Arkiv-Lajme

Lame: Faji duhet kërkuar këtu brenda

Postuar në 25 Gusht, 2012 05:23

Artan Lame e nis në mënyrë ironike shkrimin e tij të publikuar në Shqip, e të titulluar në mënyrë po ironike: ‘Vendosa të bëhem grek’. Ja çfarë thotë ai në krye: “Sa të poshtër paskan qenë këta grekët, dreqi e mori!

Pse rrugët për në Berat e Përmet janë lënë pas dore?

Postuar në 25 Gusht, 2012 04:51

Fotoja që shoqëron këtë shënim është një foto e rrugës Lushnjë-Berat. Nuk është foto e kërkuar me qiri, dhe e bërë me zellin për “ta nxirë situatën”. Është një foto që mund ta shkrepësh në gjithë gjatësinë e kësaj rruge, që të çon në Berat. E tillë është dhe rruga që të çon në Përmet.

Deputeti i Beratit ka denoncuar sot faktin, që një muaj më parë, ministri Olldashi ka bërë një show televiziv, ka dalë përpara kameravce duke pasur në sfond makineri e vinça e ka dhënë lajmin se ka filluar ndërtimi i kësaj rruge. Nuk ka filluar ende asnjë punim.

Zheji: Pse nuk flet ministri ynë i jashtëm?

Postuar në 25 Gusht, 2012 04:17

“Në asnjë vend tjetër të qytetëruar dhe europian nuk ndodh që një gazetar, dhe aq më tepër një gazetar i mirë dhe profesionalisht i ndershëm, të ndalohet dhe të kthehet mbrapsht në kufi, si të ishte një kriminel apo bandit” – kështu e fillon Artur Zheji shkrimin e vet me titull ‘Kur tjetër duhet të flasë ministri i jashtëm?’, dhe kuptohet që fjala është për rastin ‘Marin Mema’, për gazetarin e Top-channel-it, të cilit iu mohua hyrja në territorin grek.

Pacolli përgënjeshtrohet: nuk ekziston një vend i 92-të, që ka njohur Kosovën

Postuar në 25 Gusht, 2012 02:47

Janë 91 shtete që e kanë njohur Kosovën. “Jo, janë 92”, tha ca ditë më parë Behgjet Pacolli, zv. Kryeministri i vendit, dhe nxorri nga xhepi një notë verbale të nënshkruar nga Presidenti i Malit, Dioncounda Traore, nëpërmjet së cilës deklarohej njohja e shtetit të Kosovës. Por festa nuk zgjati shumë. Dhe prishësi i festës është vet Presidenti i vendit afrikan.

The Sun publikon fotot nudo të princit Harry; dhe provokon debat

Postuar në 24 Gusht, 2012 14:09

Shtypi britanik bie shpesh në një mendje kur vjen puna të maskohet ndonjë naivitet, prapësi apo mendjelehtësi publike e ndonjë anëtari të familjes mbretërore. U mendua se do të ndodhte e njëjta gjë edhe me princ Harry-n, i treti në radhë për të marrë fronin, i cili është fotografuar nudo në prani të një grupi prej më shumë se njëzet vetësh në një party në një hotel të Las Vegasit. Në fakt, për tri ditë me radhë, ndonëse në web qarkullonin lirisht këto foto, në shtypin britanik flitej për ngjarjen pa foto.

Xhaxhai i Aleks Nikës, Marku, i përgjigjet flakë për flakë Berishës

Postuar në 24 Gusht, 2012 12:43

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, avokat, është ulur të shkruajë me një ngut gazetarësh në përgjgije të Berishës, i cili sot, krejt papritur, “u kthye në vendin e krimit”. Është ndjerë i fyer e i provokuar nga fjala e kryeministrit, i cili arriti të thosh se “do të dënojmë ata që e çuan Aleks Nikën dhe tre të tjerët për t’u vrarë përpara kryeministrisë”.  Dhe prandaj frazat i ka zemërake, aq zemërake sa të jep përshtypjen se ato fraza nuk i ka për publikun, por vetëm për veshët e Berishës. E fillon shkrimin duke thënë se “shumë njerëz mund ta dëgjojnë me neveri këtë njeri.

Braçe e Ngjela i përgjigjen Berishës për 21 janarin

Postuar në 24 Gusht, 2012 11:09

Dy reagime të menjëhershme kanë ardhur pasi Berisha evokoi në mënyrën e vet, e për hesap të vet, 21 janarin e vitit 2011 (“shpirtrat e katër të vrarëve kërkojnë drejtësi; do ndëshkohet ai që i solli para kryeministrisë për t’u vrarë”, tha ai në një gjendje kllapie). Reagimi i parë pritej, ai i Erjon Braçes: “Ka një ditë zero! Një ditë kur ti dhe soji yt nuk do jetë në pushtet! Atë ditë fillon numërimi ndryshe. Atë ditë do nisë të bëhet drejtësi! Me ty të parin! Harroji gardistët. Ata janë në fund! Çdo gjë nis nga ty! Harroje se do të ta falë kush vrasjen.

Berisha: Do hetojmë se kush i solli katër të vrarët përpara kryeministrisë

Postuar në 24 Gusht, 2012 08:44

Berisha i është kthyer sot 21 janarit, dhe këtë e ka bërë në dukje për të justifikuar shkarkimin e Bahri Shaqirit. Ja fjala e tij lidhur me këtë argument:

Aleanca Kuq e Zi: Maqedonasit po na marrin vajzat në këmbim të bagëtive

Postuar në 24 Gusht, 2012 05:56

Agjencia NOA raporton mbi një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi, me anën e së cilës reagohet kundër fenomenit të martesave të shtetasve shqiptarë me qytetarë të kombësive të tjera; dhe këtë e ka bërë mbi bazën e një studimi të kryer, siç pretendohet, prej asaj vetë. Sipas disa të dhënave të këtij studimi, “është rritur numri i martesave të shqiptarëve me qytetarë me maqedonas që nuk i përkasin etnisë shqiptarë”. “Në Maqedoni vetëm gjatë gjashtë mujorit të pare të këtij viti janë zyrtarizuar 112 kërkesa për martesë midis femrave nga Shqipëria dhe meshkujve nga Maqedonia.

Imer Mushkolaj: Të vihesh kundër radikalëve islamikë është shenjë patriotizmi

Postuar në 24 Gusht, 2012 05:39

Opinionisti Imer Mushkolaj që shkruan për Gazetën Express dallon dhe denoncon rrezikun e radikalizmit islamik në Kosovë. Është aq i shqetësuar sa arrin të deklarojë se “nuk ka patriotizëm më të madh se sa të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”. Këtë e bën në artikullin e tij me titull “Dhunshëm dhe rrezikshëm”, të publikuar sot në këtë gazetë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme