Arkiv-Lajme

Mesazh i Berishës për Metën, në lidhje me Spartak Brahon

Postuar në 28 Gusht, 2012 06:37

Në një intervistë në gazetën Mapo, deputetit të PD-së Dashnor Sula i bëhet kjo pyetje e drejtpërdrejtë rreth kandidatit për postin e kryeprokurorit: “Cili mendoni se duhet të jetë profili i kreut të ri të akuzës dhe, a duhet të vijë ai nga aleati më i madh qeverisës, nga LSI-ja?”

FRD anon nga “Poli i Tretë”, AK nga “Fronti Antiregjim”

Postuar në 28 Gusht, 2012 05:53

Anëtari i grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Ora News, ka deklaruar prerë: “Aleancë me partitë e vjetra nuk bëjmë, me të tjerat aleancat janë të hapura, por është ende shpejt. Ne synojmë mos të kemi një duopol në politikë, nuk është sistem funksional në Shqipëri. E kemi deklaruar se s`mund të kemi koalicion as me PD, PS apo LSI.” Sipas Biberajt, fluksi më i madh i votave për FRD-në do të jetë nga elektoratin i djathtë, kryesisht të zhgënjyerit pas koalicionit të PD-së me LSI-në.

Safo Marko largohet pa bujë e pa ceremonira nga kjo botë

Postuar në 28 Gusht, 2012 05:06

Shumëkush e ka marrë vesh shumë vonë që Safo Marko është gruaja e Petro Markos. Emrin e saj e kemi hasur fillimisht prapa kopertinash të librave për fëmijë, si ilustruese e përmbajtjes së tyre me figura e vizatime.

Zogaj jep shpjegimin e vet pse Berisha po bën bujën referendare

Postuar në 28 Gusht, 2012 04:32

Kujt i duhet një referendum pa kundërshtarë?, pyet Zogaj qysh në titull në shkrimin e vet të publikuar në Shqiptarja.com, në të cilin ai jep versionin e tij të shpjegimit të kësaj propagande referendare:

Braçe: Banka e Shqipërisë bën shpenzime për ushqime e për sport!!!

Postuar në 28 Gusht, 2012 04:20

Deputeti Erjon Braçe është shndërruar në një burim informacioni më vete. Tok me denoncimet që bën, ai jep dhe lajme përpara se t’i japë shtypi, apo të cilat shtypi i raporton duke iu referuar atij. Është shndërruar pra në një agjenci lajmesh.

Zjarret janë një emergjencë mediatike, por jo politike

Postuar në 28 Gusht, 2012 03:57

Emergjenca e zjarreve është lajmi i parë i këtyre ditëve.

Interpelancë në parlamentin grek për Marin Memën. Në Shqipëri qeveria hesht

Postuar në 27 Gusht, 2012 16:17

Pengimi në kufirin grek i gazetarit të ‘Top Channel’, Marin Mema dhe shpallja e tij si person i padëshiruar në Greqi, ka sjellë reagime edhe në Parlamentin e vendit fqinj.

Deputetja e së majtës radikale, Maria Janakaqi ka kërkuar interpelancë lidhur me sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe procedurën e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit për shpalljen e Marin Memës person “non grata” në Greqi.

Enver Hoxha është tërbuar me ‘Pashallarët e Kuq’; dëshmia është e Vahid Lamës

Postuar në 27 Gusht, 2012 13:31

Vijojnë kujtimet e Vahid Lamës, sekretarit personal të Enver Hoxhës. Në fragmentin e sotëm të këtyre kujtimeve, të publikuara në Panorama, është një pasazh, ku autori rrëfen reagimin e Enver Hoxhës lidhur poemën e Ismail Kadaresë me titull “Në mesditë u mblodh Byroja Politike”, që më pas u njoh me titullin “Pashallarët e Kuq”. Ish Ramis Alia që ia kish çuar në zyrë atë poemë, ia kish lënë në dorë, dhe kish dalë. Kur hyn Vahid Lama në zyrën e Enver Hoxhës, ky i fundit shpërthen: “Merri këto shënime dhe jepja Nexhmijes për t'i sistemuar diku në arkiv.

“Jam penduar që kam vrarë; kam bërë dhe burg për këtë; por mbetem në gjak”

Postuar në 27 Gusht, 2012 11:39

Ka vrarë dikë kur ka qenë i ri, 18 vjeç. Dhe prej asaj kohe, për plot 22 vjet, nuk guxon të shkelë në shtëpinë e vet. Ka ndërruar vendbanim. Është në një qytet të largët, në periferi të vendit. Dhe nuk del prej shtëpie. Është martuar ndërkohë. Ka qenë i ngujuar, por ka gjetur shoqen e jetës. Kush ëhstë ky? Ku banon? Si quhet e shoqja? Nuk thuhet asgjë, nuk jepet asnjë info e tillë në shkrimin e Adelajda Xhamanit, në Panorama. Ndryshe, ai, dhe familja, do të rrezikohej.

Por një intervistë e ka dhënë; tok me të shoqen. Është shumë interesante:

 

Afganistan: Talebanët therin 17 vetë; dyshohet për një plojë ‘mbi motive morale’

Postuar në 27 Gusht, 2012 10:12

Diku, në një cep të Afganistanit të Jugut që është nën kontrollin e talebanëve, këta të fundit kanë vrarë sot 17 civilë; më saktë, i kanë therur. Bëhet fjalë për 15 burra e dy gra. Shumica e agjencive të botës e trajtojnë si një plojë ‘nderi’ këtë krim, por mungojnë raportimet 100% të sakta. Sipas disa dëshmive, viktimat kanë qenë në një party, në një festë me këngë e valle, kur kanë mbërritur ekzekutorët e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme