S’ka lekë për emergjencën e zjarreve; për luksin e komfortin e zyrave, po

Top-channel informon sot, bazuar në informacionet e marra nga terreni, se në këtë emergjencë të provokuar nga zjarret që kanë pushtuar vendin, po punohet në kushte të vështira, me mjete rrethanore. Nuk ka fonde, thotë Top-i. “Qeveria e shpenzoi të gjithë rezervën në fillim të këtij viti për nevojat e korporatës elektro-energjektike, në masën 2 miliardë lekë, duke ruajtur vetëm fondin e kontigjencës, prej 2.6 miliardë lekësh për ruajtjen e deficitit buxhetor (Fondi i kontingjencës është fondi i parashikuar në buxhet për fatkeqësi e nevoja të paparashikuara në të ardhshme).
Për ta nënvizuar fort këtë situatë, gazetarët e Top-it kishin nxjerrë në evidencë kontrastin me logjikën shkapërdare të qeverisë në drejtime të tjera të “relaksit burokratik e administrativ”. Ja ç’thuhet në faqen online të televizionit me seli tek Piramida: “Zyrtarët e shtetit shqiptar nuk i kanë ndalur shpenzimet për modernizimin e zyrave dhe ambienteve të pushimit. Disa ministri kanë nisur në korrik rikonstruksionin e zyrave, me motivacionin se ishin të vjetra. Pavarësisht se buxheti i lëshon fondet me pikatore, zyrtarët nuk kanë ndalur planin e projekteve. Për Presidentin Bujar Nishani do të shpenzohen 50 milionë lekë për rikonstruksionin e vilës, po aq u hodhën edhe për vilën e pushimit të qeverisë në Vlorë. Ministria e Financave, pas zyrave të reja me mobilie moderne, me vlerë mbi 12 milionë lekë, tashmë po shpenzon edhe 34 milionë lekë të tjera për sallën e konferencave. Fronte pune janë hapur edhe në Ministrinë e Jashtme, me vlerë 14 milionë lekë.”
Nuk janë dëgjuar zëra zyrtarë për të përgënjeshtruar këtë denoncim.
E.G.
Comments
Nuk janë dëgjuar zëra zyrtarë
<p>Nuk janë dëgjuar zëra zyrtarë për të përgënjeshtruar këtë denoncim.</p><p>kjo duhej shkruajtur: " Nuk jane degjuar zera zyrtare per te pergenjeshtruar keto mashtrime te topkanalit qe jane bere aq te shpeshta dhe te shumta,sa nuk ja vlen te merresh fare.</p><p>cfare sheh ne enderr edi ne darke,e nxjerr topkanali lajm .</p>
Ose Fiksi genjeshtar i
<p>Ose Fiksi genjeshtar i Cakallit.</p>
Add new comment