Fullani e Braçe hahen dhëmbë për dhëmbë

Postuar në 28 Gusht, 2012 10:39

Guvernatori Fullani nuk e ka injoruar denoncimin që atij i është bërë nga Erjon Braçe lidhur me shpenzime luksoze, të cilaat deputeti socialist i ka nxjerrë nga bilanci zyrtar i shpenzimeve. Flet për shpifje të bëra në adresë të tij, por nuk specifikon ku konsistojnë ato, pasi ai nuk i mohon shpenzimet për ushqim, sport, etj; thjesht i justifikon ato “Sa i takon ushqimit është menca, sa i takon sportit është pjesë e zhvillimit të një institucioni botëror. Vajzat e BSH-së, volejbolliste, fituan çmimin e dytë në Ballkaniadën e bankave qendrore. [Sa për të tjerat] Banka po bën revolucion për rikonstruktimin e godinave të saj. Në një hark trevjeçar BSH do të ketë një godinë prestigjioze. Me këtë element ajo bëhet pjesë e eurosistemit.”

Braçe nuk e ka vonuar kundër replikën. Dhe jep detaje që e zhvillojnë dhe e plotësojnë denoncimin e tij: “Shpenzimet për kompensim ushqimi janë mbulimi i një kontrate tërësisht personale, të kërkuar prej teje, në favor të një kompanie, jo prej punonjësve të BSH! Bëhet fjalë për kompaninë e kunatit të Fullanit, Nine Shkurti, që i faturohen shpenzimet.”

Përsa u takon shpenzimeve për sport, Braçe bën një pyetje: “Paguhen me ato [para] përpjekjet e tua për t’u kthyer në elegancën biologjike qe s’e ke patur kurrë?” Por nuk jep shpjegime që e bëjnë të kuptueshëm këtë aluzion.

Në fund të shënimit të tij, që Braçe e ka ndërtuar në formën e një letre, përsëritet e saktësohet akzuza e qerave: “Ti nuk përgjigjesh për shpenzimet e qerasë. Se bën dot! Janë 1 milion dollarë të shpenzuara për qera ne vitin 2011, bëhen gati 3 milion dollarë prej 2009-tës. E gjitha, në një kohe kur ti ke harxhuar para pa hesap për të blerë godina për bankën, restauruar të tjera!”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.