Withers në shtypin e ditës

Postuar në 07 Shtator, 2012 03:04

Shtypi i ditës i ka dhënë hapësirë dhe kënde të ndryshme editimi intervistës së ish-ambasadorit amerikan Withers. “Panorama” e “Shekulli” e kanë shmangur ish-ambasadorin nga titulli hapës i numrave të sotëm, kurse gazetat e tjera kryesore të vendit e kanë në krye, por vihet re se kryeredaktorët janë sjellë ku në mënyrë finoke e ku në mënyrë të drejtpërdrejtë me qëndrimet e diplomatit, duke përfituar edhe nga fakti që intervista e gjatë kishte brenda disa tema.

Shqipi ka për titull kryesor "Withers: Shqipëria në buzë të greminës” dhe i ka dhënë intervistës në brendësi faqet 2-3 të plota.

Shqiptarja.Com e ka trajtuar intervistën e Withers me Sokol Ballën bashkë me deklaratat e sekretarit Riker dhe ka dalë në ballinë me titullin e madh “Alarmi i SHBA: Berisha po merr të gjithë pushtetet”

“Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, megjithëse të të njëjtit grup, janë sjellë në mënyra të ndryshme me intervistën. “Panorama” e ka nxjerrë intervistën titull të dytë të faqes së parë dhe bie në sy 'kujdesi' për të theksuar që ish-ambasadori është “në pension”. (teza e pensionit të Withers është kundër-përgjigja qeveritare sa herë flet Withers). Kurse në brendësi i kanë dhënë faqen 2, ku janë përqëndruar më shumë te pjesa e intervistës ku Withers flet për jetën e tij, duke shmangur përgjithësisht në editimin e tyre akuzat e rënda ndaj qeverisjes. Kurse Gazeta Shqiptare ka qenë më e drejtpërdrejtë: "Withers: Shqipëria në buzë të greminës" - është titulli i tyre (po edhe GSH në mbititull, ngjashëm me Panoramën, ka futur pak “pension”).

"Shekulli" e ka parë të udhës ta hapë gazetën sot me një “Superaksion të policisë në mesnatë”, kurse Withersin e ka edituar në një foto poshtë lajmit policesk, me titullin: “Berisha, boll me dy mandate”. - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.