Arkiv-Lajme
Sezoni i ri nis në stilin e njohur: Palët bien dakord të mos bien dakord
PS-ja, me gojën e Edi Ramës, nënvizoi në fillim të sezonit politik (saktësisht, pardje) se socialistët janë në favor të ligjit mbi heqjen e imunitetit, por në të njëjtën kohë përsëriti dhe idenë për të bërë, me këtë rast, ndërhyrje të tjera në kushtetutë. Dhe bëri me dije se është dorëzuar paketa e amendamenteve kushtetuese në Parlament.
Maxhoranca ka gjetur çelësin e mbijetesës: Lobbying
Kjo maxhorancë ka gjetur, me sa duket, sekretin e suksesit e të mbijetesës. Cili është? Është lobimi. Mund të bësh ç’të duash këtu brenda, dhe me një lobim të mirë ti mund të shumëfishosh efektin e një suksesi të pretenduar, apo mund të minimizosh efektin e një zullumi.
Ministria e Brendshme ‘i hap sytë opozitës’
Ministria e Brendshme nuk është dakord me qëndrimet e Partisë Socialiste lidhur me emergjencën e zjarreve. Madje, është e zemëruar, e për këtë arsye, hyn në një debat të natyrës politike me të. Ka qenë në mënyrë të veçantë një reagim i PS-së që ua ka prishur ‘qejfin’: “Shqipëria digjet në flakë, ndërsa kryeministri krihet para kamerave. Shfaqet rrugë më rrugë me sloganin Shqipëria po ndryshon dhe shan e shan opozitën, teksa flakët vazhdojnë përpijnë ç’u del përpara – në mungesë të shtetit që e ka braktisur detyrën”.
A është Shqipëria "një vend mysliman"? Vehbiu flet për klishe të qëllimshme prej së cilës dikush fiton 'para në dorë'
Shqipëria, vendi më tolerant mysliman, lexohej sot një titull te Gazeta Shqiptare, i një artikulli kushtuar fotografit Joseph Coudelka. Artikulli, (por jo vetëm ai) I ka tërhequr vëmendjen Ardian Vehbiut, i cili në blogun e vet Peizazhe të Fjalës shkruan:
100 gra (dhe një... Berishë) sipas Forbes-it. Dhe Forbesi e paraja sipas 'The Guardian'
Forbes ka shpallur këto ditë listën e 100 grave më të fuqishme në botë. Angela Merkel është në krye, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, është renditur e dyta, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousef. Në top-pesëshen e parë ndodhen edhe Melinda Gejts, bashkëudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melinda Gates”, dhe Xhill Abramson, kryeredaktore e “New York Times”. Sipas Forbes, ato janë renditur në bazë të ndikimit dhe sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë.
Referendumi, lojë pa top e Berishës, thotë Edi Rama
Një ditë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar kryetari i PS i përsërit kryeministrit qëndrimin se vetëm votimi nga mazhoranca i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita janë kusht që PS të votojë heqjen e imunitetit. Ndërsa Berisha po bën "lojë pa top" me çështjen e referendumit. "Nëse mazhoranca do t'i miratojë këto ndryshime atëherë heqja e imunitetit do të votohet brenda shtatorit, nëse nuk do të votohen atëherë është një arsye më shumë që në zgjedhjet e 2013 kjo qeveri të rrëzohet me votë"- tha Rama.
105 zyrtarët, 105 bujarët dhe pak hesap mbi një listë të Panoramës
E përditshmja Panorama ka botuar sot një listë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Janë gjithsej 105 emra. Arsyeja pse janë veçuar nga 4700 zyrtarët e tjerë që ligji i detyron të dëshmojnë pasurinë, është se këta kanë deklaruar edhe dhurata të përfituara gjatë periudhës që kanë ushtruar funksione publike. (bëhet fjalë për 3 vitet e fundit – sipas raportimit të Panoramës).
Po tërhiqet LSI-ja nga pretendimi për kryeprokurorin?
Pak kohë më parë një prej eksponentëve kryesorë të LSI-së, Spartak Braho, nuk e fshehu aspak ambicien e tij për t’u zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm. Një intervistë e tij për një të përditshme shqiptare, ku u vetëofrua për këtë post, ngjalli mjaft reagime ndërkohë që në skenën politike shqiptare u kthyen bisedimet jo formale dhe të vështira mes dy partive kryesore në mazhorancë për çështjen në fjalë. Por sa duket LSI-ja e ka humbur këtë betejë andaj përgjigjja që vjen nga kjo forcë politike (të paktën zyrtarisht) është krejt formale; atë e zgjedh vetëm Presidenti i Republikës.
Mapo citon 'burime të rezervuara' dhe flet për 12 kryeagjentë lokalë të shkarkuar brenda ditës
E përditshmja MAPO raporton sot se kreu i ri i SHISH-it Visho Ajazi Lika ka shkarkuar (brenda ditës!) të gjithë drejtorët e këtij institucioni në rrethe. Gazeta shton në artikullin e saj se të shkarkuarit janë njoftuar se do ripunësohen në detyra të tjera brenda Shërbimit Informativ, detyra të cilat raportuesi i quan "detyra të rolit bazë" (me sa duket, në nivele më të ulëta).
Fushatë folklorike, por efektive, e AK-së kundër “politikanëve që kanë kryer krime”
Ka disa muaj që Aleanca Kuqezi ka zgjedhur një mënyrë shumë efektive për të shpërndarë mesazhet e saj. Gjatë fundjavëve, kur politikanët në përgjithësi bëjnë pushim, Aleanca Kuqezi ka zhvilluar aktivitete të ndryshme, të cilat pasqyrohen gjerësisht në ekranet e televizionëve dhe kompjuterave, qoftë dhe për arësyen e thjeshtë se janë aktivitetet e vetme politike gjatë fundjavës. Ndoshta edhe vetëm për këtë arsye, fushatat e AK-së janë efektive....
Dhe sot AK-ja filloi fushatën ndoshta më folklorike, por edhe më efektive deri me tash.
