Arkiv-Lajme
Shqiponjë apo… prerëse kallamsheqeri?
Fillimisht u akuzuan autorët e Monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë, Visar Obrija dhe Kai R. Kiklas, për ngjashmërinë e veprës së tyre me veprën e skulptorit të njohur Riçhard Serra. Dy autorët, njëri nga Kosova e tjetri nga Gjermania, nxituan t’i hidhnin poshtë zërat për plagjiaturë në një konferencë për shtyp. Pastaj, një tjetër akuzë për plagjiaturë, kësaj radhe për logon e 100-vjetorit të shtetit shqiptar.
Një 'shaka ambasadoriale' (pa kripë) në FB për vajzat kosovare: "Kurrë më pak se dy, është zakon këtu"
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Ernst Reichel është larguar këto ditë nga Prishtina për t'u zëvendësuar, - por lajmi nga disa të përditshme në Kosovë dhe Maqedoni është lidhur me raportimin e një "incidenti" rreth 3 javë më parë të diplomatit të lartë në rrjetin social Facebook. Bëhet fjalë për komentet e shkëmbyera mes vetë ambasadorit dhe një miku të tij mbi një foto ku diplomati gjerman kishte pozuar në shoqërinë e dy vajzave shqiptare.
Bota e këtij shekulli? Do jetë e gjigandëve të vjetër SHBA-Rusi dhe e gjigandëve të rinj të uritur… Po BE?
Kur matet fuqia, Bashkimi Evropian e ka vendin bashkë me SHBA-në dhe Kinën në Tri të Mëdhatë globale. Megjithatë, po t’ia thuash këtë zyrtarëve në Pekin, Uashington ose në ndonjë kryeqytet tjetër botëror, do të qeshin me zë. Kjo superfuqi potenciale shihet gjerësisht si një njeri i sëmurë i botës së zhvilluar”. – Kështu e nis artikullin në “New York Times”, historiani dhe komentatori britanik, Timoti Garton Ash, në të cilin ngre pyetjen nëse Evropa mund t’i mbijetojë rritjes së pjesës tjetër.
Arbnori e dy gladiatorë "po bëhen gati"…
Dy gazetare të së përditshmes Shekulli kanë qenë në "Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit". I kanë gjetur skultorët e atjeshëm duke përgatitur një bust të Pjetër Arbnorit. Ai është porositur nga qeveria për 100-vjetorin, do të jetë 1 e 80 centimetra i gjatë dhe përkrah do të ketë një libër, - raporton Shekulli. Nga reportazhi kuptohet që në proces përgatitje "janë edhe dy gladiatorë, të cilët kanë një histori të veçantë që zë fill që në vitet '60. Skulptori që merret me to Artan Hajdari, thotë në këtë raport të "Shekullit":
Ra gongu i fushatës “së përjetshme” elektorale
Duket se kjo do të jetë fushata elektorale më e gjatë në historinë elektorale të Shqipërisë. Ajo ka filluar, tashmë, nëse injorojmë faktin se ne jetojmë prore në një klimë elektorale. Sot Edi Rama tha para deputetëve të vet, se edhe “dhjetë muaj na ndajnë nga kurorëzimi me sukses i përpjekjes sonë të gjatë e të mundimshme opozitare”. Pastaj shtoi: “Këta dhjetë muaj ne do ndajmë me shqiptarët vizionin për Shqipërinë që duam dhe programin tonë për një Rilindje Kombëtare”.
Surroi: Ja pse ndodh që ambasada USA bëhet 'parlamenti i vërtetë' i shqiptarëve. Dhe diçka për varrimin e Xhaferit
Në një intervistë me Ilva Taren që transmetohet në Ora News sot në mbrëmje, publicisti dhe politikani kosovar Veton Surroi ka folur për konfliktin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, për varrimin e Arbën Xhaferit, për paralelet Tiranë-Prishtinë etj. "Mos ta mistifikojmë idenë se dikush në Washington zgjohet në mëngjes dhe mendon për shqiptarët"- thotë Surroi mes të tjerash, kurse për varrimin e Arbën Xhaferit, shprehet: "Varrimi i Arbënit ka qenë krejtësisht i kundërt me vlerat e tij..." Më poshtë disa pjesë të shkëputura nga intervista:
Lumi (pa diga) i honorareve dhe kryetari (me honorare) i Digave të Mëdha...
Në një akt që Ministria e Financave ka dërguar për miratim në qeveri ditët e fundit, titullari i këtij dikasteri Ridvan Bode u kërkon gjithë institucioneve të ulin me urgjencë shpenzimet operative. Por vetëm pak ditë para kësaj shkrese në fundin e qershorit të këtij viti, vetë ministrat kanë miratuar një listë të re honoraresh ku shpërblejnë vetveten për pjesëmarrjet në borde, këshilla dhe komisione shtetërore. Vendimin dhe listën e hollësishme të këtyre honorareve i ka bërë publike në numrin e sotëm, e përditshmja "Shqiptarja.com".
Miq të Respublica-s, vini re!
Provuam gjithë këto kohë që të eksperimentonim me publikimin e lirë dhe të pacensuruar të komenteve të atyre lexuesve që kanë qenë aktivë edhe me shënime të tyret, por mund të themi se eksperimentimi ‘dështoi me sukses’. Ne duam të falenderojmë të gjithë ata lexues që, edhe në këto rrethana të lirisë për të “harbuar” me komente, nuk i janë dorëzuar ngasjes për të “harbuar”; përkundrazi, kanë shkruar e publikuar komente qibare, me një gjuhë normale dhe brenda standardeve etike. Por nga ana tjetër, komentues të tjerë kanë qenë zhgënjyes.
Salebanët sipas Stefanit dhe "Akuzo kundërshtarin për krimin që sapo ke bërë vetë!" si moto naziste
A do të ketë konsensus për heqjen e imuniteteve? Dmth a do të votohen në Kuvend, paralel me heqjen e imuniteteve, edhe një paketë ndryshimesh kushtetuese të propozuara nga opozita? Andrea Stefani mendon që jo. Në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP ai thotë se "motori psikologjik" i zhvillimeve të afërta politike do jetë vetëm ambicia e Berishës për pushtet absolut dhe asgjë tjetër.
Ose në Departamentin e Thesarit, ose në të Buxhetit, diçka s’shkon…
Në një lajm të djeshëm, njoftuam për një raportim të gazetës Shqip rreth një projekt-vendimi të hartuar në 28 gusht nga Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave, sipas të cilit, më 7 shtator do të ndërpriten/kufizohen tenderët e rinj, shpërblimet e dietat dhe telefonat (http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/03/kursim-kursim-kudo-kursim ).