Arkiv-Lajme

Socialistët: Jemi gati ta heqim imunitetin, por ....

Postuar në 31 Gusht, 2012 06:54

Do ta votojnë socialistët ligjin për imunitetin? Sot ka dalë një eksponent i partisë së tyre, Fatmir Xhafaj, dhe ka deklaruar se ne jemi gati ta votojmë, se nuk kemi asgjë kundër, por .... Ky ‘por’-i nuk jep shanse se ky ligj mund të miratohet. “Të votojmë brenda muajit shtator edhe imunitetin dhe amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Ne jemi shprehur se për imunitetin vota jonë është pro.... Mjaft që në javët që vijnë të bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe të votojmë.

Lubonja nuk shkon përtej korrupsionit të Berishës; dhe s’merret vesh pse

Postuar në 31 Gusht, 2012 05:05

“Me HEC-et po aplikohet i njëjti model falimentar i lejeve të ndërtimit, po kalohet nga politika ‘një pallat, një votë’ në politikën ‘një HEC, një votë’”, përsërit Lubonja denoncimin e tij të kahershëm, dhe këtë e thotë pas sulmit që i bëri Berisha në mbledhje të qeverisë. E thotë në një intervistë për gazetën Panorama.

Një intervistë tipike e Tritan Shehut

Postuar në 31 Gusht, 2012 04:11

Shqiptarja.com i ka marrë një intervistë njeriut më të gjendshëm për këtë punë, Tritan Shehut. Ky i fundit nuk di të thotë ‘jo’ përpara një kërkese për ta intervistuar, e prandaj ti hap gazetat, apo televizionet, dhe ... sheh portretin e tij.

Intervista në shqiptarja.com është e gjatë, por më poshtë kemi veçuar disa fraza të tij ‘të qëlluara’:

-[Imunitetet?] Realisht nuk ka një zgjidhje tjetër përveç referendumit. Dhe opozita është e bindur që opinioni i elektoratit shqiptar është pro kufizimit të imunitetit.

‘Misteret’ e sezonit të ri televiziv

Postuar në 31 Gusht, 2012 03:52

Në numrin e sotëm, Mapo ka folur për ‘merkaton’ televizive të sezonit, me fjalë të tjera, mbi të gjitha lëvizjet dhe programet e reja që do transmetohen duke filluar qysh nga shtatori. Sipas gazetës së Çilit, Agron Llakaj i ka dhënë fund aventurës me TV Klanin, ku për tre vjet drejtoi një program jashtë natyrës së tij; është fjala për Milionerin. Do të shkojë në Vizion Plus për një program të ri komik, me titull ‘Al Pazar’. Jonida Shehu e ka lënë televizionin Albania Screen për Ora News-in, ku do të ketë një program të vetin dhe ku do të mbulojë lajmet kryesore të ditës, ato të mbrëmjes.

Shpërthimi anti-Lubonjë i Berishës sipas Bazes... Dhe Lubonja-Baze sipas (dhe pas) një kabllogrami WikiLeaks

Postuar në 30 Gusht, 2012 15:38

Mero Baze ka komentuar sot në mbrëmje në TemA-n e tij online "shpërthimin" e djeshëm të Berishës ndaj Lubonjës në mbledhjen e qeverisë. Për Bazen ajo që ndodhi "lidhet me padobinë e modelit Lubonja për modelin Berisha”.

Mbrojtja e dobët që po i bën Jahjaga “vendimit për t’mos dhënë dorëheqjen”

Postuar në 30 Gusht, 2012 14:56

Koha Ditore jep këtë informacion lidhur me një pyetje që i është bërë Presidentes Jahjaga mbi dorëheqjen e mundshme të saj (gjë që i kërkohet nga më shumë se një drejtim mbi bazën e një marrëveshjeje të bërë para një viti) dhe lidhur me përgjigjen që ajo ka dhënë: “E pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte kategorike: ‘Nuk jap dorëheqje’.

U përcaktuan grupet e kompeticionit Champions League

Postuar në 30 Gusht, 2012 14:31

Është hedhur shorti i kompeticionit Champions League, dhe janë përcaktuar tetë grupet, brenda të cilave do të garohet fillimisht. Është një moment që mezi pritet nga të gjithë ata që ndjekin me pasion futbollin europian.

Ja grupet, marrë nga versioni online i gazetës sportive italiane Il Corriere dello Sport:

GRUPPO A
Porto
Dinamo Kiev
Paris St. Germain
Dinamo Zagabria

GRUPPO B
Arsenal
Schalke 04
Olympiacos
Montpellier

Obama kapet pas frazës republikane: “Faktet? S’do ta lëmë fushatën në dorë të tyre”

Postuar në 30 Gusht, 2012 12:44

Të martën, në një program televiziv në ABC, teksa dikush po vinte në dyshim saktësinë e disa sloganeve elektorale anti-Obama të kampit republikan, një pjesëtar i fushatës së Romney-t, një pollster (ai që organizon e analizon anketime e sondazhe), me emrin Neil Newhouse, nxorri nga goja shprehjen: We're not going to let our campaign be dictated by fact-checkers, që në shqip do bënte: nuk do ta lëmë fatin e fushatës në dorë të fact-checkers-ve (një ‘fact- checker’ është dikush brenda një gazete apo agjencie informacioni, që verifikon e konfirmon për herë të fundit faktet e lajmet para publiki

Kudo ka deputetë ‘me dërrasa mangët’; edhe në Belgjikë

Postuar në 30 Gusht, 2012 09:39

Një deputet belg, Jurgen Verstrepen, pasi është informuar mbi lirimin nga burgu të Michelle Martin-it, gruas që ka ndihmuar në vrasjen e dy fëmijëve, është kapur prej zemërimit, ka hapur profilin e tij në twitter, dhe aty ka shkruar një mesazh me afro 140 karaktere: “Nëse ne të gjithë vihemi në lëvizje, mund të grumbullojmë aq fonde sa të paguajmë një vrasës shqiptar për ta hequr qafe të sapoliruarën nga burgu”.

Në tekstet shkollore duhet të jepen koncepte, e jo të promovohen personalitete

Postuar në 30 Gusht, 2012 08:14

Më ra në dorë teksti i Edukatës Shoqërore të klasës së nëntë, në të cilin jepeshin njohuri mbi demokracinë e sistemin politik. Është një libër i shkruar nga Juliana Ajdini e Veronika Duci. Natyra didaskalike e tij kërkon ilustrime me figura, gjë që bëhet dhe aty. Por të bën përshtypje, se për ilustrimin fotografik të funksionimit të institucioneve në Shqipëri, janë zgjedhur foto të këtyre ditëve. Fjala vjen, në kapitullin e Pushtetit Ekzekutiv në Shqipëri janë zgjedhur dy foto, njëra e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, e tjetra e Sali Berishës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme