Ardian Vehbiu: Siti i Kryeministrisë, një moçal padijeje

I ngacmuar nga një shkrim i shqiptares.com, ku raportohet mbi pasaktësi, madje dokrra, në websitin e Këshillit të Ministrave, Ardian Vehbiu futet në këtë sit dhe bën verifikimin e materialit. Këtë e thotë në një shkrim të tijin të publikuar si zakonisht në blogun Peizazhe të Fjalës, dhe po aty i merr një e nga një pasaktësitë, dhe teksa i përgënjeshtron, nuk harron as të denoncojë padijen e atyre që e kanë shkruar atë informacion mbi gjuhën shqipe (fjala është tamam për një info të tillë).
Ja disa pohime të sitit të denoncuara e të saktësuara nga Vehbiu:
Kryeministria: Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë të erës sonë.
Vehbiu: Ptolemeu nuk ka folur gjëkundi as për shqiptarë, as për gjuhën shqipe. Sikurse dihet (sikurse e di edhe bufi), shqiptarët përmenden për herë të parë në shek. XI, ndërsa gjuha shqipe edhe më vonë (në fund të shekullit XIII).
Kryeministria: Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës bashkëkohore shqipe i përket vitit 1462.
Vehbiu: Ky dokument (Formula e Pagëzimit, së cilës ia kanë kontestuar tani vonë autenticitetin me argumente gjuhësore) është dokumenti i parë i shkruar i shqipes – jo thjesht bashkëkohore, por mbarëkohore.
Kryeministria: Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit, më 1908.
Vehbiu: Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete: atë të Stambollit dhe atë të Bashkimit.
Ka dhe të tjera gjëra, por të tëra mund t’i gjeni, përveçse në sitin vetë, edhe në shkrimin e plotë të Vehbiut në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/28/mocalet-e-padijes/
E.G.
Comments
Nuk eshte padije,por djallezi

Nuk eshte padije,por djallezi shkaterrimtare.Nje filozof i madh Italian ka pat thene."Nese deshiron te shkaterrosh nje Komb,filloje nga gjuha,pastaj nga Historia dhe shkaterrimi i tij eshte i garantuar"

Labi Vlore, ne fakt ke te

Labi Vlore,

ne fakt ke te drejte, por une do te thoja se shkaterrimi i gjuhes dhe kultures shqiptare ka filluar shume me pare dhe me sa shihet keto jane rezultatet. Apo kujton se ajo shqipe e atrofizuar e diktatures do te mbijetonte gjate.

Nuk e di kush eshte ky

Nuk e di kush eshte ky Ardian Vehbiu por keto argumentat qe paskeni permbledhur ketu jane per te vene kujen per ate qe ben filozofin duke argumentuar dhe per ju qe i beni jehone budallalleqeve te tij.

Vehbiu: Ky dokument (Formula e Pagëzimit, së cilës ia kanë kontestuar tani vonë autenticitetin me argumente gjuhësore) është dokumenti i parë i shkruar i shqipes – jo thjesht bashkëkohore, por mbarëkohore.

Kete termin mbarekohore nuk e di ne cilin fjalor te shqipes zoti vehbiu e ka gjetur.

Vehbiu: Kongresi i Manastirit miratoi dy alfabete: atë të Stambollit dhe atë të Bashkimit.

Ne site-in e kryeministrise nuk thuhet qe kongresi i manastirit miratoi vetem alfabetin e Bashkimit, thote qe alfabeti i sotem (alfabeti i Bashkimit) eshte miratuar nga kongresi i Manastirit dhe kjo eshte plotesisht i vertete. Sikurse ky kongres miratoi dhe alfabetin e stambollit per te mos ndare pjesemarresit e kongresit me njeri tjetrin dhe meqe shqiptaret e jugut e kishin me shume qejf alfabetin e stambollit.

Add new comment