Dorëheqja... si institucion ende i errët në Shqipëri

Postuar në 09 Shtator, 2012 03:03

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” (QSUT), Saimir Ivziku, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Lajmi konfirmohet nga burime në QSUT, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij vendimi dhe cili do ta zëvendësojë. Ndërkohë që burime të pakonfirmuara thonë se atij mund tia ketë kërkuar Ministri dorëheqjen.

Dorëheqja e Drejtorit të QSUT, kaloi me një koment të thjeshtë nga Top-Channel: “ai ishte drejtori më jetëgjatë i QSUT...” Ivziku, vetëm 2 vjet! Kjo është dhe pika më shqetësuese e lajmit. Nëqoftëse të gjithë drejtorët e QSUT zgjaskan më pak se dy vjet ata ose janë të gjithë të paaftë, ose ky post është shndërruar në një “qokë” për miqtë e njërit apo të tjetrit.

Ky fenomen, ku asnjë post nuk është jetëgjatë (dhe “s’dihet” se pse) dobëson performancën e vetë institucioneve. Nga një funksionar i cili që sa zgjidhet e di se nuk zgjat dot më shumë se dy vjet, sigurisht nuk mund të presim të japë maksimumin.

Dorëheqja e më pas emërimi në pozicionet me rëndësi publike është një fenomen që nuk mund të kalojë në errësirë, do duhej të shoqërohej me motivimin përkatës të atij që e kërkon dhe me një rezyme përkatëse të punës së bërë. Por si gjithmonë transparenca me taksapaguesin nuk ka qneë kurrë pika më e fortë e shtetit shqiptar.

K. Cukali

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Per here te pare doreheqja u institucionalizua si nje model pozitiv kur Nano dha doreheqje nga PS pasi humbi zgjedhjet ne 2005 dhe me pas kjo krijoi precedentin pozitiv i cili zgjati shume pak kohe. Doreheqjet e Metes, Majkos dhe Nanos ne fillim te qeverisjes se PS sherbyen si eksperimente mesimore por 2005 i vuri vulen. Kjo solli edhe doreheqjen e Rusmailit nje akt qytetar qe kaloi ne heshtje. Por gjithshka filloi te degradoje kur ne 2008 Nano u refuzua nga Rama per postin e presidentit dhe kjo tregoi se dorehqja tashme mund te konsiderohej si nje vetvrasje.. Shkaterrimi i institucionit qytetar dhe moral te doreheqjes nga Edi Rama u kurorezua edhe me shkaterrimin ligjor te saj ne 2009 kur ai refuzoi te dorehiqet pasi humbi zgjedhjet. Tashme doreheqja perfundimisht eshte shkaterruar ne cdo permase dhe kush jep doreheqje kryen nje vetvrasje politike dhe profesionale. Rama e ktheu doreheqjen ne vitet 90...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.