Arkiv-Lajme
Miqtë e Shqipërisë në Facebook: Serbia (dhe këtu ka një problem), Greqia, Maqedonia, Italia dhe... Zvicra
Facebook ka lançuar Mapping the World's Friendships, një instrument interaktiv që u lejon gjithë përdoruesve të rrjetit social të zbulojnë cilat janë lidhjet më frekuente mes vendeve të botës, bazuar në numrin e miqësive në Facebook.
Balla kritikon Ramën për konsistencën e inkonsistencës; dhe loz me metaforën e trenit të orës 7 pa 5
Në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, Sokol Balla lë të kuptohet se po e fillon sezonin e ri “i zemëruar me opozitën”, më saktë me selinë rozë dhe me Edi Ramën. Për këtë të fundit thotë se “[në kundërshtim me çfarë besohet, dmth se nuk ka konsistencë], ai po tregon se ka konsistencë: ai është vazhdimisht inkonsistent”.
EIU parashikon ardhjen e opozitës në pushtet në Shqipëri në 2013
“Economist Intelligence Unit”, një suplement i specializuar i revistës britanike “The Economist”, mendon se Shqipëria ka shanse të pakta për të marrë statusin e vendit kandidat brenda parashikimeve. Televizioni "Vizion Plus" citoi sot në edicionin e lajmeve pjesë të një analize të EIU-së, në të cilën thuhet se “zgjedhjet parlamentare të 2009 si dhe ato lokale ne 2011 treguan se Shqipëria nuk është ende gati te mbaje zgjedhje që të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare".
Një film për Muhametin, vrasja e një ambasadori të SHBA-ve, dhe … Clash of Civilizations?
“Pafajësia e Myslimanëve” quhet filmi që është prodhuar nga disa egjiptianë të krishterë (koptë) me banim në SHBA, e që është bërë shkak mobilizimesh anti-amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme (është një film 120 minutësh, në të cilin profeti Muhamet përshkruhet si një i çmendur, mashtrues, i dhënë pas femrave e pedofil). Në njërën prej protestave, në atë të Libisë, kanë vrarë ambasadorin amerikan, dhe diplomatë të tjerë, gjë që ka provokuar shqetësim e alarm në SHBA.
Vëllai i Hajdarit kërkon rihapjen e gjyqit dhe flet për lidhjen e tij të fortë me një dervish të zonës
I vëllai i Azem Hajdarit në një intervistë botuar sot në të përditshmen "Gazeta Shqiptare" kërkon rihapjen e gjyqit për vrasjen e ndodhur në 12 shtatorin e 1998-s, pasuar nga ngjarjet e tmershme të 14 shtatorit të atij viti. "Demokratët që e ndoqën Azemin kërkojnë hapjen e gjyqit të tij për të vënë drejtësinë në vend, - thotë i intervistuari dhe gjatë bisedës flet edhe për një anë disi të panjohur të Azem Hajdarit, lidhjen e fortë me një dervish të zonës.
Ndrea i shton 21 janarit edhe një "snajper që do vriste Berishën". Provat? Thotë që "kishte marrë disa informacione"
Sa herë ka seanca pyetjesh për 21 janarin, Garda e akuzuar për vrasjen e 4 protestuesve, nxjerr nga një dëshmi të re, të cilat nisin të gjitha me shprehjen "morëm informacione". Kësaj here kreu i Gardës, për të cilin akuza thotë që është autor i drejtpërdrejtë i së paku njërës nga vrasjet, thotë që "kishte marrë informacione" që Berishën do ta qëllonin me një snajper.
“Rama është i ngratë,” tha Berisha. Po Berisha vetë, ç’është?
“Shitjet janë rritur me 25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar” tha Berisha sot në mbledhjen e qeverisë, duke vazhduar me këtë xhevahir të teorisë ekonomike: “Tregtia është edhe gjaku i ekonomisë. Duhet të dini një gjë, se për njeriun nuk ka gjë më jetike se qarkullimi i gjakut, shpejtësia e këtij qarkullimi, pra tregtia njeh një rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje e dëshmon para së gjithash një rritje të fuqisë blerëse në këtë vend.
Gastare kudo - (për gazetat e Tiranës) - dhe një krahasim me "fshatarin që shet domate e qepë…"
Ardian Vehbiu, siç kemi njoftuar edhe më herët, ka hapur një blog ku rendit dhe ironizon gafat drejtshkrimore të mediave shqiptare online. Kur blogu i ka bërë tashmë muajt e parë të jetës, në "Peizazhe të Fjalës" konkludohet:
“Zogisti” Majko dhe “rebelimi akademik” në të majtë
Politikanët që merren me konsiderata historiografike janë si elefantët që futen në një dyqan qelqurinash. Çalltisja më e fundit e Pandeli Majkos (ka thënë se “largimi i Zogut nga Shqipëria në prill 1939, në ditën e pushtimit ngas Italia, ishte një akt juridik që i tregonte botës se Shqipëria po pushtohej, dhe si i tillë duhej vlerësuar”) është e tillë, dhe ragimet kanë qenë të shumta. Ka reaguar Paskal Milo, i cili “është gjysmën e kohës politikan e gjysmën tjetër historian”: “Këto janë reflektime të çuditshme që habisin jo vetëm historianët, por edhe njerëzit e thjeshtë”.
Sportivet zvicerane shënjestrojnë Xhakën për golin e falur dhe e quajnë Shaqirin “njeri dhe sportist klasi”
Siç pritej mediat sportive zvicerane janë marrë gjatë sot edhe me sjelljen e 5 shqiptarëve të formacionit të kombëtares së tyre të futbollit. Shkruan tabloidi Blick në numrin e sotëm: “Xhaka e fali topin në minutën e 84-t. E pashpjegueshme. Komentatori Sascha Rueger lëshon një psherëtimë i dëshpëruar: Pse e bërë këtë Xhaka? Çfarë ishte kjo? Mjaftonte ta shtyje topin”. A mos ndoshta në këtë moment zemra shqiptare e 19 vjeçarit rrahu më fortë, pyesin shikuesit. A deshi ai që të mos lëndojë më shumë tifozët shqiptarë në stadium? Apo ishte thjesht një gabim?”