Arkiv-Lajme
Sherr për karrigen e gabuar... Për gazetarin ka lidhje me ato që ka thënë Edi Rama për "ballistët dhe pulat"
Arta Dade: Mos u ul aty se është vendi i deputetëve
Adriatik Alimadhi: Pse çfarë problemi ka?
Arta Dade: Nuk e keni vendin aty
Adriatik Alimadhi: Arta ta lirova vendin se e kishe me merak
Arta Dade: Kujt i thua Arta, njihemi gjë bashkë?
Adriatik Alimadhi: Harrova, ju e doni shoqja Arta
Arta Dade: Ore për çfarë ke ardhur këtu, kush je ti?
Një ofertë amerikane surprizë në tenderin për Albpetrol
6 kompani (13 të tjera janë tërhequr) kanë paraqitur ofertat e tyre sot në ora 12.00 në METE në tenderin për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Mediat njoftojnë se ka pasur oferta nga 52 milionë (rusët e Gazprom) e deri në një ofertë (me sa duket e papritur për të gjithë) 850 milionë euro nga një fond amerikan investimesh nga Çikago, nën konsorciumin Vetro Silk Road Equity Ltd. Katër ofertat e tjera mes këtyre dy shumave ishin: Amber Shine INC - 790 mln euro, Bankers Petrolium, 303.
Kthen në minare oxhakun e ish-fabrikës së qelqit... Ardian Isufi mendon se për këtë e përjashtuan nga Bienalja e Venecias
Një debat i pazakontë vihet re dy ditët e fundit në faqet e kulturës në shtypin e ditës. Ka të bëjë me prezantimin e Shqipërisë këto ditë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia (Palazzo Zorzi). Fillimisht, në një konferencë për shtyp, zv/ministri Abaz Hado, kuratori i pavijonit Ilir Voci dhe një grup arkitektësh pjesëmarrës prezantuan projektet me të cilat janë paraqitur në Venecia. Në katalogun shqiptar të Venecias figuronin Maks Velo, Artan Shabani, Dritan Zeneli dhe Ardian Isufi.
Sonte, ndeshja me Qipron, koeficentët e basteve janë në favor të Shqipërisë
Sot në mbrëmje në orën 20:30 kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen kundër Qipros, e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2014 që zhvillohet në Brazil.
Në vitin 2009, kombëtarja jonë mundi Qipron me një rezultat tenistik 6-1 në miqësore, por nga ajo kohë, ishullorët kanë bërë shumë hapa para nesh.Fitorja është rezultati i vetëm i pranueshëm për kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje me Qipron dhe këtë e kanë nënvizuar edhe lojtarët kryesorë.
Krasta: Jodialektike dhe budallaqe të merresh me opozitën; si të shkelmosh një kalë të rrahur. Më shqetësojnë më shumë kuajt e harbuar
Në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes "Gazeta Shqiptare" Adi Krasta flet për televizionin, programet e tij dhe pak për politikën. Pyetjes "ka patur insinuata në shtyp për një sezon disi të vakët" – Krasta i përgjigjet duke bërë një klasifikim të publikut: "Jam i bindur që publiku inteligjent e pëlqen programin. Për atë më pak inteligjent? Unë do këmbëngul me dashuri, - thotë ai. Më pas gazetari e pyet për shfaqjen e tij në "Pallatin e Kongreseve" (A Show) dhe e quan qëndrimin e Krastës në atë shfaqje si "antiqeveritar".
“Patosi ynë nekrologjik”
“Teodor Kekon po e lëndojnë me lëvdata”, thosh Arben Bllaci qysh në titullin e shkrimit të vet të publikuar në Panorama. Kuptohet, është me idenë që Kekon po e pompojnë më tepër se sa ai meritonte e se sa ai vetë do donte, dhe për të bërë këtë shkrim është cytur edhe nga dekorata presidenciale ‘Mjeshtër I Madh’, edhe nga një program i tërë dedikuar Kekos, në të cilin janë dëgjuar dhe fraza të llojit “me Dorin kena qenë çuna lagjeje” (duhet ta ketë fjalën për Opinionin e Fevziut ca kohë më parë).
Uithersi, si Rajersoni, i sugjeron Berishës të dalë në pension
Kur ish-amabasadori amerikan Uithers u pyet nga Sokol Balla mbrëmë rreth rrezikut të përqëndrimit të pushtetit në një dorë, u përgjigj duke sjellë shembullin e Xhorxh Uashingtonit. Tha Uithersi: “Xhorxh Uashingtoni, i cili jetonte jo shumë larg nga këtu, u quajt babai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Popullariteti i tij ishte përtej çdo popullariteti që kanë gëzuar presidentët tanë në historinë e SHBA-së. Ai u zgjodh herën e parë dhe më pas për të dytën herë.
Imuniteti: Majko i zhgënjyer nga maxhoranca; Stefani i zhgënjyer nga opozita
Socialistët kanë rënë dakord ta votojnë ligjin mbi kufizimin e imunitetit pa e kushtëzuar me ndërhyrje të tjera në kushtetutë, por duke kërkuar në këmbim diskutimin mbi këto ndërhyrje menjëherë pas miratimit të ligjit mbi imunitetin. Mirëpo, nga maxhoranca erdhi mesazhi se kanë nevojë për kohë, dhe se ky diskutim mbi ndërhyrje të tjera në kushtetutë nuk ka asnjë urgjencë. Me këtë krijohet përshtypja se tërheqjes së socialistëve, demokratët po i përgjigjen me arrogancë.
Imuniteti: Majko i zhgënjyer nga maxhoranca; Stefani i zhgënjyer nga opozita
Socialistët kanë rënë dakord ta votojnë ligjin mbi kufizimin e imunitetit pa e kushtëzuar me ndërhyrje të tjera në kushtetutë, por duke kërkuar në këmbim diskutimin mbi këto ndërhyrje menjëherë pas miratimit të ligjit mbi imunitetin. Mirëpo, nga maxhoranca erdhi mesazhi se kanë nevojë për kohë, dhe se ky diskutim mbi ndërhyrje të tjera në kushtetutë nuk ka asnjë urgjencë. Me këtë krijohet përshtypja se tërheqjes së socialistëve, demokratët po i përgjigjen me arrogancë.
Një letër (e censuruar) Ina Ramës dhe gazetave: Ndalni telenovelën e përçudnuar "Nazime"
Komiteti i Helsinkit dhe Rrjeti Kundër Dhunës Gjinore e Trafikimit i ka dërguar një letër të hapur kryeprokurores Ina Rama dhe drejtuesve të gazetave të vendit për rastin e Nazime Vishës. Organizatat në fjalë, i kërkojnë Ina Ramës të ndalë rrjedhjen einformacionit për raste të tilla ndërsa gazetave u kërkohet të ndalojnë editimin e kësaj hitorie dhe të merren me probleme të tjera më të rëndësishme për vendin. Letra vjen një ditë pasi shtypi iu rikthye historisë së Nazimes 18-vjeçares e cila më 13 gusht ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Fiqiri Muça.