The Sun publikon fotot nudo të princit Harry; dhe provokon debat

Shtypi britanik bie shpesh në një mendje kur vjen puna të maskohet ndonjë naivitet, prapësi apo mendjelehtësi publike e ndonjë anëtari të familjes mbretërore. U mendua se do të ndodhte e njëjta gjë edhe me princ Harry-n, i treti në radhë për të marrë fronin, i cili është fotografuar nudo në prani të një grupi prej më shumë se njëzet vetësh në një party në një hotel të Las Vegasit. Në fakt, për tri ditë me radhë, ndonëse në web qarkullonin lirisht këto foto, në shtypin britanik flitej për ngjarjen pa foto. Por sot, tabloidi The Sun i ka dhënë dum punës duke privilegjuar lirinë e shtypit përpara privacy-së së një anëtari të familjes monarkike, dhe ka publikuar ato foto në faqe të parë të shoqëruara nga titulli ‘Heir it is! (‘heir’ është një lojë fjalësh, ku ngatërrohet shqiptimi i emrit Harry dhe kuptimi i fjalës heir – trashëgimtar i fronit). Dhe e ka shpjeguar këtë gjest, duke thënë pak a shumë se:
- Këto foto bën vaki të kenë implikime për imazhin e princit Harry, që shpesh përfaqëson Britaninë nëpër botë.
- Në atë party ka pasur dhe probleme të sigurisë për princin, dhe kjo gjë duhet të dalë në dritë.
- Princi e ka komprometuar vetë privacy-në e vet.
- Nuk do të kish kuptim të vijohej me këtë qasje përsa kohë që ato foto po shiheshin nga miliona vetë në internet.
- Shtypi ka të drejtë të informojë lidhur me princ Harry-n, i cili, përveçse merr pjesë në veprimtari publike si përfaqësues i monarkisë britanike, është edhe oficer i ushtrisë.
- Fotot janë pjesë e lajmit, e në këtë ku[tim lajmi del i cunguar pa qenë i shoqëruar me fotot.
- Pretendimet e avokatëve të Familjes Mbretërore se “këto foto nuk kanë interes publik” nuk pinë ujë; janë gazetarët që përcaktojnë nëse një ngjarje është me interes për publikun.
- Publikimi i fotove në fjalë është një test i rëndësishëm për lirinë e shtypit në Britaninë e Madhe.
Re.Pu.
Comments
Eshte i ri, ta lejne te beje
<p>Eshte i ri, ta lejne te beje qejf!</p><p>I çik me vonese ju Res Publica gjithsesi.</p>
E kujt i plasi? Pse lajm
<p>E kujt i plasi? Pse lajm eshte ky? Ne na eshte zhveshur lakuriq diten per diell Edi Rama e nuk na ka bere pershtypje. Do te na beje pershtypje ky çunak qe nuk ka asnje pergjegjesi a funksion politik!</p>
Edhe Rama nuk kishte funksion
<p>Edhe Rama nuk kishte funksion politik kur u zhvesh, as nuk ishte ne Shqiperi, por ne France ne plazhet nudo. </p>
Add new comment