Ministria e Brendshme ‘i hap sytë opozitës’

Ministria e Brendshme nuk është dakord me qëndrimet e Partisë Socialiste lidhur me emergjencën e zjarreve. Madje, është e zemëruar, e për këtë arsye, hyn në një debat të natyrës politike me të. Ka qenë në mënyrë të veçantë një reagim i PS-së që ua ka prishur ‘qejfin’: “Shqipëria digjet në flakë, ndërsa kryeministri krihet para kamerave. Shfaqet rrugë më rrugë me sloganin Shqipëria po ndryshon dhe shan e shan opozitën, teksa flakët vazhdojnë përpijnë ç’u del përpara – në mungesë të shtetit që e ka braktisur detyrën”.
Në këto rrethana ka nxjerrë zëdhënësin e vet luftarak, i cili synon ‘ta fusë opozitën në rrugën e mbrojtjes së interesit publik”:
“Ministria e Brendshme i bën apel kreut të opozitës që në sinkron me ndjeshmërinë dhe kërkesën e mbarë opinionit publik, në vend të fërkimit të duarve në situata të tilla me shpresën se fiton kapital politik, të bëjë apel për ndëshkime më të ashpra ndaj gjithë atyre që shkatërrojnë pasuritë kombëtare dhe të individit. Nuk është koha për t’u fryrë zjarreve të përfitimit politik, por është koha për të shprehur solidaritet me çdo banor të këtyre zonave dhe vlerësim për të gjithë ata punonjës të shtetit, të cilët sakrifikojnë gjithçka, vënë jetën në rrezik për të shpëtuar pyjet, ullishtet, shtëpitë dhe jetën e çdo qytetari të këtij vendi.”
Vijon të bjerë era regjim këtej nga anët tona. Gjithçka e të gjithë janë më një anë, e më anë tjetër është opozita ‘që nuk i do të mirën vendit’.
M.N.
Comments
Ka kohe qe qelbet era
<p>Ka kohe qe qelbet era Regim.Edhe ministrite jane ne sulme politike.Edhe zedhensit e Ministrive po ashtu ne sulme politike.Edhe ploicet e thjeshte jane ne sulm te opozites.Katundaret ne ministri dhe qeveri.Te gjithe nen sherbimin Kamikaz te Saliut.Ne c'do vend demokratik te botes,ne raste emergjencash qe dalin jashte kontrollit,ndonjeri jep dorheqjen ne ministri,zakonisht ministri.Tek ne,as qe behet fjale,fajesohet opozita dhe kaq.Sllogani eshte se Shqiperia do kishte perparuar shume me teper sesa sot,nqs nuk do kishim opozite.Sepse opozita vetem sa prish pune.</p>
Add new comment