105 zyrtarët, 105 bujarët dhe pak hesap mbi një listë të Panoramës

Postuar në 02 Shtator, 2012 10:46

E përditshmja Panorama ka botuar sot një listë të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Janë gjithsej 105 emra. Arsyeja pse janë veçuar nga 4700 zyrtarët e tjerë që ligji i detyron të dëshmojnë pasurinë, është se këta kanë deklaruar edhe dhurata të përfituara gjatë periudhës që kanë ushtruar funksione publike. (bëhet fjalë për 3 vitet e fundit – sipas raportimit të Panoramës).

Po të vëresh listën dhe të bësh disa numërime bazuar tek ajo - rezulton se nga 105 emra, 31 janë zyrtarë të Doganave dhe Tatimeve, 23 janë gjykatës dhe prokurorë. Pjesa tjetër, janë drejtues të institucioneve të rëndësishme, deputetë, dhe nëpunës të tjerë të administratës.

Dhuratat për të cilat flitet, kanë vlera nga 500 mijë deri në 24 milionë lekë të reja. Në krye është zv.ministri i Mjedisit, Auron Meneri, (në foto) i cili ka deklaruar rreth 24 milionë lekë të reja në zërin "dhurata" (!). Sipas ILDKP-së, këto dhurata janë para, zyra ose shtëpi banimi. Gjithsej "105 zyrtarët" kanë përfituar në formë dhuratash rreth 290 milionë lekë (2.9 milionë dollarë). Kurse "105 bujarët", pra ata që ua kanë dhuruar këto pasuri nuk janë deklaruar kush janë dhe as ILDKP nuk i gjurmon dot.

Sa për të bërë një hesap, deputeti Edi Paloka përshembull ka deklaruar në 3 vjet sipas kësaj liste 40 milionë lekë dhurata. Duke e mbajtur pak me hatër i bie që të ketë përfituar mesatarisht 13 milionë lekë dhurata në vit, pra mbi 1 milion lekë dhurata në muaj (!). Llogarisni pastaj zotin Meneri me 6 fishin e tij. Boooh! Goxha të dhënë pas dhuratave… (A.N.)

Në foto: Zv.Ministri i Mjedisit Meneri, në krye të "listës së dhuratave"

Comments

Submitted by engjell (not verified) on

Gjynah  per te shkretet ,kane bere sevap  per ta ,se jane hallexhinj ,mezi sigurojne buken e gojes per vehte dhe çilimiqerit e tyre .

Kjo pune eshte bere keq fare ,po ne te shkreteve pse nuk na bie radha per dhurata ?!

Edhe ne gje e gjalle jemi .

Po keta te ILDKP kaq budallenj jane xhanem ,apo marrin edhe ata "dhurata "?!

Po keta xhyrmetet ku jane ,sa jane ,sa kane ,ku i gjejne ,ke rjepin ,Amani se mos ja xhvasin K/ministrit ,hapni syte se eshte holle edhe nuk ka me ç'te ushqeje familjen ::::

Ju te ILDKP hajeni ate ... ne nuk e hame ......

Submitted by Roland (not verified) on

Ahhh te kisha une ndonje nga keta shoket e Palokes te me benin dhurate nje akullore jo me shume,,

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Pse nuk i meritojne?!

Lodhen c'do dite te shkretit. Lum ne qe i kemi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.