Sulmi mbi diplomatët në Libi: Mitt Romney sulmon Obama-n, por merr kritika nga shtypi

Kandidati republikan për postin e Presidentit, Mitt Romney ka futur veten në telashe me qortimin që i bëri një deklarate të Ambasadës amerikane në Egjypt, në të cilën “ka nënvizime kundër filmit anti-mysliman dhe në favor të lirisë së besimit përpara se të ketë fjalë denoncuese për sulmin që iu bë Konsullatës në Bengazi, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen katër diplomatë të SHBA-ve”. Nëpërmjet kësaj deklarate është marrë nishan Shtëpia e Bardhë, dhe Presidenti Obama.
Por ky gjest nuk ka gjetur mirëkuptimin e opinionit publik, dhe të atyre që në Amerikë quhen pundits (“opinionistë”, pak a shumë), pasi së pari nuk merr në konsideratë faktin që reagimi i Ambasadës amerikane në Egjypt erdhi para se të ndodhnin vrasjet e katër diplomatëve në Libi, dhe së dyti janë kritika në një moment delikat për SHBA-të.
Chuck Todd i televizionit NBC e quajti reagimin e Romney-t “të papërgjegjshëm”, dhe “një gafë të pafalshme”. Jake Tapper i televizionit ABC konstatoi që “kronologjia e Romney-t është e pasaktë” (dmth reagimi ka ardhur sikur ambasada ta ketë bërë atë deklaratë pas vrasjes së katër diplomatëve. Re.Pu). Peter Hamby i CNN-it ishte kritik, gjithashtu. Ron Fournier i revistës National Journal e quajti qëndrimin e Romney-t “të patakt” dhe “të pasaktë”. Opinionisti konservator Erick Ericson i bëri thirrje Romney-t “të jetë i kujdesshëm”. Konservatorja tjetër, Peggy Noonan u shpreh se “gjatë orëve të fundit Romney është duke e dëmtuar veten”. Etj, etj.
Mitt Romney ka përsëritur më pas të njëjtin qëndrim, megjithatë.
Re.Pu.
Comments
"Pundits" - nuk jane si
<p><em>"Pundits" - nuk jane si opinjonistet tane te famshem qe shkojne nga njeri TV ne tjetrin, ku paradite japin mendime per politiken kombetare, mbasditer per mbjelljet ne bujqesi, dhe ne darke per situaten ne lindjen e mesme. Kuptohet pra, se te ashtuquajturit "opinjoniste" apo "analiste" ne Shqiperi s'jane gje tjeter veçse ca sharlatane qe e mbajne vehten per "smart-aleck" . Ndersa, "pundits" jane ekspert te fushes dhe prezantojne ne opinionin publik opinjonet e tyre prej eksperti te fushes perkatese dhe nuk mdodh qe veterineri te jap konsiderata ne TV per mardhenjet nderkombetare, apo aq me keq akoma te behet Minister i puneve te jashtme:))))</em></p><p>By the way</p>
Add new comment