Arkiv-Lajme
Kurti Ahtisaarit: Kosova do ish më mirë, nëse ju s’do kishit shpikur Pakon tuaj
Kreu i Lëvizjes Vetvendosja i ka shkruar një letër Martti Ahtisaari-t, i cili njihet ndryshe dhe si autori i pakos së njohur me emrin e tij. Kurti ka qenë kritik qysh në krye të herës për zgjidhjen ‘Ahtisaari’, dhe sot, pas disa vitesh, ai duket se ka shumë për t’i dhënë politikanit të njohur finlandez. Dhe ia thotë të gjitha në këtë letër me titullin “Kosova mundet shumë më mirë”, të cilën po e publikojmë të plotë më poshtë:
Shifrat e FRD varen nga “mos-heshtja” e Topit
“Topi s’mund të heshtë më”. Me këtë titull hapet editoriali i revistës Java. Tashmë kryetar i FRD, ai nuk mund të thotë më “do të flas kur të vijë momenti” apo “do të flas me heshtje”. I afirmuar si kundërshtar i qartë i Berishës, Topi ndodhet në pozita të ngjashme me ato të Metës më 2004, kur ky i fundit kërkonte largimin e Nanos jo vetëm nga pushteti por dhe nga koka e Partisë.
Veton Surroi, “motoja e Shqiptarëve në '90 ishte 'e duam Shqipërinë si Europa', sot është 'e bëjmë dot si Europa?”
I ftuar në emisionin Tonight të Ilva Tares Veton Surroi citon Havelin se faza që ne po kalojmë është post-komunizëm, një fazë e rrezikshme sepse na ka detyruar që “...ne jetojmë në shtet hibride, shtete që nga forma plotësojnë normën e demokracisë zgjedhire, por kanë forma të forta të elementeve autoritare dhe të marrjes së plotë të institucioneve të pavarura...”
Surroi vë në dukje që ne na bashkojnë paralele negative... “Në Kosovë mësuan prej Shqipërisë 'artin' e të vjedhurit të votave, e përsosën, dhe tani kanë ç'tu mësojnë shqiptarëve të përkëtej kufirit...”
Bashkim Kopliku: Socialistët do bëjnë faj të rëndë nëse bien dakord për heqjen e imunitetit
Në një shënim të dërguar për respublica-n, ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku mbron tezën se në rrethanat aktuale shqiptare nuk duhet bërë heqja e imunitetit; madje ai e sheh si të rrezikshëm një hap të tillë. Dhe jep pesë arsye të vetat, pse mendon kështu:
SHBA-të thonë se Kosovën e kanë njohur 89 vende. “Jo, janë 91”, thotë diplomacia kosovare. Dhe tollovia vazhdon
Diplomacia kosovare, qysh nga momenti që është shpallur pavarësia, ka patur e ka një objektiv përparësor: zgjerimin e hartës së vendeve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Procesi eci vrullshëm fillimisht, dhe në këtë mes ndikoi qëndrimi amerikan dhe qëndrimi i një numri shtetesh të rëndësishme të BE-së. Më pas, ka një ngecje, gjë që pritej. Por ajo që s’pritej është ky konfuzion i madh lidhur me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën e pavarur.
Sa nevojë ka bota për Mesia të vetëshpallur?
Vazhdojnë në Korenë e Jugut përshpirtjet për vdekjen e Sun Myung Moon, “një prej egomaniakëve më të mëdhenj që ka njohur bota e pasluftës”, siç e përkufizoi The Indepenedent.
Sun Myung Moon, krijoi një kishë të vetën që ka tempuj dhe ndjekës në 150 vende, ndërsa dhjetëra mijëra ndjekës pritet të marrin pjesë në funeralin e tij që pritet të ketë përmasat shumë të mëdha në stilin që i bënte ceremonitë patriarku kur ishte gjallë.
Dorëheqja... si institucion ende i errët në Shqipëri
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” (QSUT), Saimir Ivziku, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Lajmi konfirmohet nga burime në QSUT, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij vendimi dhe cili do ta zëvendësojë. Ndërkohë që burime të pakonfirmuara thonë se atij mund tia ketë kërkuar Ministri dorëheqjen.
"Anija e ëmbël" me shqiptarë vlerësohet me çmim në Festivalin e Venecias 2012
Filmi “La Nave Dolce” i Daniele Vicari-t fitoi sonte në Festivalin e 69-ë të Filmit në Venecia çmimin “Francesco Pasinetti” 2012. “Anija e ëmbël” ishte paraqitur jashtë konkursit dhe është hera e parë që Sindikata e Gazetarëve të Kinemasë vlerëson vepra jo në konkurrim. Falë xhirimeve të epokës dhe dëshmive të dorës së parë, dokumentari i Vicari-t riviziton eksodin biblik të gushtit 1991, kur 20 mijë shqiptarë morën një anije që transportonte 10 ton sheqer (që këtej edhe titulli) dhe zbarkuan në Bari.
Blendi Fevziu flet për "censurë Klosi" në TVSH. "Më karizmatiku" në karrierën e tij? Kadare. Por... pas Berishës e Nanos
Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes MAPO ku flet për historinë e emisionit të njohur "Opinion". Gazetarja Zefina Hasani e pyet mes të tjerash edhe për arsyet pse emisioni dikur në TV publik u zhvendos në TV Klan dhe Fevziu përgjigjet:
Agimi i Artë me ide të perënduara për Vorioepirin
Partia neonaziste greke “Agimi i Artë” pas skandalit të para disa ditëve kur anëtarët e saj sulmuan tregjet e emigrantëve, tani rishfaqet edhe si anti-shqiptare. Sipas Gazetës Shqiptare ajo i ka kërkuar zyrtarisht llogari Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, për faktin që ish-konsulli grek në Korçë, tashmë i është nënshtruar një hetimi administrativ pas përdorimit prej tij të termave “Epiri i Veriut” etj, në qytetin e Korçës.