Arkiv-Lajme
Hidrocentralizimi i vendit dhe dyshimi i Lubonjës mbi doktorët që do të vinë pas Doktorit
“Shikoni foton që po i bashkëngjis këtij shkrimi. E kam bërë në një nga gjiret më të bukur të Jugut tonë, atë të Bunecit, para ndonjë viti. Kur e pashë për herë të parë, nuk po isha në gjendje të kuptoja se çfarë qe ajo si digë e madhe që kishte betonizuar e çimentizuar një pjesë të madhe të atij plazhi. Ishte pamje krejtësisht absurde, sepse nuk dukej as si ndërtim pallati. Pastaj u informova dhe më thanë se ai ishte një hidrocentral. Po po, një hidrocentral! Shikojeni me vëmendje foton.
Biberaj: Më 21 janar u krye një vrasje shtetërore; Bamir Topi lider i së djathtës reale
“Ajo që ndodhi më 21 janar 2001 përbën një vrasje shtetërore”, thotë Aleksandër Biberaj në një intervistë për Shqipin. Dhe kërcënimet e fundit të Berishës lidhur me këtë ngjarje, sipas tij, janë një mënyrë për të justifikuar krimin.
Biberaj: Më 21 janar u krye një vrasje shtetërore; Bamir Topi lider i së djathtës reale
“Ajo që ndodhi më 21 janar 2001 përbën një vrasje shtetërore”, thotë Aleksandër Biberaj në një intervistë për Shqipin. Dhe kërcënimet e fundit të Berishës lidhur me këtë ngjarje, sipas tij, janë një mënyrë për të justifikuar krimin.
Banka Botërore: Shqipëria kampione e Ballkanit për varfërinë
Gazeta Panorama ka publikuar sot disa të dhëna nga një raport i Bankës Botërore mbi varfërinë në disa vende ish-komuniste. Raporti i Bankës Botërore është bazuar në të dhëna të vitit 2010, kur kriza ekonomike ende nuk e kishte goditur Shqipërinë me forcën e saj të plotë. Kosova nuk është përfshirë në këtë raport.
Majko pret që zgjedhjet 2013 të jenë të paskrupullta; dhe na fton të rilexojmë Arturo Ui-në
Shkrimi i Pandeli Majkos ish publikuar në një numër gazetash, por vetëm Gazeta Shqiptare kish mbajtur titullin në origjinal: Sindroma ‘Arturo Ui’. Të tjerat kishin zgjedhur për titull mesazhe të tjera të Majkos. Dhe në fakt, në shkrim kish më shumë se një mesazh.
Gjuha angleze si gjuhë leksionesh? Tarifa polemizon me Bulon e Manollarin
Para ca ditësh, e përditshmja shqiptarja.com kish intervistuar gjuhëtarin Jorgo Bulo dhe pedagogun Ilirjan Manollari, të cilët i kundërviheshin idesë së kryeministrit lidhur me propozimin që gjuha angleze të bëhet gjuhë e leksioneve të universitetet tona. Bulo e skualifikoi idenë kryeministrore si “emocionale”, dhe si ide që vjen prej “kompleksit provincial” të kryeministrit.
Një debat mes profesionistësh mbi linjën editoriale të New York Times-it
E përditshmja amerikane New York Times punëson herë pas here një Public Editor, i cili nuk merret me çështje korrente e konkrete të gazetës, por mban gjallë komunikimin me lexuesit dhe përgjigjet për gazetën përpara këtyre të fundit; ai shkruan herë pas here në gazetë dhe opinione të tijat. Editori i fundit publik, të cilit “i mbaron mandati këto ditë”, quhet Arthur Brisbane. Brisbane ka provokuar një debat me shkrimin e fundit, në të cilin ka qortuar linjën editoriale të gazetës së famshme. “Anon shumë majtas”, thotë ai në thelb për gazetën.
Kreshnik Spahiu: Berisha ka frikë, prandaj është shndërruar në një bunker lëvizës
Në një shkrim të vetin, Kreshnik Spahiu ka merak të paralajmërojë të gjithë që të mos bien në grackën e Berishës në debatin mbi imunitetin. Sipas tij, referendumi është një pesë me hiç (mund të miratohet në rastin më të mirë pas një viti; “kur Berisha të jetë në pension”, saktëson ai). Pse e bën Berisha këtë zhurmë?
Gratë topless në Europë janë një praktikë banale, ndërsa në SHBA nuk lejohen
Sondazhet e bëra thonë se 80% e grave në SHBA do donin të dilnin topless në plazh. Është një shifër që flet qartë për një main-stream, mirëpo ende kjo gjë nuk është e lejuar në pikëpamje legale. Ka një lëvizje ‘Go Topless’, që po kërkon ta shtrijë barazinë gjinore edhe në këtë drejtim, por ende ka rezistencë nga establishmenti politik dhe kulturor. Përderisa burrat dalin gjokszbuluar, pse të mos dalin dhe gratë? – kjo është pyetja që shtrohet në terma kulturorë.
Kronika e një terrori akustik; është kronikë e përditshme
Suela Gera që shkruan për shqiptaren.com kish bërë një kronikë të zhurmave pranë apartamentit të saj, në një ditë të caktuar, kur i kish bujtur një kushurirë emigrante, tok me të bijën gjashtëmuajshe. Është një kronikë (dhe terror) zhurmash, të cilën ajo e ka bërë e cytur prej faktit që bebja nuk mundi të flinte, derisa u gdhi e nesërmja, dhe kushurira mori valixhet dhe iku në punë të saj.
Ora 09.00: Vogëlushja kish rënë në gjumë prej një gjysmë ore, dhe zgjohet papritur me të qara nga zhurma e një betoniere.