Sonte, ndeshja me Qipron, koeficentët e basteve janë në favor të Shqipërisë

Sot në mbrëmje në orën 20:30 kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen kundër Qipros, e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2014 që zhvillohet në Brazil.
Në vitin 2009, kombëtarja jonë mundi Qipron me një rezultat tenistik 6-1 në miqësore, por nga ajo kohë, ishullorët kanë bërë shumë hapa para nesh.Fitorja është rezultati i vetëm i pranueshëm për kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje me Qipron dhe këtë e kanë nënvizuar edhe lojtarët kryesorë.
Në hapje të eliminatoreve, Shqipëria së fundi ka humbur në vitin 2000 kur u mposht nga Finlanda. Në 2002 barazoi me Zvicrën, ndërsa në shtator të vitit 2004 u shënua fitorja historike kundër Greqisë, që sapo ishte shpallur kampione e Evropës.
Si rrallëherë edhe koeficentët e basteve janë në favor të Shqipërisë për sfidën e sotme. Një fitore e kuqezinjve ndaj Qipros vlerësohet me 1.8, ndërsa barazimi kuotohet me më shumë se 3 për ndeshjen e mbrëmjes. Fitorja e ishullorëve shihet si më pak e mundshmja dhe paguan rreth 4 herë shumën e vënë në baste. (TCH)
Add new comment