relapso (not verified) on

Ardian, kesaj here jam plotesisht dakort me ty!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.