SHBA-të thonë se Kosovën e kanë njohur 89 vende. “Jo, janë 91”, thotë diplomacia kosovare. Dhe tollovia vazhdon

Postuar në 09 Shtator, 2012 06:32

Diplomacia kosovare, qysh nga momenti që është shpallur pavarësia, ka patur e ka një objektiv përparësor: zgjerimin e hartës së vendeve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Procesi eci vrullshëm fillimisht, dhe në këtë mes ndikoi qëndrimi amerikan dhe qëndrimi i një numri shtetesh të rëndësishme të BE-së. Më pas, ka një ngecje, gjë që pritej. Por ajo që s’pritej është ky konfuzion i madh lidhur me numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën e pavarur.

Hillary Clinton para dy muajsh, por dhe ambasada amerikane në Prishtinë këto ditë, i mbahen pretendimit se Kosovën e kanë njohur 89 shtete. Ndërsa qeveria dhe diplomacia kosovare mbrojnë shifrën 91. Dalin dy shtete tepër. Janë Uganda e Nigeria. “Letra që ne e kemi parë të dërguar zëvendëskryeministrit Pacolli nga kryetari i Ugandës, Museveni, nuk përbën njohje. SHBA-të po ashtu nuk kanë parë notë diplomatike nga Qeveria e Nigerisë, gjë që do të tregonte se e ka njohur Kosovën”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane.

Nuk ka asnjë përgënjeshtrim të kësaj shifre, e në të njëjtën kohë, diplomacia kosovare i mbahet shifrës 91.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.