FRD anon nga “Poli i Tretë”, AK nga “Fronti Antiregjim”

Anëtari i grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Ora News, ka deklaruar prerë: “Aleancë me partitë e vjetra nuk bëjmë, me të tjerat aleancat janë të hapura, por është ende shpejt. Ne synojmë mos të kemi një duopol në politikë, nuk është sistem funksional në Shqipëri. E kemi deklaruar se s`mund të kemi koalicion as me PD, PS apo LSI.” Sipas Biberajt, fluksi më i madh i votave për FRD-në do të jetë nga elektoratin i djathtë, kryesisht të zhgënjyerit pas koalicionit të PD-së me LSI-në. Ai theksoi se e djathta e vërtetë mungon në Shqipëri, dhe se FRD-ja po synon krijimin e një të djathe moderne që afrohet drejt qëndrës.
Ndërsa në një intervistë publikuar në gazetën Tema, Sekretari i Aleancës Kuqezi, Myslym Pashaj, shprehet se për rrëzimin e regjimit të Berishës, duhet të krijohet një front i gjerë opozitar, ku secila parti mund të ruajë identitetin e vet. Sipas Pashajt, AK-ja është një parti e qendrës, e hapur për bashkëpunim me çdo parti që synon rrëzimin e regjimit antikombëtar të Berishës.
Re.Pu.
Comments
Ideja e frontit te gjere per
<p>Ideja e frontit te gjere per rrezimin e regjimit antikombetar te Sali Berishes nuk eshte as e re dhe as e papritur. E ka ngritur Gjinushi vite me pare dhe asnjeri nuk e perfilli praktikisht. Mbase edhe per aresyen se Rama dhe PS, ne ate kohe, nuk ndiheshin aq te konsoliduara organizativisht, dhe ne rruge programore, sa per te merituar pa ekuivoke lidershipin e Frontit te Gjere Clirimtar. Ajo qe une kuptoj dhe qe me ligeshton ne intervisten e Pashait te AKZ eshte fakti qe ai nuk prononcohet konkretisht ne lemin e aksionit politik qe duhet ndermare per krijimin e Frontit te gjere Clirimtar. Se Ai nuk percjell mesazhe te prekshme per te gjithe aktoret politik antiregjimit. Se Ai edhe vete personalisht nuk tingellon besimndjelles. Dhe me e para nga te gjitha. Se Ai nuk ka kurajo qe te deklaroje se ne skenen politike shqiptare tashme ka nje force vendimmarrese dhe vendimzbatuese te pakundershtueshme. E cila eshte Partia Socialiste. Se ka edhe nje figure imponuese dhe te besueshme gjeresisht. Figura e Edi Rames. Jo se Rama eshte Mesia. Por nuk ka tjeter qe ta konkuroje ne te gjitha dimensionet qe Ai shpalos publikisht prej 10-12 vitesh. Per te mos u zgjatur. Zoti Pasha, qe ne turqisht Pasha nenkupton graden e gjeneralit te ushtarise, behuni gjeneral, dilni pak nga vetja, sebashku me te rinjte rretherrotull dhe deklaroni publikisht se: nje ore e me pare duhet te mblidhemi grusht, oraganizativisht. Se me kete grusht do te mbajme lart flamurin kombetar. Ideologjikisht. Boshti i flamurit duhet te jete partia me e madhe ne vend, qe eshte ajo Socialiste. Dhe se lideri i Frontit duhet te jete Edi Rama. Pra duhet, eshte casti, qe AKZ te investohet politikisht pa asnjedyzim. Te fitoje politikisht - me shoke dhe aq sa i takon. Te konsolidoje staturen e vet si Parti e kthjellet nacionaliste-shqiptare. Te rritet numerikisht. Te piqet, deri atje ku mban, ne beteja per mbrojtjen me xhelozi te paepur te ceshtjes kombetare. Dhe, pas plotesimit te ketij cikli historik ajo do te mund qe te gezoje natyrshem, me vota te lira dhe te ndershme, pjesmarjen ne qeverisjen e vendit. Durim, pune dhe largpamesi. E kunderta. AKZ do ti ngjaje nje flamuri te perzhitur nga tymi dhe flaka e kokave te ndezura te cilat historikisht e kane ushqyer politiken shqiptare.</p>
Une mendoj qe ka ardhur koha
<p>Une mendoj qe ka ardhur koha qe "nacionalistet" e Spahiut te bashkohen hapur me "socialistet" e Rames dhe te shpallin FRONTIN E MADH NACIONAL-SOCIALIST ;-P</p>
Per mendimin tim nje
<p>Per mendimin tim nje koalicion parazgjedhor i AKs (ose FRDs) me PSn do ishte gabimi me i madh strategjik qe mund te bej AK-ja. Nga ai veprim vetem PS-ja fiton. AK-ja humbet, dhe perfundon si G99. Vendi humbet sepse ngelet po i njejti dypol i kalbur PS, PD.</p><p>Qe Rama do jete kryeministri i ardhshem, kjo dihet. Sado votues te mbledhi AK-ja me FRD-n nuk do kene kurre mjaftueshem per te qene koalicioni me i madh. E rendesishme eshte te kene nje peshe sa me te madhe ne koalicionin e ardhshem qeverises ne menyre qe pas 6 vitesh te mos ankohemi per shenderrimin e Rames ne nje Berishe III, se e ka treguar qe ka tendenca autoritare po ashtu si Berisha.</p>
Add new comment