Arkiv-Lajme

Ka europianë të rinj që mësojnë… gjuhën shqipe! Dhe ja çfarë mendojnë për të

Postuar në 01 Shtator, 2012 06:32

Është duke u zhvilluar këto ditë një seminar për albanologjinë. Quhet "Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare"  dhe mbahet prej 31 vitesh. Këtë vit po zhvillohet në Prishtinë. Radio Europa e Lirë në rubrikën e saj të përjavshme VOX ka intervistuar disa të rinj europianë që janë duke mësuar gjuhën shqipe. Thuajse të gjithë të intervistuarit, pasi japin arsye të ndryshme pse u duhet shqipja, bashkohen në një pikë. Ajo është shumë e vështirë. Ja disa pjesë nga intervistat e tyre:

10-100 mijë euro..."Ata na thonë se ua kanë dhuruar, por dhuruesit nuk na thonë nga dolën këto dhurata"

Postuar në 01 Shtator, 2012 05:00

Kryeinspektori i Kontrollit të Pasurive në Shqipëri, Adriatik Llalla, i cili e ka rritur kohët e fundit prezencën publike, i ka dhënë një intervistë Zërit të Amerikës ku flet mes të tjerash edhe për dhuratat që marin zyrtarët shqiptarë. Pyetjes së gazetarit: - "Cilat janë dhuratat më paradoksale dhe më të mëdha që u janë bërë zyrtarëve shqiptarë dhe ku bazohen" - kreu i ILDKP-së, i cili sapo ka marë në dorëzim 4700 deklarata të firmosura (nga krerët e shtetit deri te drejtori i fundit që ligji e detyron të dëshmojë pasurinë) – i përgjigjet:

Zheji apelon për opozitën që na duhet

Postuar në 01 Shtator, 2012 03:47

Në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, Artur Zheji bën një karakterizim fjalëpak, por idilik, për secilin prej eksponentëve të PS-së që janë shquar rëndom në debatin publik:

SMS Nishani-Ruçi...? Presidenca përgënjeshtron

Postuar në 01 Shtator, 2012 03:09

UPDATE - Në delegacionin që shoqëron Presidentin Bujar Nishani në Kosovë nuk ka asnjë anëtar të opozitës. Dje disa nga të përditshmet e kishin vënë në dukje këtë mungesë.

Një Kongres Botëror Gazetash nën patronazhin e....

Postuar në 31 Gusht, 2012 17:37

Pas marrjes së detyrës ka deklaruar vazhdimisht se ai e “çmon dhe e mbron mbi gjithçka lirinë e medias” (mos ju duken të njohura fjali si kjo?) Por pikërisht këtë ëngjëll mbrojtës, në vitin 2010 sindikata e mediave e vendit të tij e shpalli si "armikun numër një të shtypit". Në arsyetim thuhej mes të tjerash se “truprojat e tij janë angazhuar drejtpërdrejt në pengimin dhe kërcënimin e gazetarëve e veç kësaj në televizionin publik nuk lejohet transmetimi i raporteve kritike për të".

Mitt Romney mbajti mbrëmë fjalimin më të rëndësishëm të jetës së tij

Postuar në 31 Gusht, 2012 14:52

Katër mijë fjalë kish fjalimi i Mitt Romney-t në pallatin e sportit përpara 20 mijë mbështetësve. Ish fjalimi më i rëndësishëm i karrierës së tij. Zgjati pak më pak se një orë. Dhe gjatë këtij intervali – kështu thuhej në websitin amerikan huffpost.com – kombi, dmth militantët, shtypi, mbështetësit, votuesit, et, panë, dëgjuan e dhanë konsiderata.

Një taksë e re në Bashkinë e Tiranës

Postuar në 31 Gusht, 2012 11:54

Para disa ditësh, Bashkia e Tiranës njoftoi se do të krijojë një zonë në periferi, ku do të grumbullohen të gjitha sallat e lojrave të fatit dhe të basteve sportive. Arsyeja? Që të pakësohet kriminaliteti dhe problemet sociale që lidhen me këto biznese.

Clint Eastwood elektrizon Konventën, por …. kaq

Postuar në 31 Gusht, 2012 11:20

Mysafiri i papritur (kish dalë njoftimi se do të mbërrinte një ‘mystery speaker’) mbrëmë në Konventën Republikane ishte aktori dhe regjizori i njohur Clint Eastwood, 82 vjeç. Nuk ish vetëm prania e tij suprizë; ish dhe ‘interpretimi’ që bëri në skenën e Konventës. Për 15 minuta foli me një ndenjëse bosh, në të cilën Eastwood do donte të ish ulur Obama.

Imer Mushkolaj denoncon fushatën denigruese kundër tij për shkak të një shkrimi

Postuar në 31 Gusht, 2012 09:05

Një shkrim, për të cilin kemi publikuar një shënim informues në respublica.al (ndiqni linkun: http://respublica.al/artikuj/2012/08/24/imer-mushkolaj-te-vihesh-kunder-radikaleve-islamike-eshte-shenje-patriotizmi), i është bërë hall autorit Imer Mushkolaj, pasi kundër tij është ndërmarrë një si ‘auto da fe’ kibernetike.

Maxhoranca bie dakord të shqyrtojë propozimet e PS-së, dhe shtypi bëhet optimist

Postuar në 31 Gusht, 2012 07:16

Ka pasur raportime optimiste këto orë pas një deklarate ‘anti-referendare’ të Topallit se “rëndësi kapitale ka patur dhe ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij”, dhe pas vendimit për ta filluar sezonin parlamentar me shqyrtimin e kërkesave të socialistëve për ndërhyrje të shumëfishtë në kushtetutë.

Balkanweb.com thotë se “konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë përtej kufizimit të imunitetit, që – këtu zë fill optimizmi – i hap rrugën ndryshimeve Kushtetuese”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme