Arkiv-Lajme
Epidemia’ e zjarreve me gjeografi të plotë, nga jugu në veri
Në të gjithë territorin e vendit mbeten 31 vatra aktive zjarresh.
Ardian Vehbiu: Siti i Kryeministrisë, një moçal padijeje
I ngacmuar nga një shkrim i shqiptares.com, ku raportohet mbi pasaktësi, madje dokrra, në websitin e Këshillit të Ministrave, Ardian Vehbiu futet në këtë sit dhe bën verifikimin e materialit. Këtë e thotë në një shkrim të tijin të publikuar si zakonisht në blogun Peizazhe të Fjalës, dhe po aty i merr një e nga një pasaktësitë, dhe teksa i përgënjeshtron, nuk harron as të denoncojë padijen e atyre që e kanë shkruar atë informacion mbi gjuhën shqipe (fjala është tamam për një info të tillë).
Ja disa pohime të sitit të denoncuara e të saktësuara nga Vehbiu:
BE apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?
Gazetari, Francesco Guarascio ka botuar sot një shkrim në sajtin Public Service Europe, i specializuar për analiza, debate dhe opinione për çështjet evropiane. Shkrimi i tij titullohet, BE-ja apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?, duke shtruar një pyetje thelbësore për të, Perspektiva evropiane për të dy vendet, a do të mund të bindë numrin e lartë të mbështetësve të “Shqipërisë së Madhe” të heqin dorë nga bashkimi?
Shkrimin e plotë e lexoni më poshtë
S’ka lekë për emergjencën e zjarreve; për luksin e komfortin e zyrave, po
Top-channel informon sot, bazuar në informacionet e marra nga terreni, se në këtë emergjencë të provokuar nga zjarret që kanë pushtuar vendin, po punohet në kushte të vështira, me mjete rrethanore. Nuk ka fonde, thotë Top-i. “Qeveria e shpenzoi të gjithë rezervën në fillim të këtij viti për nevojat e korporatës elektro-energjektike, në masën 2 miliardë lekë, duke ruajtur vetëm fondin e kontigjencës, prej 2.6 miliardë lekësh për ruajtjen e deficitit buxhetor (Fondi i kontingjencës është fondi i parashikuar në buxhet për fatkeqësi e nevoja të paparashikuara në të ardhshme).
Shehu: Kryeprokurori i ri, zgjedhje e Presidentit, jo një pakt PD-LSI
Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqëndruar tek referendumi në debatin politik, po merr jetë edhe çështja e Kryeprokurorit të ri të vendit, duke bërë të qartë se Ina Rama duhet të lërë shumë shpejt zyrën.
Deputeti, Tritan Shehu, megjithatë e sheh si një çështje institucionale dhe jo politike zëvendësimin e Prokurorit të ri dhe si një e drejtë e Kreut të Shtetit.
Deputeti Shehu në të njëjtën linjë me qëndrimin e Kryeministrit, sheh referendumin si e vemtja rrugë për kufizimin e imunitetit.
Një biznesmen grek ‘me probleme e pretendime’ në zyrën e Berishës
Porti i Vlorës, shumë miniera të vendit dhe pasuri të tjera publike rrezikojnë të përfundojnë në duart e një biznesmeni të dënuar për mashtrim. Bëhet fjalë për investimet që parashikon të kryejë në Shqipëri kompania greke DEMCO. Presidenti i saj, Dimitri Contominas, është dënuar në Greqi, dy vite më parë për falsifikim dhe përvetësim si edhe është i lidhur me shumë çështje korruptive në Greqi dhe Maqedoni.
Fullani e Braçe hahen dhëmbë për dhëmbë
Guvernatori Fullani nuk e ka injoruar denoncimin që atij i është bërë nga Erjon Braçe lidhur me shpenzime luksoze, të cilaat deputeti socialist i ka nxjerrë nga bilanci zyrtar i shpenzimeve. Flet për shpifje të bëra në adresë të tij, por nuk specifikon ku konsistojnë ato, pasi ai nuk i mohon shpenzimet për ushqim, sport, etj; thjesht i justifikon ato “Sa i takon ushqimit është menca, sa i takon sportit është pjesë e zhvillimit të një institucioni botëror. Vajzat e BSH-së, volejbolliste, fituan çmimin e dytë në Ballkaniadën e bankave qendrore.
Fullani e Braçe hahen dhëmbë për dhëmbë
Guvernatori Fullani nuk e ka injoruar denoncimin që atij i është bërë nga Erjon Braçe lidhur me shpenzime luksoze, të cilaat deputeti socialist i ka nxjerrë nga bilanci zyrtar i shpenzimeve. Flet për shpifje të bëra në adresë të tij, por nuk specifikon ku konsistojnë ato, pasi ai nuk i mohon shpenzimet për ushqim, sport, etj; thjesht i justifikon ato “Sa i takon ushqimit është menca, sa i takon sportit është pjesë e zhvillimit të një institucioni botëror. Vajzat e BSH-së, volejbolliste, fituan çmimin e dytë në Ballkaniadën e bankave qendrore.
Bill Nye: Besoni se njerëzimin e ka krijuar Zoti? Ok, po mbajini larg fëmijët nga besimi juaj
Amerikanët “hanë bukë veç” në shumë drejtime. Fjala vjen, shumë vetëve mund t’iu duket e pabesueshme, por gati një në dy amerikanë (saktësisht 46%) është kreacionist, dmth njeri që beson se ka qenë Zoti që ka krijuar njeriun në formën e tij të sotme nja 10 mijë mijë vjet më parë, jo më herët. Nëpër shkolla mësohet teoria e evolucionit (vetëm në Tennessee dhe në Louisiana mësuesve u njihet e drejta të kritikojnë teorinë evolucioniste e të propagandojnë teorinë kreacioniste), por fëmijët dëgjojnë lidhur me këtë temë dhe nga të rriturit, prindër e të afërm.
Mesazh i Berishës për Metën, në lidhje me Spartak Brahon
Në një intervistë në gazetën Mapo, deputetit të PD-së Dashnor Sula i bëhet kjo pyetje e drejtpërdrejtë rreth kandidatit për postin e kryeprokurorit: “Cili mendoni se duhet të jetë profili i kreut të ri të akuzës dhe, a duhet të vijë ai nga aleati më i madh qeverisës, nga LSI-ja?”
