Arkiv-Lajme
Isuf Kalo flet me superlativa për E. Hoxhën si person e si pacient: Si politikan ta vlerësojnë të tjerët
Isuf Kalo, i njohur si mjeku personal i Enver Hoxhës, nuk ka dhënë shenja se e vuan këtë lloj ‘pasaporte’ të tijën. Përkundrazi, s’e ka fare për gjë të flasë për atë përvojë shërbimi pranë diktatorit. Madje, të flasë pa asnjë lloj kompleksi, duke shprehur dhe mirënjohje. Por pa u futur në konsiderata politike. “Figura e Enver Hoxhës ose Enver Hoxha si personazh kombëtar, nuk ka qenë dhe as është objektivi im. Për të duhen dëgjuar historianët, politologët, ideologët dhe sociologët.
Skandal: Ministria e Jashtme bën Memo elektorale??!!
Shqipi ka dy ditë që po publikon prova e dokumenta që provojnë faktin, se Berisha ka marrë shërbimet e kompanisë amerikane të lobimit “Podesta Group”, në këmbim të parave, kuptohet, sa herë që i është dashur të fshehë, apo t’i përligjë, bëmat e veta në Tiranë. Fjala vjen, bëma e 8 majit me rinumërimin e votave. Por në këtë mes nuk është përfshirë vetëm firma e Washington-it ‘Podesta Group’ (kjo firmë është afër demokratëve në SHBA).
Nudot në fushatë... Fotot e nënës së Obamës dhe një rrëfim i Ramës në "Kurban" për zgjedhjet e 2006-s
"I dashur Obama, ja një foto e mamasë tënde…". Me një account Twitter të lidhur me grupin hacker "Anonymous" janë shpërndarë këtë ditë dy foto nudo dhe një foto familjare e Ann Dunham, nënës së e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Këto foto që gjenden në forumin 4Chan Anonymous, janë të viteve '50. Slogani i këtij grupi "Ne nuk harrojmë" duket në këtë rast më i realizuar se kurrë.
KE lë të kuptohet që statusi mund të jepet dhe bën thirrje për "sprint final" (është vrapuar deri tani?)
Zv.drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino citohet të ketë folur sot për një "sprint final" dyjavor drejt një një marrëveshje në Shqipëri për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe funksionarëve të tjerë publikë. "Një sprint final për një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për heqjen e imunitetit para publikimit të raportit mbi zgjerimin" - tha Sannino sipas agjencisë Ansa dhe la të kuptohet se publikimi i këtij raporti (në tetor) mund t’i japë Shqipërisë mundësinë për marrjen e statusit kandidat.
Nga njohuritë satelitore, te ngacmimet seksuale… T'u duhen vallë edhe gazetarëve shqiptarë këto këshilla?
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ - Committee to Protect Journalists) është një organizatë e pavarur që mbron lirinë e shtypit në gjithë botën. Në faqen e vet online (cpj.org) ky Komitet ka botuar se fundmi një tip manuali, një set këshillash për gazetarët, të cilët sipas CPJ-së ka ardhur koha që "ta marrin vetë përgjegjësinë për sigurinë e tyre". Ka dy rrethana ku bazohet CPJ për të nxjerrë përfundimin që "gazetarët po punojnë në kushte gjithnjë e më të rrezikshme ku siguria është bërë një shqetësim serioz".
Cila është pjesa më "realiste dhe më e vëmendshme" e shqiptarëve? Baze ka një përgjigje interesante: Kriminelët!
Mero Baze në editorialin e mbrëmjes në TemA-n e tij online ka botuar një statistikë të krimit në vitin 1997 dhe i rezulton se mesatarja është e njëjtë me atë të këtyre ditëve. Shkruan Baze: "…Nëse shfletoni gazetat e vitit 1997 për muajt maj – shtator, kur dhe vrasjet u rritën së tepërmi, do të shihni se çdo fundjavë gazetat bënin bilancin e të vrarëve, që në maksimum ka shkuar një herë 12 vetë në javë.
I heton SHISH edhe familjarët e kryeministrave? Po, - thotë ish-kreu Myftari dhe përmend Xhoana Nanon
Një nga versionet e përmendura këto ditë në media lidhur me fiksimin e Berishës për të marë me çdo kusht nën kontroll edhe Shërbimin Informativ, është ajo e egzistencës së të dhënave kompromentuese për anëtarë të familjes së tij, më konkretisht fëmijëve. Nëse ky version qëndron, qoftë edhe pjesërisht, pyetja e parë që të vjen në mend është: A hetohen nga Shërbimi sekret edhe familjarët e kryeministrave?
“Kursim, kursim, kudo kursim!”
Kur regjimi komunist po merrte të tatëpjetën në Shqipëri, nëpër vende publike filloi të dukej gjithnjë e më tepër parrulla “Kursim, kursim, kudo kursim!” Regjimi aktual nuk ka arritur deri atje sa t’i bëjë publicitet domosdoshmërisë për kursime, por gazeta Shqip njoftonte sot se ka shtënë në dorë një projekt-vendim të hartuar në 28 gusht nga departamenti i buxhetit në Ministrinë e Financave, sipas të cilit, më 7 shtator do të ndërpriten/kufizohen tenderët e rinj, shpërblimet e dietat dhe telefonat.
Në rast se LSI do dalë në një koalicion me PD-në në zgjedhjet e 2013-ës... (një parashikim sipas MAPO-s)
Në rast se LSI do dalë në një koalicion me PD-në në zgjedhjet e 2013-ës? E përditshmja MAPO në numrin e sotëm ka bërë një llogaritje bazuar në të dhënat e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ato të 2009-ës. Nuk ka marrë parasysh elementë apo faktorë të tjerë siç mund të jetë konsumimi që sjell qëndrimi 8 vjet në pushtet i PD+LSI, apo ndonjë ngjarje e rëndësishme këto muajt e mbetur deri në zgjedhje.Po kështu, për lehtësi llogaritjeje PDIU, PR e PBDNJ janë përllogaritur me mandatet që kishin në 2009 dhe në koalicionet përkatëse.
Një "listë shqiptare" që duhet provuar sipas një gazetari britanik... Dhe nënës së tij
Edward Reeve i së përditshmes "The Telegraph" ka qenë një javë në Shqipëri i shoqëruar në një udhëtim turistik nga nëna e tij. (ajo rikthehej në Shqipëri pas 26 vitesh – kishte qenë dy herë në '86-'87 madje rrëfen në artikull edhe një histori arrestimi).
Reportazhi i Reeve përshkohet nga nota befasie; ai përsërit shpesh që Shqipëria nuk është ajo që priste të shihte, as ai, as nëna e tij. "Jam ulur në një lokal në Tiranë dhe.. çudi: nuk shoh asnjë gangster të më vijë përballë" – shkruan ai që në fjalinë e parë të artikullit.