Agron Tufa flet për “kohën kur kërcënonte Kreshniku”; dhe merret vesh se nuk ka mendim të mirë për të parin e kuqezinjve

Postuar në 08 Shtator, 2012 12:07

Nuk dihet me saktësi se ç’ka arritur Kreshnik Spahiu në terma politiko-elektoralë gjatë këtyre muajve të fundit, por një gjë ka arritur ta fitojë: vëmendjen e të tjerëve. Nuk ka ditë të mos flitet për të. Ka që e gjykojnë pozitivisht lëvizjen e tij, por ka që e shohin dhe negativisht. Një nga këta të fundit është  Agron Tufa, shkrimtar, i cili, i ngacmuar më së shumti nga kanosja publike që Spahiu ka bërë me një numër dosjesh penale në adresë të shumë eksponentëve të maxhorancës së sotme (kjo nismë e Aleancës Kuq e Zi është raportuar gjerësisht nga shtypi), është ulur e ka shkruar një artikull.

Ky artikull është i mbushur me fraza të llojit “parti me doza folklorike”, “[njeriu që] po hyn në skenën politike nga dera e pasme nëpërmjet shantazhit publik dhe acarimit artificial të klimës demokratike”, “vizioni i tij ka një shterpësi katastrofike”, “nacionalizmi [i tij] demode, i vrazhdë e i trashë”, “ligjëratat [e tij janë] histerike”, “ligjërimi [i tij është] tipik protonazist apo komunist”, etj, etj. Dhe të gjitha këto janë në adresë të Spahiut e të Aleancës së tij.

Në një moment, Tufa “nuk e përjashton mundësinë që z. Kreshnik të rritet, e kur të rritet, mendja e parë që do t’i vijë ka për të qenë një aleancë e rrufeshme me ata që tash po i kërcënon me burgim të përjetshëm”.

Dhe pas këtij parashikimi, bën mbylljen: “Ne veçse shpresojmë që z. Kreshnik të rritet, të rritet sa më shpejt… për qerren e vet, sigurisht, jo për gjë tjetër. E sa për kërcënimet më burg e litar, atëherë, të gjitha këto indisiplinime të parakohshme hormoniale të kreshpëruara politikisht, do të kujtohen në repertorin e gjesteve të tij si ‘Koha kur kërcënonte Kreshniku’.”

Shkrimi i plotë mund të ndiqet në linkun: http://www.panorama.com.al/2012/09/08/koha-kur-kercenonte-kreshniku/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

i kane ''sha'' baben ketij te tufezuarit,, kreshniket

Submitted by Kola (not verified) on

Tufa eshte Militant i PD. Por per Kreshnikun ka te drejte. Nqs e veni re Saliu qe eshte tip qe i kthen pergjigje cdo fjale per te nuk reagon ndaj akuzave te Kreshnik Spahit dhe agresivitetit te tij. Kjo sepse atij i intereson qe Kreshnik Spahiu ti marri vota PS dhe nqs arrin gje e ben deputet ( e blen) dhe nqs nuk arrin gje i ka hequr vota PS. Mos harroni qe Ramen e demtoi shume Partia komuniste per zgjedhjet bashkiake sepse i hoqi 1000 vota qe dolen qe kishin shume vlere. Prandaj njerezit ne shqiperi duhet te votojne 2 Parti te medha, sepse nqs merren me te voglat lemshi do vazhdoje dhe do behet me i koklavitur.

Submitted by Ilir (not verified) on

Qe kjo parti eshte e dale jashte kohe ne kete kohe globalizmi eshte, por me veprimet e Sali - Toptani-Zogu-t qe jane veprime te nje shekulli me pare eshte shume parti aktuale per aktualitetin e Shqiperise.....pra qe do te thote jemi nje shekull mbrapa ne veprime. Sali Rrugaci e ka tejkaluar Globalizmin dhe eshte bere universal....sipas kesaj llogjike edhe Ahmet Zogu bashke me Esat Toptanin kane qene "globalist" te parakohshem.......Partia e Kreshnikut eshte nje parti e nxitur nga Topi me qellim qe elektorati i djathte midis te djathtes ekstreme te Saliu-t dhe kesaj te djathte demode te Kreshnikut te zgjedh FRD.......e Topit.

Submitted by Agimi, (not verified) on

Pershendetje te gjitheve,

Erdha ketu te jap nje mendim per kete shkrimin e A. Tufes botuar fillimsht tek Panorama dhe ku te gjithe  diskutantet, 7-te  gjithsej , paperjashtim shpreheshin fuqishem shume dakort me Agron Tufa.

Nuk kishte asnje mendim kundra mer jahu...asnje mendim neutral.

Te gjithe mbeshtetes te fuqishem.

Mua personalisht asnjehere nuk me eshte botuar mendimi im te Panorama sepse ata te panorames e dine qe une kam ne balle nje tatuazh ku thuhet:

" Shpellari Berisha eshte qelbi i qelbit shqiptar"..dhe vetem prej ketij fakti asnje mendim i imi nuk me botohet ne Panorama sepse e dine se kush jam une.

Edhe me emer tjeter e kam provuar . por ata e nuhasin se kush ka shkruajtur dhe meazalla se me botojne.

Por edhe une kurre nuk do ta ndryshoj opinionin tim se kush ka qene kryeminister i vendit tim ne vitet 2005-2013.

Submitted by studenti (not verified) on

nuk eshte i besueshem shkrimi, fleterrufeja me sakte, kur te sulmon nje person qe ben pjese ne strukturen drejtuese te tvsh-se se sotme, qe eshte televizioni me koreano verior, pas atij te pjong-jangut! te shohe tvsh nje here zoteria, pastaj te na shese moral!

Submitted by Akil Ylli (not verified) on

Duke lexuar shkrimn tuaj z.Tufa mbeta disi i shokuar nga mllefi qe demostroni drejt partis A:k.Them kete,sepse ne mos gaboj,(njoh pak shkrimtaret e rinj) nuk te njoh si ithtare i regjimit berishian.Neqoftese do te ishit i tille,te them te drejten nuk do te humbja edhe kete pak kohe te replikoja me ju.Shpresoj te mos jem gabuar.
Une nuk jam partizan i AK,por “urrejtja”qe manifestoni ju ndaj kesaj partie te re besoj qe nuk ju ka hije,duke u nisur nga ajo,qe une i konsideroj shkrimtaret si ajka e elites se nje kombi.

Se pari,ne kontras me ju nuk shoh qe “lindja “e nje partie te re te jete keshtu bajate
Duke pare dhe praktikat 20 vjeçare qe na kane afruar dy partite e medha,mendoj se do te ishte i mirepritur krijimi i nje partie te re,e mbi te gjitha me karakter nacionalist,gje qe Shqiperia po e vuan dukshem keta 20 vjet.

Se dyti,nuk do ta gjykoja nje njeri, apriori,ne rastin konkret z.Spahiu,sepse ka punuar per shume shume vite ne nje tip administrate nuk ka te drejte te rebelohet,perkundrazi,e shoh si nje evolim te nje personi qe i ka pare” aferat ” nga
afer duke shperthyr ne te ate menyre qe e shonim ne sot.Mendoj se eshte e pa drejte ti versulemi dikujt,duke e anatemuar si nje hiç,pa ditur akoma se si do te rrjedhin ngjarjet deri ne fund.

Se treti,nuk e kuptova mire,se jeni trembur me shume qe Berisha mund te perfundoje ne burg,apo se regjimi i tij muhd te denohet pothuajse i gjithi.
Ndersa mua ne kete rast z.Kreshnik me duket disi i meshirshem,sepse te denosh
nje lider politik te nje vendi per shitje te trojeve te atdheut vetem me tete vjet heqje
lirie,me duket se ay nuk po e ben mire detyren e tij si jurist.Ne ket rast nuk kemi te bejme me nje supozim,por me nje fakt te kryer.Une e enderroj qe nje dite te vije nje burre me toptha, e te beje realitet, çerrjet deri ne ngjirje qe kemi degjuar tash 20 vjet ne çdo fushate elektorale kunder korrupsionit.Nuk e konsideroj hakmarrje
venjen para ligjit e te gjithe hajduteve me kollare,qe çvatin djersen e ketij populli
te gjore.perkundrazi,e shoh si nje konsolidim i demokracis qe endrrojm.
Edhe diçka tjeter me beri pershtypje(duke qene dhe shkrimtar).Ju thoni se z.Kreshnik kercenon me litare .Kjo me duket nje sforco e trillume ,sepse ai deri me tani nuk e ka thene nje shprehje te tille,Por me sa duket kjo i sherben misionit tuaj.
Shkurt, me dy fjale kjo ishte e gjitha.Shpresoj ne nje pergjigje.Pershendetje!

Submitted by Bujar (not verified) on

nje  opinion I ngritur mbi paragjykime dhe informacione te gabuara, nuk sjell ndonje dobi. p.sh. tufa ka me shume se nje vit qe nuk eshte me te tvsh-ja. me sa di, ai tani drejton nje institucion qe merret me studimin dhe zbardhjen e krimeve te komunizmit. kjo ka qene arsyeja qe ai ka reaguar ndaj Kreshnikut, mendoj. dhe si e tille, reagimi I Tufes duhet te na beje te mendojme se nuk shpetojme nga berishizmi duke aplikuar metoda komuniste. ky eshte nje synim  qe duan te arrijne ata qe nuk e duan kete vend.  kreshniku, perpara se ta ne beje engjellin, patriotin e nacionalistikn , nuk ka kerkuar aspak falje per vitet e bashkepunimit te ngushte me berishen, keshtu qae deri me tani, ai nuk na mbush dot mendjen se neser nuk do kthehet te bashkepunoje me djallin per interesat e tij te ngushta.  vendi nuk ka nevoje per iniciativa populiste, por per programe dhe stafe profesionistesh qe veprojne me integritet dhe ne zbatim te ligjit. gjithcka tjeter eshte demagogji.

Submitted by Rrahmani (not verified) on

Nese tufa paska ikur para e viti kjo serih nuk i ben nder sepse edhe para nje viti tvsh ka qene nje media skandaloze qe mbahej me parate e te gjithe shqiptareve, per te share nga mengjesi ne darke gjysem e tyre. Se dyti, tufa nuk kerkon hic fare te shpetoje nga berisha. Ai do ta kishte falur nje dore qysh sot, qe berisha te fitonte edhe nje here zgjedhjet. Tufa eshte fanatik, jo analist objektiv! Dakort i nderuar?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.