Mapo citon 'burime të rezervuara' dhe flet për 12 kryeagjentë lokalë të shkarkuar brenda ditës

Postuar në 02 Shtator, 2012 07:20

E përditshmja MAPO raporton sot se kreu i ri i SHISH-it Visho Ajazi Lika ka shkarkuar (brenda ditës!) të gjithë drejtorët e këtij institucioni në rrethe. Gazeta shton në artikullin e saj se të shkarkuarit janë njoftuar se do ripunësohen në detyra të tjera brenda Shërbimit Informativ, detyra të cilat raportuesi i quan "detyra të rolit bazë" (me sa duket, në nivele më të ulëta).

Shkruan MAPO:  "Vetëm në një ditë, kreu i ri i SHISH-it  ka shkarkuar nga detyra të gjithë drejtorët e këtij institucioni në rrethe. Bëhet fjalë për 12 drejtorë në qarqet e vendit… Lajmi konfirmohet nga burime të rezervuara, të cilat thanë se vendimi u është bërë i njohur ish-drejtuesve tri ditë më parë. Gjithë drejtuesit e shkarkuar janë zëvendësuar menjëherë nga persona të emëruar nga kreu aktual i SHISH-it…".

Sipas MAPO-s, spastrime do ketë edhe në drejtorinë qendrore, për të cilën me sa kuptohet nga raportimi do përdoret marifeti i "strukturës së re": "...Edhe pse aktualisht në drejtorinë qendrore nuk ka ende lëvizje, konfirmohet se kreu i ri i SHISH-it ka urdhëruar stafin e tij të afërt të nisë nga puna për përcaktimin e strukturës së re të institucionit…. Struktura që pritet të jetë gati në fund të këtij viti ka si qëllim riorganizimin e Shërbimit Informativ, institucion ky që u drejtua për 7 vjet nga Bahri Shaqiri…" - shkruan gazeta në kryeartikullin e sotëm.

 

Në foto: Ish-kreu i SHISH Shaqiri në ceremoninë presidenciale të marrjes së detyrës nga Nishani, i cili pak ditë më pas firmosi shkarkimin e tij

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Fillim i mbare, gjysma e punes. Tani sikur te shkarkonte dhe veten, mire do ishte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.