Sa nevojë ka bota për Mesia të vetëshpallur?

Postuar në 09 Shtator, 2012 05:15

Vazhdojnë në Korenë e Jugut përshpirtjet për vdekjen e Sun Myung Moon, “një prej egomaniakëve më të mëdhenj që ka njohur bota e pasluftës”, siç e përkufizoi The Indepenedent.

Sun Myung Moon, krijoi një kishë të vetën që ka tempuj dhe ndjekës në 150 vende, ndërsa dhjetëra mijëra ndjekës pritet të marrin pjesë në funeralin e tij që pritet të ketë përmasat shumë të mëdha në stilin që i bënte ceremonitë patriarku kur ishte gjallë.

I lindur në një fshat të Koresë Moon ishte një inxhinier elektrik, më pas edhe punëtor porti, për t'u shndërruar në patriarkun e një kishe të re të quajtur “Holy Spirit Association for the Unification of World Christianity” vdiq në moshën 92 vjeçare në 3 Shtator.

Më 2004, Moon-i deklaroi para një tuerme të madhe në Uashington, në Kapitol Hill, se perandorët, mbretërit dhe presidentët e vdekur prej kohërash, përfshi Hitlerin dhe Stalinin, kishin deklaruar "nga përtej varrit... për tërë qiejt e tokën, se Reverendi Sun Myung Moon ishte shpëtimtari dhe mesia e njerëzimit, Zoti i kthyer mbi tokë ".

Ai kishte arritur të ishte mik i dy presidentëve Bush, si edhe i liderit të ndjerë të Koresë së Veriut, Kim Sun Il.

Ajo çfarë të bën përshtypje te jeta e Sun Myung Moon është që kushdo mund të vetëshpallet si i dërguari i një zoti dhe me mijëra mund ta ndjekin, mjafton të ketë vullnetin dhe karizmën e duhur për t'ua mbushur mendjen.

Pyetja që rrjedh prej kësaj, është, sa prej mesiave e shekujve të kaluar kanë bërë të njëjtin rreng me njerëzimin?

k.c.

 

 

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

<p>ky kokrra e legeni ka qene perkrahes i diktaturave te amerikes latine. Mendohet se ndermjet tij levroheshin paret usa per ata. Gojet e liga thone se ka qene dhe mik i nene Terezes.</p>

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Te njejten gje kane bere te gjithe profetet, pra jane deklaruar si te derguar te perendise, perfshire Krishtin dhe Muhametin. Mekanizmi eshte i njejte. A mund t&#39;i besojme apo po, kjo mbetet çeshtje krejtesisht personale e secilit prej nesh.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Sa nevoje ka bota per mesia?</p><p>Nuk e di, po qartesisht ketu ne Shqiperi ka nja dy veta qe mendojne se jane mesia dhe njerin prej tyre kjo faqe shpesh e trajton si te tille.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.